Mjekët që bëhen milionerë, falë sigurimit invalidor

Opinione

Mjekët që bëhen milionerë, falë sigurimit invalidor

Nga: Lirim Begzati Më: 13 nëntor 2019 Në ora: 17:50
Lirim Begzati

Në sajë të ekspertizave mjekësore që i bëjnë për shërbimet zvicerane të sigurimeve invalidore, disa mjekë arrijnë të bëhen milionerë.

Sipas të dhënave për periudhën kohore prej vitet 2012 deri më 2018, shërbimet përkatëse kanë paguar 683 mjekë dhe klinika për me kryer ekspertiza mjekësore, për një shumë të përgjithshme prej 29,5 milionë franga. Diku afër tre e katërta e këtyre detyrave ka qenë në duart e 10% nga numri i përmendur.

Madje, prej viti 2012, një mjekë i kantonit të Bernit ka fituar afër 3,1 milionë franga, falë ekspertizave në fjalë. Për të njëjtën periudhë kohore, dy mjekë të tjerë kanë fituar, çdonjëri prej tyre, nga 1,9 milionë franga.

Shumë juristë, organizata që i mbrojnë personat e hendikepuar, përfshirë këtu edhe disa qarqe të mjekëve, ankohen ngase, sipas tyre, ekspertët të cilët i marrin milionët nga shërbimet e sigurimit invalidor, jo vetëm se kontratat iu atribuohen tyre në mënyrë tejet të njëanshme, por nuk i gjykojnë rastet në përputhje me rregullat e paanshmërisë.

Dyshohet edhe ajo se preferohen ekspertët të cilët përpilojnë raporte të ekspertizave në favor të sigurimeve, domethënë kundër akordimit të një pensioni invalidor.

P.s.: Sqarimet e përmbledhura në këtë tekst bazohen në informatat e përcjellura këto ditët e fundit nga SonntagsBlick, pas konsultimit të një dokumenti të Shërbimit federal të sigurimeve shoqërore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat