Kushtetuta u perdor ne shekullin e 18 si nje menyre per te kufizuar pushtetin e monarkut

Opinione

Kushtetuta u perdor ne shekullin e 18 si nje menyre per te kufizuar pushtetin e monarkut

Më: 16 nëntor 2019 Në ora: 08:16
Endri Shabani

Kushtetuta u perdor ne shekullin e 18 si nje menyre per te kufizuar pushtetin e monarkut.

Keshtu, te inspiruar nga idete e iluminizmit, eterit themelues te SHBA-ve hartuan nje kontrate sociale qe lidhej mes popullit dhe atyre qe qeverisin.

Deri ne ate moment sovrani ishte monarku dhe vullneti i tij ishte ligj. Ndersa ata e permbysen kete marredhenie, duke ia dhene sovranitetin popullit, i cili e shprehte vullnetin e vet ne kushtetute.

Nje eksperiment i ngjashem ishte bere nja 5 shekuj me pare me Magna Carten, por pa sukses, edhe ngaqe mungonin institucionet qe mund ta garantonin zbatimin e saj.

Prandaj ata konceptuan edhe ndarjen e tri pushteteve, ne menyre qe askush te mos behej aq i forte sa te qendronte mbi ligjin, apo qe vullnetin e tij ta kthente ne ligj.

Pra, me nje fjali: aty ku ka kushtetute nuk mund te kete autokrat, dhe aty ku ka autokrat nuk mund te kete kushtetute, ne kuptimin e mirefillte te saj.

Gjate ketyre tre shekujve te fundit keto ide kane mberritur edhe ne keto brigje te Adriatikut, por kam frike se disa i kane perbire pa i pertypur.

E mendoj kete sa here qe shoh sherbetore kryetaresh qe mbrojne me mish e me shpirt Kushtetuten, dhe pikellohen ne deshperim kur ajo shkelet.

Por nuk i shoh te shqetesuar qe kete kontrate sociale sot nuk e ndryshojme dot ne, populli sovran, por vetem dy autokrate qe bejne rrokade me njeri tjetrin.

Nuk i shoh te shqetesuar per faktin qe sot nuk kemi tri pushtete, por vetem nje autokrat qe kontrollon gjithcka. Gje qe ka ndodhur edhe sepse kjo Kushtetute nuk garanton parimin e check and balance.

Nuk i kam pare te shqetesuar as per faktin se kjo Kushtetute ne 20 vite eshte arrnuar 5 here, dhe ne asnje rast nuk eshte bere me pjesemarrjen e popullit.

Pa folur pastaj, per ata dashnoret e sotem te Kushtetutes, qe ne 1998 i benin thirrje votuesve te tyre qe te mos merrnin pjese ne referendumin kushtetues.

Prandaj, mos harro! Ata qe i sherbejne autokrateve nuk e kane hallin tek Kushtetuta. Se ate as e kuptojne, dhe as e çmojne.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat