I pacipë: Ramush milioneri i kërkon borxhin shtetit - Bota Sot
I pacipë: Ramush milioneri i kërkon borxhin shtetit

Opinione

I pacipë: Ramush milioneri i kërkon borxhin shtetit

Valon Rogova Nga Valon Rogova Më 20 nëntor 2019 Në ora: 16:18
Ramush Haradinaj

Ramush zezës, shteti i paska borxh. A po mundeni me marr me mend?

Sipas tij, shteti i ka borxh se, diku në një dreç të mallkuar, respektivisht në Amerikë me gjasë, paska shpenzu diku diçka me pare t’vetat. Nejse t’vetat....

Bëhet fjalë për një shumë rreth 2800 dollarë.

E deklaroi vet, goja e tij e tha: Shteti m’i ka borxh edhe pse s’i kam dërgu asnjëherë faturat.

Pa fije turpi madje. E tha lehtësisht sepse, e mendon qashtu. Pra, ideja e tij: Shteti i ka borxh.

Kjo është sjellje e një banditi, e një njeri të pagdhendur, e një bishe që s’i ka dy trohë mend në krye.

A i ke borxh ti shtetit, o’ Ramush? Të zezat tuaja si kryeministër nuk kanë të numëruar, o djalo. Dhe përtej kësaj, ti je i mendimit që shteti t’ka borxh?

Edhe nëse potencialisht, Ramush aga, njeriu, pra edhe nëse në një çast të vetëm prej 5 sekondash qoftë, mendon e thotë se Ramushi ka punu për vendin, haram i qoftë n’këtë jetë e n’atë jetë.

Çka u bë me ata njëqind zëvendësministra? Ramushi si opozitar deklaronte se Qeveria Mustafa ishte tepër e madhe, e se duhej të zvogëlohej se ashtu po abuzohej pushteti. E çka bëri vetë?

E hëngri dreqi i bëri gati njëqind zëvendësministra. Bile dy të tillë i emëroi veç një ditë para se të jepte dorëheqjen. Po këtij nuk i han palla as për komb, as për shtet, as për qeverisje të mirë. Ky është në gjendje të bëj gjithçka për veten e tij. Kjo është traumë tjetër e rëndë. Kjo të qet prej terezisë. Njeriu ka nevojë për pak njerëzillëk, pak shfaqje të empatisë e mirëkuptimit, kujdesit. Jo për kafshëritet kaq të gërditshëm, jo për xhungël, jo për keqpërdorime kaq enorme, e kaq të liga, e kaq të shpeshta.

Por ta lëmë këtë: a i rritet paga vetes, o milet? Ramushi e bëri rrogën e tij 2900 euro, më të lartën në krejt rajonin, ani pse po paguhej nga populli më i varfër në krejt Evropën. A është normal more ky njeri?

Ramush, hajt, ta ha dreqi, me një mijë e t’zeza, po e përpijmë edhe faktin që e rrite pagën.

Por, arsyeja që, paturpsësisht e dha për rritjen e pagës, më së paku ishte skandaloze. Ishte mjerane aq sa habitem qysh dole përtej pragut në zgjedhjet e 6 tetorit.

Pagë, kam nevojë për pare – thoshe Ramush – se m’duhen kravata e rroba t’reja. E thoshe këtë dreq deklarate përballë një populli që varfëria i është ulur këmbëkryq.

Aq din, aq flet.

Ramush, epoka jote qeverisëse, do të ’mbahet n’mend si epoka kohore më e zezë që, mirë u bë që përfundoi se po t’zgjaste veç edhe pak, do t’na fshinte përpara e keqja sa s’do t’kishte zot me e ndalë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat