Lypsit në sheshet e Prishtinës - Bota Sot
Lypsit në sheshet e Prishtinës

Opinione

Lypsit në sheshet e Prishtinës

Nga: Esad Dujaka Më: 19 nëntor 2019 Në ora: 22:40
Foto ilustrim

Pasi asgjë e re s'po ngjet në Kosovë, e në Prishtinë hiq se hiq, atëherë thuase këtë po e hetojnë dhe thuase po e shfrytëzojnë lypsit, disa tanimë të rregulltë në sheshet kryesore të Prishtinës. Ata i kanë vendet e paracaktuara, dalin bukur të maskuar, nuk u dallohet fytyra, ka edhe asi ose aso që pesë pare nuk i japin dhe ngrehin zërin dhe aman e zaman ndihmoni o motra e vëllazni! Madje edhe një grua e re me moshë me disa fëmijë - foshnja, që zemra me tu ligshtue...Pikërisht ajo kishte zgjedhë ditën kur rrugëve qendrore të Prishtinës na erdhën londinezët për të parë ndeshjen por edhe neve...Një patrullë e policisë e luti lypsen me ata kalamajë të lëshojë rrugën, dhe them se veproi drejtë pasi edhe për londinezët ishte diçka e pazakontë...Por, ngjau një e paprotur: Aty pari po kalonte një zonjë e cila nuk e di se nga i erdhi dhe nxori një metelik dhe ia hodhi gruas që me tre kalamaj ecte para patrulles së policisë! Ajo zonja që hodhi metelikun me shikim thuase donte t'i mallkonte policët të cilët po kryenin me nder detyrën e vet...E po t' i thoshim asaj zonje nëse bash ke vendosur të ndihmosh këtë të shkretë (sipas zonjës) atëherë bëhu e madhe, zgjidh qesen dhe i jep më shumë, ose i dërgo ata sabi me nene te vetën në një gjellëtore e të hajnë njëherë e mirë, ose merrja emrin, identifikoje dhe humbe të nesërmen një orë dhe kërko ndihmë aq sa i takon nga qendra për punë sociale, sepse me një monedhë të kuqe metalike nuk e ke zgjidh as përafërsisht, as policëve nuk ua ndryshove mendjen, e as na poshtrove neve që filluam të ndahemi e ta komentojmë në mënyra të ndryshme...

* * *

Po, kjo puna e lypsëve në sheshet kryesore të Prishtonës po vjen duke u aktualizuar përditë e më shumë! Çështje për tu marr më SERIOZISHT organet gjegjëse të komunës, por edhe policia! Kur e them policia, një dëshmitar tha se policia ditë më parë e largoi një djalosh por pas pak në përcjellje edhe e ktheu prej nga e kishin marrë!

Dhe, krejt në fund: Vite më parë RTV 21 kishte realizuar një reportazh të kompletuar si duhet në këtë dhe fundi na doli se në disa "pika" vendoseshin lypësit ( gra e fëmijë) e të cilët në orët e pasdarkës tuboheshin pas godinës së pakryer të "kishës së dhunës serbe" e aty "bosi" me pallto të zezë rripi e me një xhip me goma të trasha ua merrte "pazarin" ( ua linte ca para sa për të mbijetuar në ndonjë shtëpi të pabanuara në paralagje të Prishtinës) ndërkaq që " bosi" merrte rrugën në drejtim të Tiranës!

Kjo kronikë atë fundvit u shpërblye si storia më e mirë e vitit që trajtonte skamjen pir jo vetëm atë, por edhe diçka më shumë!

Vallë, deri kur do të kemi lypës rrugëve të kryeqytetit (dhe jo vetëm)? 

Deri kur do të realizojmë storie të tilla të cilat pos skamjes, e cila s' ka fjalë se ekziston?

(Dorën në zemër, edhe shumë hallegjinj që kanë nevojë por nuk dalin rrugëve e as nuk e shtrijnë dorën...) 

A mos kemi të bëjmë edhe me një neglizhencë të pashoqe të organeve gjegjëse sociale në çdo komunë veç e veç që të mos na mbushën rrugët me njerëz që kanë e asi që s' kanë nevojë që ta shtrijnë dorën e lypës, e cila (deshëm ose s' deshëm) i prek zemrat e njerëzve...

Hajt pra, t' ia propozojmë këtë TEMË, si një detyrë o obligim, Qeverisë së re të cilën po e presim qe gati dy muaj e cila nuk erdhi se nuk erdhi!...

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat