Kush quhet “spiun” e kush “punonjës inteligjentë”

Opinione

Kush quhet “spiun” e kush “punonjës inteligjentë”

Nga: Armend Halimi Më: 15 nëntor 2019 Në ora: 12:33
Armend Halimi

Si çdo shtet tjetër, edhe Kosova ka të themeluar shërbimin e vetë të inteligjencës. Varësisht vendit, shërbimet e tilla edhe kanë emër të ndryshëm, si p.sh shërbimi sekret, apo shërbimi i inteligjencës, e që në Kosovë njihet si Agjensioni Kosovar i Intelegjencës, me shkurtesën AKI, por që pavarësisht emërtimeve, të gjitha këto kanë një funksion që është kryekput në mbrojtje të interesave nacionale të vendit, duke zbuluar me kohë informata të rëndësishme, përpunuar dhe shpërndarë ato sipas institucioneve, ato që prekun sigurinë apo interesat nacionale të vendit konkret.

Institucionet e tilla, për nga misioni që kanë, bartin në vetvete shumë përgjegjësi, andaj edhe u janë të njohura një mori autorizimesh me karakter përgjithësisht të fshehtë, por që për dallim nga policia, janë të privuara nga e drejta e përdorimit të forcës dhe arrestimit, mbajtja e armës (me përjashtim), si dhe çdo masa që cenon apo dëmton liritë dhe të drejtat e njeriut, pra që bien ndesh me instrumentet ndërkombëtare që i garantojnë ato.

Vlen të theksohet specifikisht, se në mesin e shumë detyrave të punonjësve të AKI-së, është edhe obligimi për ruajtjen e informatave që prekun sigurinë apo interesat nacionale të Republikës së Kosovës, pra, jo vetëm që mos të jenë ata që bëjnë këto shkele, por edhe të zbluojnë njerzitë që bëjnë këto shkelje, siç janë spiunët.

Kush janë spiunët?. Baza ligjore në Kosovë, saktësisht Kodi Penal në mënyrë konkrete jep definicion mbi spiunazhin, që po të krahasojmë me detyrat dhe autorizimet e punonjësve të AKI-së sipas Ligjit për Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, janë absolutisht të kundërta, ngase dallojnë në mënyrë substanciale, përderisa spiunazhi dëmton interesat nacionale të vendit në llogari të një vendi të huaj, shërbimet sekrete apo intelegjente kanë për detyrë ruajtjen e këtyre interesave. Në këtë drejtim, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës me spiunazh nënkuptojmë “Kushdo që sekretin shtetëror ia komunikon, ia dorëzon apo ia bënë të arritshme shtetit të huaj, organizatës së huaj apo personit që u shërben atyre…”, pra shohim lehtësisht dallimin për çka konsideroj se nuk ka as një mëdyshje apo dilemë qartësimi mes këtyre dy veprimtarive.

Përkundër këtij fakti, me apo pa qëllim, mediat në vendin tonë vazhdojnë të ngatërrojnë këto dy veprimtari kundërthënës, duke mos arrit të bëjnë dallimin mes tyre, për rrjedhojë edhe në lajmet mediatike hasim raportime te shpeshta “spiunët” për punonjësit e AKI-së, apo “kryespiuni” për shefin e AKI-së, që flet për veç jo profesionalizëm, edhe për një etiketim apo njollosje të këtij institucioni, njëherit duke krijuar në opinion një qëndrim të gabuar karshi shërbimit të tillë, me dilemat se është apo nuk është në interes apo dëm të vendit. Për të qenë akoma më i kjart, dallimin mes një punonjësi të shërbimit sekret të shtetit dhe spiunit mund të e bëjmë mes një virusi dhe bari për shërimin e tij.

Si përfundim, gjithë ky reagim vjen për arsye të sqarimit profesional që e konsideroj të nevojshëm, as edhe një motive tjetër, e aq më pak vlerësimin e përformancës së AKI-së, ngase, sigurisht funksionimi i tij mbi bazën e obligimit ligjor që ka mbi supe kërkon nga ta punë profesionale, të zhveshur nga ndikimet politike dhe minimizimin e skandaleve tjera që kemi pasur rast të i ndëgjojmë brenda këtij institucioni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat