Kosova festoi një humbje dhe një fitore të madhe - Bota Sot
Kosova festoi një humbje dhe një fitore të madhe

Opinione

Kosova festoi një humbje dhe një fitore të madhe

Nga: Dedë Preqi Më: 19 nëntor 2019 Në ora: 11:39
Dedë Preqi

Të rralla janë ato vende të botës që humbjet i festojnë në vend të fitoreve, sepse humbja e ka vetë simbolikën e saj, kur ndjeshmëria e brendshme njerëzore prodhon pakënaqësi në ato momente dhe deri në atë masë që zhvillohen makineritë e saj dhe pushon ajo mënyrë pune dhe projekti ku bashkëpunon mendja, syri, dora, këmba, fantazia, strategjia dhe forca për të arritur një çëllim dhe rrezulltat të dëshiruar.

Mirëpo, shembullin e fresktë dhe të veqantë që e takojmë në Kosovë, në kampionatin e lojrave futbollistike për kualifikime në Evropa 2020, do të ishte një rast unikat dhe historik posaqërisht për kombëtaren e Kosovës dhe djelmoshat tanë të mrekullueshëm, të cilët arritën pothuaj deri në prag të një kualifikimi të mundshëm, që do mbahen mend një kohë të gjatë, veqanarisht loja e fundit me kombëtaren e Anglisë, si gjigande e futbollit botëror, e cila nuk e pati edhe aqë lehtë ti dorëzojë djelmoshat e Dardanisë.

Dhe e veqanta e gjithë kësaj ecurie do të ishte ajo, kur futbollistat dhe tifozët e saj, sikur e ditën se nuk presin një fitore kundër kombëtares angleze, duke ditur edhe përgaditjen e saj profesionale dhe famën e saj me renome botërore, por megjithatë nuk u zbrapsen për t’a treguar ndjenjën dhe dashurinë njerëzore që ka populli kosovar për këtë popull, njëkohësisht dhe për futbollistët e tyre, duke e kujtuar edhe sakrificën e këtij populli që tregoi në ditët më të vështira të jetës, për t’a ndihmuar dhe shpëtuar popullin tonë nga lufta dhe kriza e vitit 1998-99, dhe deri më tutje në ditët e çlirimit të Kosovës.

Prandaj,  pritja e futbollistëve dhe tifozëve anglez u bë në mënyrën më madhështore dhe festive nga populli kosovar dhe mikpritja e tyre, së bashku djem e vasha, që nuk e kishin pritë dhe ëndërruar anglezët më parë dhe pas gjithë asaj që është folë dhe shkruar në mediat e tyre dhe ndërkombëtare, duke fabrikuar lloj-lloj propagandash dhe informacione të rrejshme për popullin e këtij vendi, se do të  ballafaqoheni me njerëz të një niveli të ulët kulturor dhe sportiv, por realiteti ishte ndryshe dhe e tregoi të vetën, të cilin e përjetuan edhe ata vetë, duke dhënë intervistat e tyre në gazeta dhe mediume të ndryshme të vendit dhe botës për mikëpritjen dhe kulturën e popullit shqiptarë të Kosovës.

Sa do që fjalët nuk ndalen, herë me dashje e herë pa dashje , që humbjet nuk duhet të festohen, por edhe në këtë rast dhe çdo herë, sporti nuk i takon sëmundjeve të tilla politike dhe simptoneve të saj, dhe përkundrazi sporti është ura komunikimit dhe e bashkimit ndërnjerëzor, ku gjithë njerëzit e botës e gjejnë vetën e tyre dhe shprehin eksperiencat e veta sportive dhe aktive.

Jeta në praktikë dhe në të përditshmen e tregon dhe i verteton më së miri marrëdhëniet ndërnjerëzore, e cila i hedh poshtë dhe korigjon atë që është bërë më parë në mënyrë instiktive apo raciste e naciste, ku elementet e sëcilës të kushtëzojnë në mënyrë të ndërsjellë, padyshim se çdo herë gjindet një vegël e përshtatshme për t’u mbrojtur nga një rrezik, duke hapur mundësi dhe rrugë të reja, përmes të cilave do plotësohen nevojat e domosdoshme të njeriut, sikur që është liria dhe demokracia në praninë njerëzore.

Edhe Kosova me përvojat e veta të mundimshme, sot e trajton ekzistencën e vet në mënyrën e saj të mundshme, por duke e marrë parasysh si popull i vjetër me shumicë shqiptare, edhe pse i ka të metat e veta, populli i saj i ka edhe  karakteristikat e saja të veqanta të vlerave nga kultura dhe tradita, të cilat e dallojnë nga popujt tjerë.

Një një aspekt tjetër dhe i saktë do na çojë te dukuritë më elementare të aktivitetit tonë sportiv dhe rekreativ, nëse futbollistat kosovar do marrin përvoja dhe elemente të rëndësishme nga futbollistët tjerë të famshëm sikurse te anglezët, gjermanët dhe të tjerë, për të arritë dhe kultivuar ato mjeshtëri në kombëtaren e vet. Prandaj, futbollistët e Kosovës në këtë rast me kombëtaren angleze kanë marrë numra të golave, por nuk kanë humbur dhe pësuar nga kjo kombëtare, në kuptimin e asaj që kanë fituar dhe një eksperiencë të mundshme nga mjeshtëria dhe lëvizjet e taktikës së lojës.

Ndër të tjera, mikpritja e futbollistave dhe tifozëve anglez, që ishte madhështore, do ishte me rëndësi dhe mbetët një çast i kujtimit sportiv dhe mbresave të lakmueshme ndërnjerëzore. Kosova dhe populli i saj, mikpritjen dhe bujarinë e ka një ndër karakteristikat e virtytit dhe traditës së vet, përveq tjerash, ky popull nuk i harron ngjarjet e rëndësishme të jetës së vet historike nepër të cilat ka kaluar, prandaj jo vetëm për popullin anglez, amerikan, gjerman, italian, franqez por, për gjithë popujt e botës, që kontribuan dhe e përkrahen lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, çdo mikpritje dhe bujari e tillë, do të ishte e pakëta, në krahasim më atë që bënë të tjerët për të.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat