Shfuqizimi i Rezolutës 1244 dhe deklarimi i referendumit

Opinione

Shfuqizimi i Rezolutës 1244 dhe deklarimi i referendumit

Nga: Shpend Salihu Më: 11 nëntor 2019 Në ora: 13:57
Shpend Salihu

Pasiqë Evropa e pabesë po vazhdon me avazin e vjetër duke bërë kompromise me shkije gjersa Kosovarëve nuk po ua liberalizon vizat e Kosovën e Shqipërin nuk po e trajton me prioritet të aderimit në BE, është obligim primar i Qeverisë së ardhshme të Kosovës të kërkojë urgjentish nga parlamenti i Kosovës një peticion drejtuar KS të OKB të cilit do i bashkangjitej vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të se Drejtës i cili e njofti si akt legjitim dhe të drejtë deklaratën e shpalljes së Pavarësis së Kosovës, që të kërkohet abrogimi i kësaj rezolute dhe njohja e realitetit të ri juridik e politik nga KS. Pas këtij veprimi hapi i rradhës do ishte heqja e vendeve të rezervuara në parlament e marrëveshjes së badinderit si dhe ndryshimi i preambulës Kushtetuese ku theksohet modeli qytetar i Kosovës e të ndryshohet me modelim etnik siç e kanë shumë shtete në Europë dhe tërheqja e simetrisë me qeverinë e Serbisë se aq sa do kenë Shqipëtarët të drejta në Kosovën Lindore të kenë shkijet në Kosovë, e kjo nuk mund të anashkalohet nga komuniteti ndërkombëtar, sepse është anakronizëm tipik avancimi i të drejtave të shkijeve në Kosovë dhe majorizimi dhe persekutimi i Shqipëtarëve në Kosovën Lindore.

Pas këtyre veprimeve para se të shkohet në kërkimin e plotësimit të shumë kritereve nga Serbia përfshirë kthimin e të zhdukurve, lirimin e të burgosurve politik, ndarjen e pasurisë së përbashkët si dhe kthimin e fondit penzional, duhet të lobohet dhe bëhet marketing institucional për ngritjen e vetëdijes kolektive në Kosovë, dhe Shqipëri që së pari me plebishit përmes një procesi të rregullt parlamentar të nxjerret një Rezolutë për bashkimin Shqipëri-Kosovë dhe Kosovë Lindore e më pas të hedhet në referendum në këto troje, dhe nëse kalon të zgjedhet forma dhe modeli i qeverisjes. Është mëse evidente se Europa dhe pjesa më e madhe e komunitetit ndërkombëtar po investon me të madhe në serbi, gjersa Shqipëria dhe Kosova kanë mungesë të kredive, huave dhe granteve ndërkombëtare si dhe investimeve financiare ndërkombëtare, andaj bashkimi kombëtar duke llogaritur resurset në Shqipëri, dhe Kosovë me intervenim financiar Amerikan dhe Anglezë si dhe me pajisje ushtarake nga këto dy fuqi globale do rimëkëmbte ekonomin dhe do përshpejtonte mirëqenien e qytetarëve.

Klasa jonë politike në Shqipëri dhe Kosovë duhet të bindet se Europa po aplikon standarde të dyfishta për shkak se po don të futet në Serbi dhe interesi strategjik i saj është largimi i ndikimit Rus në Serbi, kështuqë janë në gjendje të bëjn kompromise të dhimbshme me Serbi e mes tjerash në mënyr tërthorazi po dojn ta ndajnë Mitrovicën, pamvarësisht se ne do të dëmtoheshim si shtet dhe komb, andaj duhet të veprohet në mënyr urgjente me hapat e lartëcekur që të vie deri tek Shqipëria Etnike e cila më pas do evoluonte në Shqipërin natyrore e cila ishte aspiratë e të parëve tonë dhe Shqipëtarët do ishin faktorët më të fuqishëm në Ballkan me ndikim të madh në politika regjionale. Duhet urgjentisht qeveritë në Shqipëri dhe Kosovë të veprojnë në këtë drejtim e mos të lejojm kaos institucional dhe mjerim social në trojet tona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat