Thirrje publike Albin Kurtit, Isa Mustafës dhe Vjosa Osmanit - Bota Sot
Thirrje publike Albin Kurtit, Isa Mustafës dhe Vjosa Osmanit

Opinione

Thirrje publike Albin Kurtit, Isa Mustafës dhe Vjosa Osmanit

Hafiz Shala Nga Hafiz Shala Më 19 nëntor 2019 Në ora: 21:43
Mustafa, Kurti dhe Osmani. Foto ilustrim nga "Bota sot"

Merimangat e zeza helmuese, janë lëshuar në aksion për shkatërrimin e shtetit të Kosovës përmes mercenarëve më emra shqiptar në poste të larta shtetërore në cilësinë e sundimtarëve të egër në të dy anët e kufirit.

Përpiluesit dhe udhëheqësit kësaj krijese anti Kosovë e antikombëtar, janë, Edvin Kristaq Rama, Hashim Thaçi më këshilltarin dhe mentorin e tyre, Baton Haxhiu Stanishiqi më televizionin e tij e të Blendi Fevziut të emërtuar si Klan por, në të vërtetë edhe janë klane propaganduese e subversive ndaj Kosovës në rendë të parë e pastaj edhe Shqipërisë për ta mbajtur nen kontrollin e monarkitë në krye të Qeverisë shqiptare që, opozitës më përkrahjen e popullit të Shqipërisë, jau dha rrugët. Thirrja e ime drejtuar të lartpërmendurve në titullin e këtij shkrimi, është thirrje për ta shpetue Kosovën nga kjo siç e quajta ketë merimangë helmuese që nënkupton lutje edhe e sovranit, besojë së nuk e teprojë kur e them këtë, jo që unë e përfaqësojë atë por, si konkludim është së votuesit ju besuan votën, jo vetëm për të udhëheq më Kosovën por, së pari duhet të shpëtohet Kosova nga këta që i përmenda të financuar nga organizatat Soros gjeja për demokraci, në të vërtetë është për anarki. Duhet t’ju hjekni nga dora Kosovën para së të jetë vonë.

Prandaj, Albin Kurtit dhe Isa Mustafës, ju drejtohem më lutje që mos të shikojnë kime në vezë, mos të jenë të ngurtë në marrëveshje për ta formuar Qeverinë dhe konstitue organet shtetërore dhe mos të mbesin pengë të ndarjës së posteve dhe pushteteve. Jeni fitues që të dy, kësaj here VV-së se doli e para dhe asaj i takon ta formojë Qeverinë por, bashkë më juve dhe, kujtdo që jepet me pak ose më shumë, nuk shkon kërkah ma larg së koalicioni i juaj i vendosur dhe i kërkuar nga populli. Nuk duhet të këtë post i cili do ta vejë largqoftë ketë marrëveshje në pikëpyetje sepse, të gjitha këto poste do të mbesin brenda juve. Nëse LDK është e interesuar për postin e Presidentit të cilin pa hamendje ju kisha ofruar, pse jo. Nëntoka e këtyre të lartpërmendurve, është duke punuar që ky koalicion të dështojë, të tej zgjatët deri në shkuarje në zgjedhjet e reja. Larg kësaj loje të ndytë, nuk mundë të lihet as Kryetarja e Komisionit Qëndrorë, zonja Daka e dekoruar merreni më mëndë në fazën e numërimit të votave. Kjo, fletë shumë.

Gjejeni mënyrën e përfshirjes në Qeveri e koalicion partitë të cilat nuk kanë qenë pjesë e koalicionit PANA, posaçërisht Nismën Socialdemokrate që po mundohet në emër gjoja të votuesve ti mbrojë ata duke u bërë pjesë e Parlamentit dhe e pushtetit, jo vetëm që nuk kanë merita por, janë thellë të zhytur në në krim, korrupcion e nepotizëm. Skanë kah të dalin ma të mirë sepse janë krijesë dhe vazhdimësi e politikës së Thaçit që derisa i përzuri për interesa personale politike, po mendojnë së opinionit shqiptar ju ndërrojnë mendjen, vetëdijen dhe praktikën që po e manifestojnë tani rreth tentim manipulimit më votat e votuesve qoftë brenda partiak dhe ndërpartiak. Edhe njihere, Isa Mustafa President i ardhshëm kur t’i vjen koha ndërsa, Vjosa Osmani sipas dëshirës dhe afiniteteve të cilat ajo i posedon dhe i preferon. Si parti e parë e dalë në këto zgjedhje, duhet të tregoheni ma modest dhe plotësues të kërkesave të bashkëfituesit që si prioriteti të dy palëve, duhet të jetë kualiteti i formimit të Qeverisë së popullit dhe për popullin si parakusht i një qeverisje të suksesshme.

Kjo duhet të jetë prioritet i të dy palëve. Dështakët dhe të injoruarit nga populli të cilët mbetën jashtë, pra në opozitë, kjo, nuk duhet të mbetët brengë për juve që nuk do të thotë së ju nuk duhet të bashkëpunoni më ta si opozitë e as të injorohen, ama, besimin nuk mundë të ju keni sepse, e tradhtuan popullin, e shitën Republikën dhe, tani, janë në proces të shkatërrimit të sajë përmes forma të organizimeve në nivel të Ballkanit respektivisht të miniballkanit dhe atë lindor, Minishengenit të Edi Ramës, Vuçiqit dhe Zaevit pa u respektuar Kosova si shtet i pavarur që Vuqiqi qëllimi është e la jashtë ndërsa Rama ju buzëqeshë. Rama, në këtë kontekst, mundë të flasë vetëm për Shqipërinë, Kosova e ka udhëheqjen e saj qoftë edhe kjo që është në largim. Këtë, po ju kërkon Moska e Beogradi, këtë po e ndihmojnë dhe propagandojnë mediat e shitura e të kontrolluara nga pushtetarët për të ja arrit qëllimit për rikthimin e nji miniishjugosllavi lexo Serbie e mirëpritur dhe e kontrolluar nga Rusia e cila është duke shfrytëzuar gjendjen në një Evropë të përçarë dhe të ndarë duke e pritur edhe largimin e Britanisë së Madhe në procesin e Brexitit. Në anë tjetër, luhatja e marrëdhënieve Francë- Gjermani më sjelljet destruktive të Presidentit Makron në angazhimin kundër interesave evropiane e në atë të Rusisë dhe Kinës, mosmarrëveshjet më SHB-të, ma shumë më fajin e Presidentit Trump i cili edhe ai, nuk po donë më e forcu NATO-n së bashku më shtetet evropian por si dominues dhe diktues i saj.

Fatkeqësisht, Makron është në favor të ndryshimit të kufijve, ndërsa Trump si alternativë le, nëse palët pajtohen që do të thotë është një derë e vogël e hapur për këtë. E, këtyre iniciativave shkatërrues për Kosovën, i kanë ndihmuar Thaçi, Rama, Vuçiq më propagatorët të cilët nuk ju ndien kur një ditë jo fortë larg do të mbetën në baltën e historisë kombëtare si tradhtarët të një populli në dy shtete.

Unë nuk e di së ata që e kanë mizën nën kapuç, kur ju përmendë tradhtinë, ju dukët gjë e tepruar. Jo zotëri të mallkuar, ju jeni ata që historia do të ju mbajë mend dhe do të ju gjykojë për jetë për këto vepra për çka shqiptohen dënimet ma të ashpra nga organet kompetente në shtetet demokratike botërore. Edhe njëherë, në emër të popullit të shumëvuajtur nën thundrat sllavoqetnike, në emër të atyre që qëndrojnë nen varret masive në Serbi, në emër të atyre që u flijuan për Kosovën në emër të nënave që kanë mbetur më duar në gji, kthjelluni, vetëdijesohuni dhe, kryeni besimin popullit që jau dha dhe amanetin e atyre që nuk janë ma në mesin e të gjallëve, që, pa kurrfarë hezitimi ta nënshkruani Marrëveshjen për formimin e institucioneve dhe krijimin e nji Qeveria të popullit dhe të qytetarve të Republikës së Kosivës. Apsolutishtë i bashkëngjitëm thirrjeve të të gjithëve, intelektualëve të cilën thirrje e kam iniciuar ndoshta ndër të paret që, Edvin Kristaq Rama, të shpallët përson nongrata për Republikën e Kosovës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat