Qeveria Kurti-Osmani do të ishte kombëtarisht qeverisja më se e duhur

Opinione

Qeveria Kurti-Osmani do të ishte kombëtarisht qeverisja më se e duhur

Nga: Skënder S.Kapiti Më: 13 nëntor 2019 Në ora: 17:53
Skënder S.Kapiti

Qeveria Kurti-Osmani do të ishte  qeverisja e parë shqiptare me karakter patriotik e kombetar pasi edhe  Shqipërisë,  në 100 vite shtet të saj i kanë munguar si politika ashtu edhe qeverisjet me karakter,  përgjegjsi e me përkushtim serioz e të duhur kombëtar, pasojë e së cilës është fakti se Shqipëria në Europë  gjithnjë edhe mbeti e fundit në rrugën e civilizimit e zhvillimit demokratik , politik,ekonomik , ligjor, kombëtar dhe të integrimit europian. Dhe prandaj qeverisja Kurti-Osmani duket dhe premton që do të sjellë një qeverisje ndryshe me rëndësi kombëtare, si një qeverisje e përgjegjshme kombëtarisht së pari, ku interesi kombëtar dhe ai i përgjithshëm te jenë të pasfidueshëm nga korrupsioni, krimi dhe as nga interesat e tjera personale, klanore e partiake..

Fitoren të cilën VV-së dhe LDK-së, Albinit dhe Vjosës  ia dha verdikti popullor i zgjedhjeve demokratike të Kosovës, është një fitore të cilën nuk e dëshironin as kualicioni PAN në Kosovë dhe politika e vjetër në Kosovë,  por as  e gjithë elita politike  e Tiranës në Shqipëri, pasi elita politike e Tiranës është thellë akoma nën ndikimin sllavo-serb-vlleho-ortodoks, linjë ortodokse kjo thellësisht armiqsore ,egër dhe  djallëzore kundër  Kosovës dhe  Pavarësisë së saj, pasi akoma Shqipërinë politike, ekonomike, drejtësinë, pra sistemin, e drejtojnë ata dhe trashëgimtarët e atyre  të cilët e kanë pasur në dorë tërë sistemin diktatorial të regjimit komunist në Shqipëri. Shumica e antarëve të Byrosë Politike dhe të Komitetit Qëndror të  Partisë Komuniste të Shqipërisë kanë qenë element ortodoks vlleho-grek dhe greko e serbo-rusofilë, politike e cila gjithmonë ka qenë nën influencën dhe agjenturë e  boshtit ortodoks Athinë-Beograd-Moskë prej nga edhe erdhi dhe u instalua  komunizmi ortodoks në Shqipëri.  

Është e habitshme se si ndonjë  gazetë në Kosovë botojnë shkrime të disa serbo-grekofilëve  të Shqipërisë, të cilët shkruajnë dhe e ofendojnë muslimanizmin shqiptar në Kosovë,  intelektualizmin patriotik , politik e diplomatik të Kosovës duke i quajtur edhe gomarë dhe injorantë pikërisht ashtu si dëshiron dhe sillet e vepron Beogradi.Nuk duhet marrë asnjë mësim kurrë jo vetëm nga politika por as nga manipulatorët e as nga historianët  e rrejshëm të Tiranës se nuk ke se cfarë të mire ka politika e Tiranës.  P.sh. politika e  Tiranës, si opozita dhe pozita bënin sikur e respektonin politikën , aftësinë , vizionin, seriozitetit dhe patriotizmin e  Albin Kurtit, por ata nuk e prisnin dhe nuk e dëshironin kurrë që Albin Kurti të bëhej kryeministër i Kosovës, pasi edhe e shprehën shumë politikanë të Tiranës habinë se si fitoi Kurti?! Ata e donin Kurtin gjithmonë në opozitë, sepse e gjithë  politika e Tiranës gjithmonë ka qenë kundër ardhjes në pushtet të personaliteve patriotë dhe me bindje nacionaliste. Dhe për pasojë si e tillë Tirana nuk dëshironte që zgjedhjet në Kosovë t’i fitonte Albini por as LDK-ja me reformatoren Vjosa Osmani.

Nuk e di se si ka mundësi që media të Kosovës lejojnë që të botohen opinione antiKosovë të mercenarëve serbofilo-ortodoks nga Shqipëria të cilët  patriotizmin e shqiptarëve të Kosovës dhe mospajtimin e tyre me projektin antiKosovë Rama -Vuçiç e quajnë injorancë, ndërsa tradhëtinë  e tyre kundër Kosovës na e servirin si patriotizëm, modernitet  dhe dituri.

Kjo është edhe një arsye kryesore se përse politika e Tiranës nuk e do fitoren e Kurtit dh as të Osmanit në Kosovë, pasi i druhen se edhe në Shqipëri do të lind një politikë e re e cila në pushtet në themel do ta ketë kombëtarizmin dhe shqiptarizmin dhe jo korrupsionin , tradhëtinë dhe serbo-grekofilinë ortodokse.

E përbashkët si për elitën politike të Prishtinës ashtu edhe për atë të Tiranës që i vë në një front kundër Kurtit dhe Osmanit  është pikërisht edhe kjo se:  që të dyja janë të dështuara dhe të konsumuara si politikë, si pushtet dhe si diplomaci dhe në të gjithë lëmejtë e tjerë shteformues. Kjo pasi elitat politike shqiptare nuk arritën që të ndërtojnë as në Shqipëri dhe as në Kosovë shtet funksional ligjor dhe demokratik. Jo vetëm se nuk patën rezultate në luftën kundër krimit të organizuar, as kundër krimit të hajdutërisë institucionale, as në luftën kundër krimit të korrupsionit, por përkundrazi ato janë vetë mafio-politika të cilat kapën shtetin ,ligjin , drejtësinë, pushtetin , shtetin dhe ekonominë.

 Elita e vjetër politike shqiptare është aktorja dhe autorja e montimit si në Shqipëri dhe në Kosovë të sistemit të korrupsionit, sistem i cili ka bllokuar demokracinë, zhvillimin e progresin, ka bllokuar zhvillimin ekonomik dhe ka prodhuar varfëri, papunësi:  kanë penguar integrimin demokratik të brëndshmëm dhe atë për në BE.

Qeveria Kurti-Osmani ka dhe premton një vizion e qasje krejt tjeter me atë të politikës qeverisëse në Kosovë e cila u ndëshkua me 6 Tetor 2019, pasi si Kurti dhe Osmani nuk janë të ngarkuar dhe as të shtrënguar  dhe as nuk i kanë borxhe dhe as detyrime korrupsionit, krimit dhe hajdutësrisë , as padrejtësisë dhe as antiligjit sic i  kanë të hipotekuara këto  paraardhësit që e keqqeverisën Kosovën.

Përvec këtyre ajo e cila e dallon diametralikisht si antizë  modelin politik Kurti-Osmani është fakti edhe i qëndrimit në mbrojtje të interesit të lartë kombëtar, pra është se të dy kanë si cilësi parësire dhe kryesore  aq të munguar te elita e vjetër politike e cila është: patriotizmi, interesi i Kosovës dhe ai i përgjithshëm mbi cdo interes tjetër personal ,nepotik, klanor e partiak.  

Politika e re që doli dhe  zgjodhi votuesi Kosovar,  VV-LDK-në,  është politika e duhur dhe e domosdoshme që i duhej  Kosovës aktualisht pasi  Kosova po ballafaqohet me probleme e politika jashtëzakonisht të mëdha si të brëndshme ashtu edhe të jashtme, në kushtet kur edhe rrethanat ndërkombëtare janë përkeqësuar dhe nuk janë ato të viteve 1990-1999.Shkaktarë të kësaj gjëndjeje shumë problematikëshe që ka Kosova sot  janë kryesisht  papërgjegjshmëria, injoranca,tradhëtia publike  dhe korrupsioni institucional që ua ka lënë trashëgimi Kurtit dhe Osmanit  keqqevrrisjet dhe politika e papërgjegjshme e paraardhësve të tyre, kualicioni PAN dhe sidomos veprimtaria anti kushtetuese dhe dëmsjellëse e Presidentit Hashim Thaçi, i cili e ka parë dhe e ka konsideruar  ligjin , shtetin  dhe Kosovën sikur të ishin prona private të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat