Mini-Shengeni i Ohrit ia fal Serbisë bregdetin shqiptar - Bota Sot
Mini-Shengeni i Ohrit ia fal Serbisë bregdetin shqiptar

Opinione

Mini-Shengeni i Ohrit ia fal Serbisë bregdetin shqiptar

Nga: Sulejman Mehazi Më: 12 nëntor 2019 Në ora: 00:40
Sulejman Mehazi

Sipas konkluzava të Mini-Shengenit të tre shteteve ballkanike në Ohër, më së shumti do përfitonte Serbia e Vuçiqit, pasi shumica e shteteve fqinje që kanë plazhe e porte detërash, Romania, Bullgaria, Kroacia e Mali i Zi ia kanë kthyer shpinën Serbisë, këtë luks bregdetar Vuçiqit të Serbisë ia mundëson Edi Rama me anë të Mini-Shengenit.

Me këtë dreq Mini-Shengen Serbisë do t'i mundësohej ta sundonte ushtarakisht, komercialisht e turistikisht detin e Shqipërisë të Edi Ramës.

Se di i gjori Ramë se Sërbisë po ia dha detin ia ke dhënë e falë shtetin.

Nëse Ahmet Zogu ia ka shitur Shen Naumin Serbisë, Edi Ramë këmbëgjati do t'ia shesë tërë bregdetin shqiptar Serbisë. Shqipëria e gjorë dal nga dalë do mbetet e etur, pa pikë uji deti.

Në jug, Jonin, do t'ia gllabërojë Greqia, kurse Adriatikun që nga Veriu e gjer në Shqipërinë e Mesme do t'ia kafshojë Serbia e Millosheviqit dhe Vuçiqit. Jo, jo. Për shkak veprimeve shekullore naive e të shëmtuara politike jemi duke e humbur Shqipërinë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat