NISMA  do të ishte si “Gozhda” e Nastradinit në Qeverinë VV -LDK - Bota Sot
NISMA  do të ishte si “Gozhda” e Nastradinit në Qeverinë VV -LDK

Opinione

NISMA  do të ishte si “Gozhda” e Nastradinit në Qeverinë VV -LDK

Skender Kapiti Nga Skender Kapiti Më 18 nëntor 2019 Në ora: 09:42
Fatmir Limaj

Nëse NISMA  që mesa duket pas akrobacive e manovrimeve të  KQZ, ajo do të futet në Parlament,  dhe nëse ndodh  kjo e keqe e deformimit të rezultatit zgjedhor nga  KQZ, dhe nëse ajo do të jetë në Kualicion  qeverisës me VV e LDK, atëhere kjo do të ishte si puna e përrallës së Gozhdës së Nastradinit. Kjo do të thotë se kualicioni i ndëshkuar PAN do ta përdorë NISMA-n   si punën  e Gozhdës së Nastradinit në qeveri , si “gozhdë” e PAN apo edhe si “Kalë Troje” për ta sabotuar qverisjen Kurti-Osmani, ose edhe për ta dështuar procesin zgjedhor. Vota popullore ndëshkoi PAN , dhe madje më shumë prej të gjithëve u ndëshkuan NISMA , pra kemi një ndëshkim total të atij kualicioni dhe nuk duhet kurrësesi që në qeverisjen e re të ketë zgjatime korruptive të ishpushtetit si p.sh. NISMA.

Nëse hyjnë në qeverisja  NISMA atëhere lëkundet qeversja pasi NISMA  do të përdorë të gjitha mjetet e metodat korruptive e destruktive për ta sabotuar punën e qeverisë, me qëllim  që kjo qeverisje të dështojë e të bjerë, do të bëjnë gjithcka të mundur për ta sabotuar ndërtimin dhe vënien në funksionim të ligjit, dhe do ta sabotojë luftën kundër krimit e korrupsionit , pasi NISMA është e   zhytur në to. Nëse do të vijë puna ,që kualicionit VV-LDK do t’i duhej patjetër NISMA , më mirë është të shkohet në zgjedhje të tjera se sa një qeverisje ku NISMA të jetë si gozhda e Nastradinit në qeverisje.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat