Ndeshja Shqipëri- Francë, duhet fitore prestigji, dinjiteti e krenarie kombëtare

Opinione

Ndeshja Shqipëri- Francë, duhet fitore prestigji, dinjiteti e krenarie kombëtare

Nga: Skënder S. Kapiti Më: 17 nëntor 2019 Në ora: 11:18
Skënder S. Kapiti

Francën duhet ta mundim në shenjë dinjiteti dhe “hakmarrjeje” kundër  shfaqjeve shqiptarofobiste franceze më të fundit: si në aspektin sportiv me skandalin e Himnit të  Shqipërisë në ndeshjen Francë-Shqipëri;po  ashtu edhe me politikën zyrtare shqiptarofobe të Francës e cila me këmbëngulje kërkoi dhe pengoi hapjen e Negociatave të Shqipërisë në BE, dhe për të mos shkuar më tej në Histori ku Franca gjithnjë pothuajse ka qenë konstante dhe është shquar si serbofile e shqiptarofobe.

Pra ndeshjen duhet ta vlerësojmë si çështje prestigji, krenarie e dinjiteti kombëtar.

Me 17 Nëntor  2019 në Tiranë do të zhvillohet ndeshja Shqipëri-Francë. Por edhe vetëvetishëm vjen edhe pyetja e një spektatori më të thjeshtë se: a do të luftojnë lojtarët shqiptarë kundër Francës të paktën aq dhe ashtu sikurse bënë në Turqi, kundër Turqisë?

Para ndeshjes kundër  Turqisë pati një interesim të jashtëzakonshëm  dhe me të drejtë edhe një propagandë dhe inkurajim publik e mediatik  për skuadrën përfaqësuese të Shqipërisë për të dhënë maksimumin, për ta mundur Turqinë.

Por duhet më shumëinkurajim , nxitje dhe motivim akoma më të madh për kombëtaren shqiptare për ta mposhtur ekipin francez në Tiranë.

Kjo do të ishte shumë e shumë herë më e rëndësishme për futbollinshqiptar ,pasi do të arrinte një fitore kundër një ekipi të madh botëror, si kampione Bote

Por më e rëndësishme do të ishte një mposhje dhe fitore kundër Francës, e cila në Francë, në ndeshjen Francë-Shqipëri, Franca çuditerisht skandalizoi me  “gabimin ” apo me “ngatërrimin “  e himnittë Shqipërisë në ceremoninë hapse të atij takimi.

Dhe tjetra mposhtja e Francës nga Shqipëria do ta lartësonte shumë imazhin ndërkombëtar të Shqipërisë, sinë planin Europian por edhe para opinionit francezpër t’u treguar atyre se ja cila ështëShqipëria të cilës kryesisht ishte Franca ajo qe  bëri të mundur mos-hapjen e negociatave për Antarësimin e Shqipërisë në BE.

Dhe jam i sigurtë se Shqipëria në atë takim do ta kishte edhe dëshirënpër fitore  dhe përkrahjen edhe të politikës dhe të atyre politikaneve europianë që e mbështetën dhe ishin pro hapjessë negociatave për Shqipërinë.

Për këtë jam shumëI  sigurtë, pasi të gjitha vëndet të cilat kanë përkrahur dhe njohur Pavarësinë e Kosovës shprehin mirënjohje, respekt dhe kënaqësinë për arritjet e futbollit dhe sporteve të tjera të Kosovës  në kompeticione e gara ndërkombëtare jo vetëm të futbollit por  edhe për xhudon e boksin esportistëve të Kosovës.

Urojmë që kombëtarja shqiptare të na pëfaqësojë me dinjitet në atë ndeshje, dhe jo si ajo kundër Serbisëme 8 Tetor 2015 në Elbasan ku Shqipëria humbi 2:0, kurse një vit para kësaj ndeshje  në Beograd kundër shqiptarëve ulurininturmat serbe “ vrisni, vrisni shqiptarët” dhe ku pati nje sulm frontal barbar te serbëve kundër futbollistëve shqiptar.

Ndeshje  Shqipëri-Francë është edhe provë për sportdashësit shqiptarë, të cilët për hatër të krenarisë kombëtare duhet ta tejmbushin stadiumin, pasi besoj se policia e qeverisë së E. Ramës do t’i lejojë dhe nuk do t’i pengojë tifozët kuqezi të Kosovës që të mos hyjnë në stadium , nuk do ta bëjë policia shqiptare atë se çfarë u bëri tifozëve nga Kosova që përkrahin kombëtaren e Shqipërisë atë që u bëri në ndeshjen Shqipëri-Serbi në vitin 2015.

Duhet fitore, dhe fitorja kërkon mbështetje gjithkombetare.

Dhe tani me 17 Nëntor 2019 duhet  patjetër që në këtë ndeshje futbollistët shqiptarë të tregojnë përgjegjshmëri, motiv dhe nerv kombëtar për ta mundur Francën politike dhe sportive serbofile, sepse edhe kur francezi serbofil  Mishel Platini drejtonte FIFA-n ai ishte shkaktari kryesor që nuk lejoin për shumë e shumë vite  antarësimin e Kosovës në FIFA.

Fitorja do tëishte feste, imazh dhe krenari e madhe kombëtare. Urojmë që Shqipëria të triumfojë. Kjo fitore do ta përmirësonte shumë edhe ngritjen e Shqipërisë në ranglistën botërore të futbollit. Shqipëria duhet të fitojë sepse nuk ka se çfarë të humbëedhe po  e  humbi këtë ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat