Heronjtë dhe spajdermenët...

Opinione

Heronjtë dhe spajdermenët...

Nga: Esad Dujaka Më: 15 nëntor 2019 Në ora: 23:32
Esad Dujaka

Sikur të isha fëmijë edhe njëherë, ama asi parashkollor, ah sa dëshirë do të kisha! Pra, sikur të ishte e mundur të isha rikthyer në kohë dhe unë nuk do ta kisha të qartë se pse ngjan se pse përshembull heronjtë vdesin kurse spajdermenët janë gjithnjëë të pamposhtur? Do të kaloja përskaj të ndonjë përmendoreje të ndonjë heroi dhe kur mësuesja do të na fliste se ky është filan e filan trimi, se ka dhënë jetën për liri e për këtë vend, unë si fëmi hesapi do të zhytesha në mendime e në atë labirinth do të humbsha fare duke mos ditur që të jap përgjigje se pse këta heronj nuk janë si spajedermenët e lodrave të mia që i shoh në filmat e vizatuar sa herë që më ipet rasti t’i shoh...

Po, pasi nuk është e mundur të jetojë njeriu të njejtën kohë në dy vende të ndryshme dhe në rolin e dyfishtë – edhe kalama edhe burrë në fund të jetës që të ka gjuajtur koha gjithë andej e këtej dhe sikur të kishe guximin e lirinë do të kishe shkruar për të gjitha të mirat por edhe të ligat nëpër të cilat kalove ti dhe njerëzit rreth teje...

Trimat vdesin në luftë, kurse luftëtarët kthehen nëpër shtëpitë e veta, thënie kjo e vjetër e një populli të vjetër! S’kam çka t i shtoj kësaj thënie asgjë më shumë por të pajtohem se kështu paska qenë gjithmonë gjatë historisë prej se është krijuar kjo tokë dhe ka filluar jeta e krijesave të gjalla...

Por, ja se ky gërshetimii mendimit tim si kalama për të pavdekshmit spajdermenë më sillet nëpër mendime dhe kërkoj ngjashmëri me kohët e sotme kur më duket se po i ndeshi këtu, atje në mes nesh ata të pathyeshmit, ata që vështirë e ka kush t ua qes shpinën në tokë sepse ata janë si kokrra e zhivës , gjithmonë dalin fitues, në çdo kohë të ditës, të stinës, të vitit dhe ecin përpara sepse ata i përcjell vetëm FITORJA...Ata janë spajdermenë, edhe unë sa me sherr e kam, thuase po ua kam lakmi! Jo bre assesi kurrën e kurrës, në mos qofsha në lëkurën e tyre! Të jesh sot spajdermen nuk mundesh përnjëherë, as me ushtrimet e dynjasë, as me bodi-bulding të japonezëve e as me një hata, por kjo lind e me atë shpirt që kultivon dhe edukon, mbetesh dhe rritesh spajderman, i pathyeshëm, gjimnast dhe drague me fletë deri sa nuk të vie fundi i fundit, të cilin ti mendon se nuk do të vijë, se nuk do të gjejë! Spajdermeni nuk di për disfata, as për rënie por vetëm ngritje e ngritje deri në qiell të cilin ia merr mendja se një ditë do ta prek...Ai shkel mbi male e gurë e shkrepa por edhe mbi shpinën e njerëzve dhe një qëllim - të ngjitet sa më lartë...

A ngjet ndonjëherë që spajdermeni të bie, të provojë rëniet? Unë nuk e di, kam humbur besimin, kjo për mua në kohët e sotme ka humbur kuptimin! Zhgënjyese, do thuani? Ani!Ju keni të drejtë, se edhe jundoshta mendoni si unë...

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat