Për freskim kujtese: Kanë thanë për Kosovën - Bota Sot
Për freskim kujtese: Kanë thanë për Kosovën

Opinione

Për freskim kujtese: Kanë thanë për Kosovën

Nga: Esat Myftari Më: 12 nëntor 2019 Në ora: 15:27
Esat Myftari

Enver Hoxha:”Disa anëtarë partie duan të filozofojnë se mos thotë populli ç’bëtë me Kosovën. Në rast se ndonjë anëtar partije e ka të qartë vijën, e ka të qartë edhe çështjen e Kosovës. Kosova është më e avancuar se ne, interesi ynë është që ajo të jetë e fortë. A është në interesin tonë të kërkojmë Kosovën? Kjo nuk është progresive. Pra në këtë situatë, përkundrazi, duhet të bëjmë ç’është e mundur që kosovarët të vëllazrohen me jugosllavët.”

(Enver Hoxha: Në mbledhjen e KQ të PKSH)

Predrag Ajtiq: “Shqipëria e Veriut ka mbetë reaksionare dhe ta bashkosh Kosovën me Shqipninë e Veriut do të thotë ta mbysish me lehtësi Luftën Nacional Çlirimtare dhe Qeverinë e Enver Hoxhës” (Konferenca e Prizerenit)

Tuk Jakova i thotë Enver Hoxhës: “Shoku Enver, ne e tradhtuam Kosovën”. Enveri i përgjigjet: “Nuk është progresive të flitet tani për Kosovën”. Një udhëhqës tjetër nga jugu: “Shoku Enver, ma spjego domethënjën e asaj fjale që nuk e kuptova kur thatë se “nuk është tani progresive të flitet për Kosovën” dhe Enveri i përgjigjet po ashtu në intimitet: “Po të bashkohet Kosova me Shqipërinë, ne të jugut mbesim minoritet”.

(Gazeta “55”, 04.6.2001)

Enver Hoxha:”Janë ata, komunistat kosovarë, që pas çlirimit iu drejtuan shumë herë Partisë sonë për t’u ankuar kundra PKJ për politikën e padrejtë që ajo bënte në Kosovë e Metohi karshi elementëve komunistë shqiptarë, karshi minoritetit shqiptar të Kosovës...Komiteti Qendror i PKSH-së i ka udhëzuar drejtë këta njerëz të sëmurë që i njihte prej kohe, duke i këshilluar të venë të qahen në Partinë Komuniste Jugosllave ku ata bënin pjesë”

(Luan Dode: “Sundim pa pushtim”, f. 52, Tiranë, 2014)

Haxhi Lleshi: “”T’u bindeni shokëve jugosllavë! Të ulni kokën, të reflektoni e të bashkëpunoni me bindje, pa kushte, që të shlyeni fajin, se ju kosovarët jeni reaksionarë. Keni bashkëpunuar me pushtuesin dhe veglat e tyre”.

Fatos Nano: “Pavarësia e Kosovës është e papajtueshme me raportin ndëretnik në rajonin e Ballkanit. Kosova të bëjë pjesë në një federatë serbe ndëretnike”.

(Fatos Nano: Intervistë, 19.11.1998, dhe në Lisbonë)

Edi Rama: “ Kosova po vetëpërjashtohe e vetizolohet...”

(Ohër, nandor, 2019)

Kristofer Hill: “...Kam punue ne Shqipni dhe ma vonë kur punoja me negociatorin e Kosovës, nji gja e kuptova ma mire se të tjerët se Shqipnia nuk donte të ishte nji vend me Kosovën. E kuptova se ishin dy vende me të ardhmen e vet. Asnjiherë nuk shqetësohesha si të huejt e tjerë mbi krijimin e Shqipnisë së Madhe. (Gaz. “Panorama”, 4 tetor 2016)

Alfred Serreqi: “Unë nuk mund të mos përmend fare faktin se në këtë moment të lumtun nuk asht e bashkueme me ne gjysma e kombit shqiptar, e cila për arsye që të gjithë i dimë si rezultat i trajtimit të ashpër të historisë e gjen veten jashtë kufijve shtetërorë të Shqipnisë dhe pavarësisht nga afërsia shumë e madhe me Evropën moderne asht ende tue vuejt nga trajtimi çnjerëzor prej atyne që janë pushtue nga opcionet e mendimeve mesjetare...”

(Fjalë e mbajtun në KE me rastin e pranimi të Shqipëris, 1995).

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat