“Mini Schengeni” i Ballkanit do e fut Kosovën në një mini të ngushtë

Opinione

“Mini Schengeni” i Ballkanit do e fut Kosovën në një mini të ngushtë

Dedë Preqi Nga Dedë Preqi Më 13 nëntor 2019 Në ora: 07:10
Edi Rama, Aleksandar Vuçiq dhe Zoran Zaev

Projekti «Mini schengen» i Ballkanit, do zbulohet për herë të parë në Gjenevë të Zvicrres, atëherë kur këtë iniciativë e kishte marrë kryetari i Serbisë, Alesandër Vuçiq, së bashku me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe kryeministrin e Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev, përmes të cilëve po krijohet një mjegull edhe këto ditë në vazhdim, një ngjarje që do ti gjasonte Konferencës së atëhershme në Jalë, të vitit 1946, që kishte për çëllim, jo afrimin por copëtimin dhe okupimin e teritoreve shqiptare, duke krijuar një Jugo-sllavizëm në Ballkan.

Sëcili projek që vie nga iniciativat dhe shërbimet e Serbisë, e kanë një domethënje të kundërt, që nuk e ndihmojnë dhe avansojnë Kosovën në integrimet e mundshme, përkundrazi këto skenare kanë ekzistuar si të tilla dhe ekzistojnë akoma si projekte, që gatuhen në kuzhinat e Akademisë së Shkencave të Serbisë, përmes të cilave edhe sot këto ide dhe plane pritet të realizohen.

Kanë të drejtë të gjithë ata që thojnë se, llojet e tilla të «mini schengenëve» dhe të tjera, janë projekte të çëllimshme për të përfituar më shumë Serbia se rajoni, që kanë një çëllim të vetëm për të futur nën ombrellën e vet edhe një herë vendet ballkanike, dhe tani përmes këtij «mini schengeni», do gjejnë mënyrën më të përshtatshme, e cila është një lojë e fantazisë së tyre, për të realizuar një qëllim të caktuar.

Këtij «mini schengenit» për fat të keq do i bashkangjitët edhe Edi Rama, si kryeministër i Shqipërisë, i cili do ia plotësonte ëndërrat e Serbisë dhe Vuçiqit, duke e mbështetur një projekt të tillë, dhe më e keqja, kur arrogandësia e tij, flet pa një marrëveshje paraprake edhe në emër të Kosovës, duke e marrë rrolin e një cicëroni të mangët, të padëgjueshëm dhe të pakrahasueshëm, duke mos ditur se projektet e tilla nuk e ndihmojnë posaqërisht Kosovën, përkundrazi projektet e Serbisë, kanë për qëllim ta dobësojnë dhe izolojnë të ardhmën e saj.

Si do që të jetë kjo iniciativë, me gjithë atë që nuk mundet ti fusë në këtë kurthë edhe vendet tjera, sikur që ishin Sllovenia dhe Kroacia, sepse ato janë të pa prekshme nga ana e saj, por pretendohet që përmes 6 vendeve të Ballkanit, përmes një projekti të tillë të «mini schengenit» në një mënyrë të shpëtohet Serbia dhe të krijohet një «jugosllavi e re» duke marrë rrolin kryesor në Ballkan.

Edhe pse parimet e projekteve të tilla mund të prekin gjëra të rëndësishme, sikur zbutjen e papunësisë në rajon, lëvizjen e tregut të lirë të mallrave, lëvizjen e qytetarëve me karta të identitetit, njohjen e diplomave universitare dhe luftimin e krimit të organizuar, por a duhet të ngremë pyetjen themelore se, për çfarë bëhët fjalë në fakt, kur Serbia nuk e ka ndryshuar çasjen e saj karshi Kosovës, përmes të cilave do të hynte në marrëdhënie të mira me këtë vend dhe vendet tjera, kur asnjë marrëveshje ndërfqinjësore me Kosovën, nuk e ka respektuar dhe realizuar deri më sot, edhe pse vetë Evropa është ndërmjetësuese e tyre, atëherë kush do ti bindet dhe u beson projekteve të tilla.

Dhe takimi i 10 tetorit të këtij viti 2019-të, në Ohër të Maqedonisë, ishte një vazhdim i këtij projekti të « mini schengenit», me ç’rast Kosova nuk muar pjesë, duke ditur, apo duke mos ditur rrolin e saj nga ana e kreut të vendit Hashim Thaçi, se do të ishte një kurthë e përgaditur posaqërisht për Kosovën, të cilën mungesë e kritikon në hamendje Edi Rama, duke i dhënë rëndësi më shumë projektit në fjalë, se realitetit dhe rrethanave historike të popullit dhe shtetit të Kosovës.

Padyshim një projekt i tillë është më shumë se një dinakëri e Vuçiqit dhe Serbisë, posaqërisht për ta futur Kosovën në një mini të ngushtë dhe për t’a «ledhatuar» përmes kësaj metode të «butë», për t’a futur Kosovën nën kopetencat dhe urdhërat e veta, sepse duke pasur dronë e SHBA-ve, dhe NATO-s, që gjenden në krahun e Kosovës, përndryshe do e shfrytëzonte edhe këtë projekt, të cilin në sipërfaqe dhe rrafshin politik nuk do ta mohonte asnjë shoqëri demokratike, por në realitet dhe në rrafshin strategjik, një projekt i tillë do ti kushtonte shumë Kosovës dhe qytetarëve të saj, sepse është e njëjta Serbi, e cila Kosovën akoma nuk e ka heqë nga Kushtetuta e vet.

Prandaj, edhe përfaqësimi i Edi Ramës, në këtë projekt të Serbisë, do të ishte një imazh i keq, mos të thëmi djallëzor dhe sjelljet e tij ishin sikur të një adolosheti politik, i cili nuk i njeh rrethanat dhe të kaluarën e hidhur të popullit të Kosovës, por në mënyrë arrogante flet edhe në emër të Kosovës së përflakur e të përgjakur nga këto projekte të Serbisë, prandaj ky farë lloj i «mini schengen» do të ishte një problem shtesë për qytetarët e këtij vendi, duke ditur se lojrat e tilla të Serbisë, dhe të Vuçiqit, si pasardhës i Millosheviqit, nuk janë projekte që dëshmojnë dhe prodhojnë stabilitet dhe paqë në Ballkan as në rajon.

Sikur iniciativën e tillë do ta merrte një vend tjetër dhe jo Serbia, sepse si projekt dhe formë e bashkëpunimit dhe marrëdhënieve tregëtare ndërballkanike nuk ka pse të mohohet, në kuptimin e asaj që Ballkani do kishte nevojë dhe në të shumtën e rastëve do të ndihmonte vetëvetën në shumë gjëra, jo vetëm me ndihmën e fuqive të mëdha të perëndimit.

Por, duke u nisur nga raportet dhe marrëdhëniet që ka Serbia me Kosovën, dhe duke kuptuar Serbinë si një okupatore e Kosovës dhe rajonit, është e pa mundur ti besohet, sepse e ka humbur besimin në vazhdimsi ndaj popullit shqiptarë, kur ende janë plagët e freskëta dhe të pashëruara të këtij populli, atëherë kush do ti besonte projekteve të saja, vetëm ndoshta Edi Rama, dhe soji i vet.

Një schengen të lëvizjes së lirë të qytetarëve të Kosovës, e stopon sot BE-ja, në mënyrë të pa drejtë, duke e kursyer këtë proces në veqanti ndaj qytetarëve të Kosovës, që ndoshta do ta mbështetëte iniciativën e Serbisë, por çfarë do presin që ti përafronte qytetarët e Kosovës, një «mini schengen « i tillë, kur dihet rroli dhe iniciativat e Serbisë, me një regjim të njëjtë pro-millosheviqian, e cila sikur nuk ndjehët fare fajtore dhe mohon krimet dhe gjenocidin që i shkakëtoj Kosovës dhe rajonit.

Serbia e sotme dhe Vuçiqi, bëjnë projekte të vazhdueshme, por rrjedha e tyre është zhgënjyese, sepse në bërthamën e tyre fshihet diçka misterioze dhe e frikshme, kur para syve të botës ajo ditë përditë po armatoset dhe tërë potencialin e vet politik dhe strategjik po e shkrinë në armatimet e rënda dhe të përsosura, e shpeshherë i dedikohen edhe dhuratë nga Rusia e Putinit.

Atëherë, si mund të kuptohen relacionet e saj ndryshe, kur ajo tregon dhëmbët edhe forcën e saj ushtarake në çdo kohë edhe përgjatë kufirit me Kosovën, duke dhënë signale të qarta rajonit dhe botës se, planet dhe projektet e saj nuk janë në favor të paqës dhe stabilitetit fqinjësor e rajonal, dhe aqë më pak të mini schengenëve, por për të riokupuar edhe destabilizuar edhe njëherë rajonin, në veqanti Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat