Jo turr e vrap në Serbi, po në Bruksel, o “Hosana, Baraba…”!

Opinione

Jo turr e vrap në Serbi, po në Bruksel, o “Hosana, Baraba…”!

Nga: Prof. Dr. Mehdi Hyseni Më: 11 nëntor 2019 Në ora: 15:45
Prof. Dr. Mehdi Hyseni

-Në takimin e dytë, pas Novi-Sadit,  “trojka historike”  e aleancës sllave, e ashtuquajtur “Shengeni ballkanik”: Rama-Vuçiq-Zaev, u takuan në Ohrin e Maqedonisë Veriore, më 9 nëntor 2019, ku biseduan për çështjen e qarkullimit të mallrave dhe të lëvizjes së lirë të njerëzëve… etj. Ky është mashtrimi më i madh i shqiptarëve dhe i Shqipërisë Etnike, se gjoja përmes bashkëpunimit ekonomik e tregtar serbo-sllav-rama, do të zgjidhej problem kolonial i shqiptarëve në Ballkan (1878-2019).

Pra,  ai takim, përkatësisht ai “shengen ballkanik” nuk do të sjellë asgjë të mirë dhe të dobishme për shqiptarët, sepse si shqiptarët në Serbi (Presheva, Bujanoci dhe Medvegja), ashtu edhe shqiptarët në Maqedoninë Veriore,  nuk do të kenë asnjë leverdi politike, kur është fjala për ndryshimin e statusit të tyre kolonial në këto dy shtete sllave të Ballkanit, përpos allishverisheve mafioze, ekonomike, tregtare dhe  kontrabandiste. Në këtë kuptim, trojka rama-vuçiq-zaev me “ shengenin” e tyre tripalësh, do të krijojnë kushte, mundësi dhe lehtësi më të mëdha ligjore, që kontrabanduesit e drogës dhe të mallrave të ndryshme, do të lëvizin më lirshëm dhe papengesa  të trekëndshin Beograd-Shkup-Tiranë. Ky është “kuptimi” ekonomik dhe politik i “Shengenit ballkanik” serbo-sllav-shqiptar (Serbia, Maqedonia Veriore dhe Shqipëria)

Dy tradhti brenda 20 vitesh

Sa më sipër, kryeministri aktual i Shqipërisë, Edi Rama dhe të gjithë liderët politikë si ai, duhet ta mbajnë parasysh faktin se, Kosova kurrë nuk do të bëhet pjesë e asnjë “shengeni ballaknik” sllav-alla-rama-vuçiq-zaev-dodik etj., por vetëm pjesë e NATO-s  e BE-së, e  Evropës Perëndimore dhe e Amerikës.

Pra, Kosova nuk duhet të aderojë në asnjë “minishengen ballkanik” Vuçiq-Rama-Zaev me parashenjë ekonomiko-tregtare ruso-sllave,  por vetëm në Bashkimin Evropian, në NATO dhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky është shpëtimi i shqiptarëve dhe i territoreve të Shqipërisë Etnike në Ballkan.

Nuk ka asnjë dilemë se me futjen në aleancën serbo-sllavo-maqedonase të ashtuquajtur “Minishengen ballkanik”, qeveria shqiptare për herën e dytë brenda 20-vjeçarit të fundit (1999-2019) e tradhtoi Kosovën para botës, ashtu sikurse më 1989-1999, kur 2 milionë e gjysmë shqiptarë i pati lënë në zjarrin dhe në flakën e terrorizmit dhe të gjenocidit të Serbisë së Slobodan Milosheviqit, ku si rrjedhim  mbi 13 mijë e 500  qind shqiptarë të të gjitha moshave  gjetën vdekjen; 1 milion qe shpërngulur dhe, Kosova u bë shkrum e hi, duke u shndërruar në varreza masive. Këtë tragjedi kombëtare shqiptare, tanimë e ka të njohur e gjithë bota, por jo edhe  kryeministri Edi Rama, i cili injoroi Kosovën shqiptare ( me hyrjen në “anshlusin” serbo-maqedon) për realizimin e qëllimeve dhe të ambicieve negative politike të tij, gjoja se ka zgjedhur bashkëpartnerët e njëmendtë për “zgjidhjen’ e problemeve ekonomike dhe politike të Ballkanit. Kjo është skelroza politike e tij, që me çdo kusht ta bëjë mike Serbinë agresore dhe gjenocidale,  me qëllim që ta izolojë Kosovën si faktor politik në  zgjidhjen e çështjes së përgjithshme shqiptare në Ballkan.

Mirëpo, jo Edi Rama, por asnjë lider politik shqiptar në Ballkan, nuk e ka atë fuqi e as atë aftësi politike, që do të mund t’i bindte liderët politikë serbomëdhnej të Beogradit dhe kryeklerin e  Kishës retrograde serbe, që të bëjë paqe me shqiptarët (tregti e biznes, kontrabandë po, kjo ka ndodhur qe më se 30 vjet), duke e njohur shtetin e ri të Kosovës, si dhe të drejtën e vetëvendosjes së shqiptarëve në Preshevë, në Bujanoc dhe në Medvegjë, të cilët kanë statusin kolonial nën Serbinë e Madhe (1878-2019).

Serbia kurrë nuk ka qenë pajtuesi e as paqësori i Ballkanit !

Prandaj,  “ O, stërnip i kainit, tebdil si bari…”, duhet të kuptosh njëherë e përgjithmonë se, nuk është Serbia ajo që zgjidh problemet  dhe konflitktet ndërfqinjësore të Ballkanit. Përkundrazi, historia e derisotme e Ballkanit ka provuar se Serbia ishte ajo që me shekuj ka shkaktuar konflitketet, luftërat dhe gjenocidet ndaj popujve dhe vendeve  fqinjë siç janë Hungaria, Kroacia, Bosnja e Hercegovina dhe Shqipëria Etnike (1844-1999).

Pra, Serbia e Madhe pushtuese dhe copëtuese e Ballkanit, është kryepiromani, që historikisht ia ka vënë flakën dhe e ka bërë shkrum e hi Ballkanin, sidomos shqiptarët dhe Shqipërinë Etnike, vetëm për t’i shfarosur shqiptarët dhe për t’ua pushtuar tokat e tyre stërgjyshore.-Ja, shiko gjendjen dhe statusin momental social, gjeopolitik, ekonomik, juridik, kushtetues , politik, kolonial dhe ekzistencial të shqiptarëve në Preshevë, në Bujanoc dhe në Medvegjë !- Ai është “Shengeni ballkanik” sero-sllav  i tandemit Vuçiq-Rama-Zaev !

-Edi Rama në takimin e Ohrit, më 9 nëntor, deklaroi se  kufiri i hapur Shqipëri-Kosovë, nuk do mbyllet më kurrë. –Këtu i japim të drejtë se, kosovarët me asnjë çmim nuk do të lejojnë më  të mbyllet kufiri-SHQIPËRI-SHQIPËRI, edhe pse politika dhe diplomacia e verbër e kryeministrit Edi Rama përditë po bëjnë gafa të rënda kundër Kosovës, duke i punuar pas shpine, sikundër që është lidhja e Marrëveshjes së “Shengenit”, të nënshkruar nga treshja  Vuçiq-Rama-Zaev, si dhe përpjekjet e kryeministrit Edi Rama, që me Vuçiqin dhe me Hashimin, ta copëtojnë territorin e Kosovës,ashtu siç po kërkon  Serbia kinse për “shkëmbimin” apo “korigjimin” e kufijve të Kosovës, në emër të normalizimit të marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit.

“Shengeni ballkanik”-Vuçiq-Rama-Zaev izolon shqiptarët nga BE-ja!

Pa asnjë dilemë se ai farë “Shengeni   ballkanik”  (Vuçiq-Rama-Zaev),që tani ka  arritur vetëm efekt pozitiv politik- lehtësimin, përkatësisht heqjen e barrës së BE-së, që pas Kroacisë, me sukses ta mbyllë  rrethin e parë koncentrik të zgjerimit të saj me anëtarë të rinjë të Ballkanit (Serbia, Shqipëria, Maqedonia, Veriore dhe Bosnja e Hercegovina). Ky do të jetë efekti negativ politik, ekonomik dhe  diplomatit i “paktit” Vuçiq-Rama-Zaev, që praktikisht do të thotë VETIZOLIM   NË MËNYRË TË VULLNETSHME NGA BE-ja!

Ky është vetizolimi i Shqipërisë dhe i shqiptarëve nga Evropa Perëndimore!- Në vend të BE-së, do “erifi”  “Shengen" me Serbi, pa Kosovën ! Gabim fatal dhe i pakorrigjueshëm, sepse ky farë “pazari pa hanxhiun”, fort u përgjigjet interesave neokolonialiste, gjeopolitike, gjeostrategjike dhe hegjemoniste të Serbisë, që  së bashku me Rusinë dhe me ato vende të tjera të OKB-së, që nuk e kanë njohur Kosovën e pavarur, ta izolojnë sa më shumë si në planin rajonal, ashtu edhe në atë evropian dhe ndërkombëtar.

Në vend të  “Shengenit ballkanik”(Serbia, Maqedonia Vweriore dhe Shqipëria), Tirana zyrtare, duhet të përshejtojë procedurën për integrimin sa më të shpejtë në BE, JO të hyjë në pakt me Serbinë, që Kosovën edhe më tej ta mbajnë të izoluar dhe getoizuar pa liberlaizimin e vizave dhe pa njohjen e Kosovës nga Serbia, nga Rusia, nga Kina, nga India dhe nga Kombet e Bashkuara.

-Çudi dhe absurd i madh, pse kryeministri Edi Rama ka hyrë në të ashquajturin “Shengen ballanik” me Vuçiqin dhe me Zaevin, kur Shqipëria qe më se 2 dekada po pret që të aderojë në BE, duke qenë se, që nga viti 2009 është anëtare e NATO-s  dhe partner strategjik me SHBA-të.

Andaj, me arsye shtrohet pyetja, -çfarë kërkon Shqipëria në atëfarë “Shengeni ballkanik” me Serbinë e presidentit Aleksandar Vuçiq dhe të kryeminisrit të qeverisë sllavomaqedone, Zoran Zaev, kur Kosova, Presheva, Bujanoci dhe Medvegje ende janë “pengjë” të Serbisë kolonialiste? – Nuk është kjo tradhti-thikë në shpinë Kosovës, ashtu sikurse më 1999, kur mungoi ndihma dhe ndërhyrja ushtarake shtetërore e Shqipërisë, që ta merrte në mbrojtje Kosovën e Shqipërisë Etnike?

-Pikësëpari, këtë, duhet ta ketë qartë politika e jashtme dhe diplomacia e Qeverisë së Edi Ramës se, nëse Shqipëria futet në Shengenin ballkanik Vuçiq-Rama, atëherë ky farë lloj anshlusi, do të jetë një rreth i ri koncentrik i BE-s, që këto vende (Srbia, Shqipëria dhe Maqedonia Veriore) , do t’i lërë jashtë rrethit të parë koncentrik si anëtarë me të drejta dhe detyrime të plota integruese siç janë tanimë 28 shtete të tjera të Bashkimit Evropian.

-Jo, së pari, Shengen ekonomiko-tregtar  rajonal (Serbia+Shqipëria+Maqedonia Veriore), por SHENGEN POLITIK DHE DIPLOMATIK PAQËSOR në frymën e detantit, të mirëbesimit dhe të fqinjësisë së mirë, ku të gjitha shtetet kolonizuese fqinje të Ballkanit sine qua non , duhet që shqiptarëve të copëtuar, të aneksuar dhe të kolonizuar t’ua njohin të drejtën e vetëvendosjes mbi territoret e tyre indigjine të Shqipërisë Etnike. Pastaj, vendosja e marrëdhënieve ekonomike dhe e lehtësimeve të tjera reciproke  përmes  traktateve dhe aleancave të ndryshme ballkanike për qarkullimin e kapitalit, të mallrave dhe të lëvizjes së njerëzëve sipas axhendave dhe standardeve integruese të BE-së.

Prandaj, pavarësisht nga miopia  dhe nga utopia politike e kryeministrit Edi Rama (në mungesë të mosnjohjes së historisë së marrëdhënive serbo-shqiptare, gjatë shekujve të kaluar  XIX dhe XX), as  shqiptarët, as Kosova e as Shqipëria nuk kanë  pse të vetëmashtrohen për t’u futur në të ashtuquajturin “Shengen ballkanik”-Vuçiq-Rama-Zaev, por, duhet të synojnë dhe të bëjnë përpjkeje maksimale, që drejtpërsëdrejti të integrohen në Bashkimin Evropian (BE). Ndryshe, do të ngelinë në “mëshirën” e marrëveshejeve, të pakteve dhe të aleancave të dikurshme serbo-sllave të Ballkanit, ku Serbia dhe Rusia, prapë, do ta kenë fjalën dhe rolin kryesor në amalgamën e të ashtuquajturit “Shengen ballkanik” sllav. Kjo do të ishte “fitorja” e aderimit të gjysmë Shqipërisë në “Shengenin ballkanik”-Vuçiq-Rama, i cili, do të dështojë, nëse shqiptarët e hedhin poshtë këtë pakt të turpshëm antikombëtar dhe antishtetëror, sepse ka të bëjë vetëm me realizimin e interesave hegjemoniste, militariste, ekonomike dhe gjeopolitike të Serbisë, që të mos e njohë Republikën e Kosovës, as të drejtën e vetëvendosjes së shqiptarëve të Preshevës, të Bujanocit dhe të Medvegjës. Ky është objektivi parësor i politikës serbomadhe të Beogradit, i cili përmes presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq ia ka arritur që ta bëjë për vete kryeministrin  fatkeq, Edi Rama, me qëllim që ta izolojnë Kosovën, ashtu sikurse në vitet e  90-ta të shekullit XX, kur  kasta politike në pushtet (1990-1999), i tradhtoi mbi 2 milionë e gjysmë shqiptarë, duke i lënë në zjarrin dhe në flakën e terrorit dhe të gjenocdit serb të Slobodan Milosheviqit( i cili vrau dhe i masakroi mbi 13 mijë e 500 qind shqiptarë dhe mbi 1 milion me dhunë  e terror i dëboi nga Kosova në shtete të ndryshme të Evropës, të Amerikës, të Australisë etj.), sepse gjoja për të hyrë në BE, nuk pranoi të AKTIVIZONTE USHTRINË SHQIPTARE gjoja për shkak të mosçekulibrimit të marrëdhënieve politike dhe diplomatike ndërshtetërore me Serbinë (1989-1999).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat