Në Kuvendin e LDK-së Bon-takova Rifat Jasharin - Bota Sot
Në Kuvendin e LDK-së Bon-takova Rifat Jasharin

Opinione

Në Kuvendin e LDK-së Bon-takova Rifat Jasharin

Nga: Sabit Istogu Më: 11 nëntor 2019 Në ora: 19:44
Sabit Istogu

Takimet me shumë veprimtar të atjeshëm,më bënë të kuptoj se dallimet dhe përqarjet e shqiptarve ishin të mdha,dhe nga atëherë kisha friken se ato do të reflektojn keq edhe në Kosovë.

E braktisa pasaportën gjermane,për t’ iu kthyer veprimtarisë sime në Kosovë.

Në tetor të vitit 1995,me rekomandim të gazetës “Rilindja” mora vizën tre mujore gjermane në Beograd,ku për qëllim kisha viziten tek djali im si azilant.Pas pak ditësh qe kisha arritur në gjermani,u futa në azil. Nuk e kisha ndërmend të qëndroja atje,por vetë që kisha dëshirë ta di  se çka është azili. Isha kureshtar që ta lexoja gazetën e atjeshme javore “Zëri i Kosovës”.Mora të paren dhe e shfletova duke e lexuar  gjërë e gjatë. Pasi nuk lash rresht pa e lexuar,pash se diçka nuk ishte në rregull me këtë gazetë.E mora edhe të dytën një javë me pas-pothuaj e njëjta. Unë deri atëherë  e dija se ne ishim në luftë kundër  okupimin serb,kurse në këtë gazetë me shkrimet ne të,ne vend se të i mobilizonte shqiptarët e atjeshëm të jenë unik për shtetin e tyre te okupuar,kishte fyerje e sharje ndër më të ndryshmet për Rugoven,Aganin e disa të tjerë,dhe pak a shumë lavdërohej Qosja,Bukoshi e e ndonjë tjetër. I vura pyetje vetës.Po athua ne jemi në luftë me Serbinë,apo me vetveten,dhe aty kuptova se e ardhmja jonë do të jetë e përqarë e për faqe të zezë. Mora pjese edhe ne një varg demonstratash që organizoheshin atë kohë për Kosovën në Gjermani e kudo në shtetet e Evropes,ku kishte me shumë shqiptar nga Kosova. Me tregonin se ato(demonstratat)  herë i organizon LPÇK,herë LDK-ja,kurse anëtarët e njëra tjetrës as nuk flasin mes vete as nuk marrin pjese bashkarisht  në demonstrata,por si ishte më keq-ndaras.

Pas komunikimit me disa shokë e mërgimtarë të atjeshëm,pak a shumë ishte përhapur lajmi se unë ndodhëm në Gjermani,e këtë e kishte mësuar edhe Hafiz Gagica,kryetar i atëhershëm i LDK-së për Gjermani. E kishte mësuar edhe telefonin e vlluat tim në OBERHAZEN,ku zakonisht unë qëndroja më tepër,dhe një natë me ftoj qe të jam prezent në Kuvendin e LDK-së qe do të mbahej në kryeqytetin e atëhershëm gjerman Bon. Madje me njoftoj edhe për adresën se ku do të mbahet dhe orën e saktë. Në ditën dhe kohen e caktuar,me vllahun tim Hazirin arritëm tek vendi ku duhej të mbahej ky kuvend. Takova shumë mërgimtar,të cilëve aspak nuk u pëlqeu shkuarja ime atje,nga se e kisha lënë bosh gazetën “Rilindja” që atë kohë lexohej shumë ne vendet evropiane të banuara me shqiptar si: në gjermani,Zvicër,Belgjikë e gjetiu. Në hyrje të sallës ku duhej të mbahej kuvendi,ishte vendosur Rifat Jashari(Baca Rifat),i cili mbante regjistrin e anëtarëve të kuvendit. Po sa me pa,u ngrit, dhe para se të më fliste me pyeti;”A edhe ti Sabit-a”.E shprehu këtë si shqetësim të ti për ikje jashtë vendit. Në fillim nuk e njoha,sepse kishte vite qe nuk e kisha parë,e edhe kur e kisha parë në Kosovë ai mbante plis,por u bëra sikur e njoha. Jo,nuk do të qëndroj gjatë. Kamë ardhë me vizë,dhe kthehem shpejtë .Ishalla kthehësh,ma ma ktheu ai,dhe unë nuk e zgjata më tepër. U ula atje ku ma kishin bërë një vend. Në punimet e këtij kuvendi,më kujtohet se nga kryesia  qendrore e LDK-së në Kosovë, atë kohë mori pjesë Edita Tahiri.

Gjithnjë kisha ndërmend se kush mund të ishte ai qe me tha”A edhe ti Sabit-a”,dhe pas një ore me kujtua se ai  Ishte Rifat Jashari. U ngrita,shkova tek ai,u përqafuan,dhe i kërkova falje,se më parë nuk e kisha njohur. Me pyeti për shumë gjera,shkëmbyem llafe e biseda si dhe numrat e telefonit.E sigurova se brenda tre muajsh,para se të më skadoj viza, serish do të kthehem në Kosovë,dhe do ta vazhdoj kontributin dhe aktivitetin tim në gazetën ku punoja.

Në gjermani takova edhe veprimtarin e madh të qeshtjës kombëtare Marjan Tunën,i cili me lutëj të qëndroja e të punonim bashkë për veprimtari atdhetare,se ai do me ndihmoj edhe ta fitoj azilin dhe leje qënrimin në Gjermani. Pas një varg intervistash nga zyrtarët gjerman, me doli e drejta e azilit dhe qëndrimit në gjermani,dhe kishte mbetur qe ta marr  vetëm pasaportën gjermane,por me erdhi edhe afati i kthimit dhe pa hezitim e braktisa këtë dokument, për të u kthyer në Kosovën time.

Në mbrëmje e thirra ne telefon Bacën Rifat,dhe e njoftova se të nesërmen unë po kthehesha për në Kosovë për ta zhvilluar aktivitetin tim. Më u bë sikur u gëzua,dhe me uroj rrugëtim të mbarë.Nga aeroporti i Dizeldorfit,zbrita në Shkup,dhe nga aty hyra në Kosovë.

Pas lufte kuptova se përçarësit e atjeshëm,u kthyen dhe po e përqanin edhe  Kosovën,dhe pasojat e saj vërtet për 20 vjet,na shkaktuan shumë dëme e pasoja të mdha

Uroj që kjo fatkeqësi 20 vjeçare,të jetë e kaluar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat