Ç’po ndodhë me traditat tona?

Opinione

Ç’po ndodhë me traditat tona?

Nga: Ismail Muçiqi Më: 10 nëntor 2019 Në ora: 19:34
Ismail Muçiqi

Fenomenet që po ndodhin në traditën e popullit Shqipëtar janë të shumta dhe mjaft shqetësuese. Gjeneratat të tëra para nesh i kultivun dhe i ruajtën me fanatizëm vyrtytet dhe zakonet e paraardhsëve tan një prej vlerave kulminante e kulturës dhe traditës ishte pa dyshim oda e pritjës e cila gjithëmon ishte e hapur për mikun, shokun musafirin kalimëtarin e rastit dhe për gjith njerëzit që ja mësyn të trokisnin në ndonjë familje Shqipëtare. Populli jonë gjithmon i kultivoj dhe i ruajti zakonet e të parëve e këto ishin besa humanizmi dhe mikëpritja. Këto vlera tradicionale u përcollën shekuj me radh nga gjeneratat e ndryshme. Shpeshëhere njeriun e rëndomt e kaplojn emocionet dhe nostalgjioja për të kaluarën jo shumë të largët kur odat e burrave pritnin musafir dhe gjithnji ishin me der të hapur për njerzit të cilët tuboheshin për të kuvendue për të gjitha problemet dhe hallet që i sillte jeta.Këto që i thamë më lart tani në shoqorin tonë më nuk po ndodhin neper fshaterat dhe vendbanimet odat e burrave po thuajse nuk ekzistojn, janë të rralla apo shum simbolike, funksionimi i ndonjë ode oxhaku i të cilës tymon si dikur më parë.

Fenomen tjetër që po ndodh në shoqorinë ton dhe i cili është edhe më brengosos vitëve të fundit është shëndrrue në modë vendosja e shatorrve nga materiali i plastikës me rastin e pritjes së ngushëllimeve nga vdekja e ndonjë antari të familjes. Kjo e tregon mos seriozitetit dhe pëkushtimin e duhur ndaj personave që kalojn në amshim. Nëse bëjm krahasime me gjendjen ekonomike dhe standartin e qytetarve sot gjendja ekonomike në gjdo familje Kosovare kan ndryshue në aspektin pozitiv. Fshatrat dhe qytetet kan marrë pamje të re me ndërtesa bashkohore, me infrasktur moderrne dhe me të gjitha të mirat tjera që i përngjajn standarteve Evropiane, por kundër këtyre preokupimi i gjeneratave të reja për tu përkushtue sa duhet ndaj të vjetërve , ndaj prindërve po zbehet gjithnjë e më shum. Këto sjellje dhe veprime të cilat jan të lidhura me interesin materialo ekonomik po i rrenojn vlerat e traditës e të parve tanë.

Në fund duhet theksuar, se këto fenomene po trokasin ne deren e qdo familje shqiptare në Kosovë, dhe gjithnjë e më shumë po ja ngushtojnë hapsirën burrave-kryefamiljarëve që ta ruajnë dhe ta kthejnë traditën shekullore e cila ishte arma më e madhe përmes të cilës u edukuan dhe u kalitën breza e breza të cilët i dolën zot popullit sa here që kërkoj historia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat