Administrata publike në Kosovë, sot dhe nesër - Bota Sot
Administrata publike në Kosovë, sot dhe nesër

Opinione

Administrata publike në Kosovë, sot dhe nesër

Nga: Prof dr Riza Smaka Më: 13 nëntor 2019 Në ora: 19:39
Prof dr Riza Smaka

Për nocionin dhe koncepcionin e administratës publike, varësisht nga pikëpamjet juridike për administratën  si dhe këndvështrimet  doktrinare, ka definicione të ndryshme.

Nga ato definicione të shumta,  do të theksoja  përkufizimin se administrata publikesi : implementim i  politikave qeveritare (Public Administration is the implementation  of governmenta policy), disciplinë akademike  qe e studion implementimin e politikave qeveritare dhe i përgatitë  shërbyesit civilë për t’i ushtruar  shërbimet publike (...academic disciplin that studies this implementation and prepares  civil servants for working in the public service), managjim i programeve publike  (management of  public programs), përkthim i politikës në realitet të cilin qytetarët e shofin çdo ditë ( translation  of politics  into the reality that citizens  see every day)...

Synimet e përhershme të  zgjërimit  të administratës publike dhe Ligji i Parkonsonit

Se natyra e administratës publike  e shkakton  synimin e përhershem për zgjërimin e saj , është  konstatim i hershëm ,po thuaj ,nga   shtetet e para, të  qyteteve shtete deri në  aktualitet.

Referuar  kësaj teme janë  praktikuar  studime dhe publikuar  punime të shumëta.

Një nga studimet më të veçanta në këtë tematikë, nga Cyril Northcote Parkinson, i publikuar në “Economist”, London 1955 ,  ka qenë dhe gjithnjë vlerësohet si  analizë  kritike meritore dhe njifet si “The  Parkinson’s Law”  përkatësisht  “Ligji i Parkonsonit”

Sipas “Ligjit të Parkonsonit” , natyra e administratës publike është  fryrja , zgjërimi e ndërlikimi i vazhdueshëm , i kushtueshëm  dhe i  panevojshëm i saj(...Parkinson’s Law is the popular  idea that bureaucrats or administration  are bound  to  multiply...)”

Nga krahasimet  shumë  rasteve konktrete të  dukurisë negative të tillë ,Parkinsoni e ka pasë analizuar edhe    rastin e  rënies  dhe të  ngushtimit të  vazhduar Perandorisë së Mbretërisë së Bashkuar në një anë  përkundër zgjërimit   dhe ndërlikimit të  pandalshëm    të administratës së saj!

Jo vetëm Ligji i Parkinsonit apo autori i tij ,por, edhe shumë studiues të administratës publike të vendeve të ndryshme ,e kanë konfirmuar tezën e tillë , në një anë dhe kanë ofruar   formula të  zgjidhjes së problemit shoqëror të tillë, në anën tjetër.

Konkludimi i përbashkët i autorëve  të trajtesave referuar     zgjërimit iracional të  administratës publike është se, administrata publike,  pikërisht, suksesin më të madh   e realizon në zgjërim e ndërlikim të  vazhdueshëm të  vetë   veçanërisht në shtetet  e brishta,  në shtetet me zhvillim socio – ekonomik e kulturor të ultë, në të cilat, klasa politike është e fajisur  dhe e kontaminuar me  trajta të ndryshme korruptive,në të cilat, ligji në fuqi ,  kryesisht   abuzohet, spekulohet dhe shpërfillet!

Parametrat  objektivë për   frenimin e  zgjërimit dhe   të ndërlikimit të vazhduar të administratës publike

Edhe në shtetet   e brishta , mjerisht, çfarë është vendi ynë, po të egzistonte vullneti qellimmirë i klasës qeveritare , administrata publike mund të organizohej konform standardeve unike dhe kritereve objektive  referuar punëve profesionale e teknike, natyrës së punëve profesionale e teknike, vëllimit dhe afateve të kryerjes së punëve profesionale e teknike, shkallës së ndërlikueshmërisë dhe kushteve në të cilat duhet të kryhen punët   dhe detyrat e punëve profesionale e teknike . Rrjedhimisht do të delte edhe numri optimal dhe i arsyeshëm i kryesëve dhe kryeseve të punëve profesionale përkatësisht teknike e ndihmëse në  të  gjitha  strukturat organizative të administratës nëpër njësitë themelore deri në  korpusin e përgjithsëm të saj.

Nga viti 2008 në vendin tonë ,në vend të   ndërtimit të administratës publike konform me kërkesat dhe kriteret e objektivizuara   konkretisht , vijimisht, është vepruar e kundërta, ashtu që , iracionalisht , panevojshëm  dhe  në dëmin e   efikasitetit  dhe  të eficiencës e, mbi të gjitha ,të parasë publike , janë  formuar,numerikisht tej mase ,ministri, borde, komisione, departmente, sekretariate e shërbime me emërtime më së të ndryshme  . Për të qenë ironia  sarkastike e bizare edhe më e spikatur njësitë  organizative të  tilla e të ngjashme , në vend për kryerje të punëve e detyrave të punëve konkrete e të dobishme janë themeluar kryesisht për punësime përkatësisht për akomodime të partizanëve partiakë “ meritorë për kontribute në lobime, agjitjime e propagime elektorale apo në  segemente tjera herë herë edhe kriminale” ! Sëandejmi ,administrata publike e vendit tonë , nder më të vegjlit dhe më të varfërit ekonomikisht jo vetëm në rajon,është e stërfryrë iracionalisht , e stërkushtuar   panevojshëm e perverzisht dhe për aq inefikase dhe ineficiente.

Qeveria  aktuale, gadi njësoj sikundër qeveritë paraprake, në vend  të , eventulisht të   shtatë kishte mbi  njëzet  ministri e të mos flitet për  funksionarë publikë më të ultë. Zvicra, (për dallim nga Kosova qe është shtet jo i përbërë “ i thjeshtë” , me kuvend njëdhomësh e me dy gjuhë zyrtare)   me buxhetin vjetor cirka 35 herë më të madh se sa të  Kosovës kishte dhe ka gjithsejtë shtatë përkatësisht  gjashtë ministra ,nga se ,një sish, sipas sistemit të rotacionit ,  brënda një viti,  e ushtron funksionin  e  Presidentit të Konfederatës së Zvicrës përkatësisht të e kryeminitrit të Zvicrës.Sipas “kritereve kosovare” qe nuk janë kurrfarë kriterësh ,  Zvicra edhe pse është shtet konfederativ me parlament bikameral  dhe tri ghuhë zyrtare ( Gjermanishtën, Frangjishtën, Italishtën) me buxhet  cirka  35 herë më të madh nga ai i Kosovës, në vend të shtatë përkatësisht gjashtë ministrave , do t’i kishte  sëpakut njëqind sish!

Nëse do krahasonim administratën publike  të  Kosovës kur ishte krahinë me status politik dhe konstitutente e  ish shtetit  të përbërë me administratën publike  të  Kosovës , del qartazi se:

Adminitrata publike  e  mëparshme  e Kosovës, edhe pse e papajisur me mjete teknike e teknologjike të përparuara çfarë i ka   me bollek administrata publike aktuale, ishte dukshëm më e  racionale  ,më pak e kushtuar dhe  dukshëm më efkase,

Asnjë objekt  privat  e të mos flitet për objekte të ndërtua ilegalisht e me para të pista ,  nuk ka qenë  me qira  institucioneve  publike,

Deri tani , qeveritë suksecivisht , për “nevoja hapësirore” të administratës publike  panevojshëm të stermadhe,  kanë paguar  shuma marramendësisht të larta për  objekte private ,jo rrallë herë, të ndërtuara  ilegalisht mbase edhe  me para të pista!,

Edhe sipas vlerësimeve të trupav epërkatëse të Kuvendit të RK-së , Administrata publike e Kosovës , është skajshmërisht e politizuar, joprofesionale , e paprofilizuar, e stermadhe dhe për aq joefikse dhe joeficiente!

Çfarë mund të pritet nga Qeveria në formim

Sipas  pron poncimeve publike  të z. Albin Kurtit ,i cili duhet dhe pashmangshëm  do të jetë kryeminister i Kosovës, Qeveria  në  formim, në vend të mbi njëzet ministrave e të numrit enorm të zëvëndësve e ndihmësëve të tyre, do t’i këtë  dymbdhjetë ministra me numër të reduktuar të  zëvëndësminsitrave dhe të personelit  ndihmës.

Përcaktimi i tillë  është  i arsyeshëm, racional dhe ,nga aspekti ekonomik, i qelluar dhe i qendrueshëm , madje, është edhe në funksion të efikasitetit dhe të eficiencës së ekzekutivit.

Rrjedhimisht, me bazë mund të pritet se, Qeveria, nder tjera,  do të përgatitë Projekt  - Ligjin për Qeverinë e Kosovës  qe nuk mund të mos miratohej nga Kuvendi, në të cilin, do të  normohen plotësisht e qartësisht   funksionet e punët konkrete të ministrive , ministrave, asistentëve të ministrave të emërtuar përshtatshëm e vijimisht edhe Ligjin për Administratën Publike i cili do të duhej të ishte  konciz, i definuar qartësisht  e plotësishtreferuar   funksioneve, punëve e detyrave të punëve të  njësive organizative dhe të individëve kryes të  funksioneve përkatësisht  detyrave dhe punëve të   caktuara  profesionale e teknike ndihmëse.

Në atë mënyrë,duke e  përfshirë aplikimin e  përgjegjësisë morale, juridike e politike konform me ligjin  përkatës qe do të miratohej me prioritet  , do të  aplikoheshin format   respektive të përgjegjësive për dështime në kryerje të funksioneve a detyrave të punëve të caktuara në një anë si dhe do të racionalizohej administrata publike aktualisht tejet e stërfryrë , inflative, joefikase e  joeficiente dhe e  tepër e shtrënjët  për paranë publike.

Pos ,masave tjera, Qeveria do të duhej qe ,në procedurë  ligjore, të  siguronte aplikimin e mësimeve të  profilizuara si  dhe, krahas  atyre shkencore,  studimet profesionale  të profilizuara, në mënyrë qe, në vend te të uareve diplomuarëve surrogativisht ,  dekorativishalisht , të  prodhoheshin kuadro me kualifikime meritore për kyqje  të sukseshme  dhe të mënjëhershme në tregun e punës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat