Një biletë tepër, ju lutem!

Opinione

Një biletë tepër, ju lutem!

Nga: Esad Dujaka Më: 13 nëntor 2019 Në ora: 17:47
Ilustrim

Kaluan 24 orë qëkur i madh e i vogël në Kosovë po vuajnë po çierrën, po bëhen nervoz sa s’ka më Një biletë (elektronike) për ndeshjen futbollistike Kosova-Anglia , që luhet këtë të shtune në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë! Eu se ç’na zuri belaja, u bë hataja - kompania që ka marr mbi vete këtë përgjegjësi jo vetëm  tregtare, por edhe kombëtare (!) u dorëzua dje para se të fillojë shitjen eletronike të biletave! U tha se hakerët ia kanë sulmuar softverët e saj dhe se çdo çast do të vazhdojë shitja si është më mirë...Prit me muaj e prit me vjet, pushka e kompanisë nuk po kërcet (huazim nga një këngë popullore)... U zhgënjyen i madh e i vogël! Ata që kishin qasje në FCB e kaluan më së miri -sepse të paktën e shprehën mllefin! O sa interesant do të ishte sikur t i tubonim ato çfarë thanë e shkruan ata tifoz e jotifoz për këtë aksham-pazar të kësaj kompanie e me te edhe të kreut të futbollit të Kosovës!

Nga nervozizmi masa kaloi në humor të zorit sepse murit me kokë nuk i bihet! Jo pati faj ai, jo ky, jo fajtor (që nuk u tha) e ka zvicerani që na mësoi se si luhet futbolli modern dhe po trokasim tani serbez me ekipin tonë shembull në dyert e futbollit evropian e besa edhe atij evropian!

Ekipi i Kosovës gjithë shend e v erë u nis për Çeki ku e pret një ndeshje mjaft e fortë, fatkeqësisht pa Muriqin lua, por me betimin e tjerëve se do të japin maksimumin! Të shpresojmë dhe të urojmë se nga Praga do të marrim lajm të gëzueshëm!

Sa i përket ndeshjes me anglezët, Dardanët janë përgaditur që mysafirët t’i presin sa më mirë, si miq të bërtet jo vetëm pse vijnë nga vendi- djepi i futbollit, por pse shteti i Ujdhesës së Madhe e historike - ishte me Kosovën e me popullin e saj të vuajtur, në momentet më të vështira në pranverën e vitit 1999!

Ndërkaq sa i përket ndeshjes të së shtunës dilemat ngelën: Pse ngjau e gjithë kjo tollovi: A jep kush përgjegjësi për këtë punë që nuk i vie era e mirë, madje- madje a ka vend edhe për hetimin që duhet ta kryenin organet e drejtësisë të cilat duket se po pushojnë nga gjithë ato punë i presin në qeverinë Kurti që sapo nuk ka ardhë...Le të vijë ai e ata si ai por edhe më të mirë se ai, se mjaft më duroi k popull qe 20 vjet- me gjithfarë të papriturash u ballafaqua dhe se fundi edhe me lojën rreth lojës së futbollit, që nuk ishte aspak e ndershme, madje-madje shumë e turpshme dhe për ta mbajtur në mend!

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat