E kuqja dhe e zeza e historisë

Opinione

E kuqja dhe e zeza e historisë

Nga: Ylli Mece Më: 20 nëntor 2019 Në ora: 17:18
Ylli Mece

Nuk bëhet fjalë për romanin e Stendalit “E kuqja dhe e zeza” me këtë titull, madje as për uniformën e Skuadrës Kombëtare ,nga ku prej gjoksit e lart, janë krejt në të kuqe dhe si për ironi nga mollaqet e poshtë, me të zeza. Jo aspak ! Shkrimi ka tjetër karakter dhe lidhet drejtë për së drejti me ironinë që kasta drejtuese shtetërore, sikurse edhe ajo para-ardhëse e saj, ose më saktë e gjithë klasa politike dhe të gjitha institucionet duke filluar nga qendra e piramidës e deri poshtë saj ( të paraprirë me bajrak në dorë nga” Tuf-instituhen”) po mbajnë ndaj Epopesë së Lavdishme të luftës Nacional Çlirimtare.

Historia, si çdo shkencë e karakterit shoqëror, nuk merret thjeshtë me pasqyrimin e ngjarjeve por me analizën e lindjes dhe zhvillimit të tyre, me kushtet shoqërore të një periudhe të caktuar, duke arritur kështu në përfundime të sakta. Nga analiza e tyre që ne u bëjmë, mbase në pamjen e parë të krijohet ideja, se këta studjues historianë, punonjës të shkencës, politologë analistë etj. duken në një farë mënyre të pavarur. Por ja që nuk është ashtu! Ata vërtetë mund t’i pasqyrojnë ngjarjet dhe fenomenet, por kjo është njëra anë e problemit. E themi këtë, sepse ajo e cila ngelet përcaktuese është interpretimi i të vërtetës dialektike. Në shoqërinë me ndarje klasore, fenomenet historike në më të shumtat e rasteve shpjgohen me interesat e klasës që është në fuqi.

Duhet të kuptohemi, se dallimi klasor psh. nuk do të thotë dallimi midis partive të spektrit borgjez, pavarsisht se njëra mund të jetë më radikale, një tjetër më konservatore, dikush më liberale apo tjetra më sociale etj. Kjo për arësye, sepse partitë e sotme të borgjezisë së re shqiptare, nuk kanë asnjë ndryshim thelbësor nga njëra tjetra, përderi sa të gjitha janë për kapitalizmin, apo e thënë më zbutur... për ekonominë tregut të lirë. ( kupto skllavëri e lirë me mëditje). Ajo e cila është katërcipërisht e kundërt me to, është vetëm Partia Komuniste e cila për nga natyra e saj, lind nga gjiri i shtresave të vuajtura të shoqërisë, thënë ndryshe nga klasa punëtore dhe aleatët e saj. Parë nga ky këndvështrim atëhere mund të themi se edhe interpretimi historik i ngjarjeve e fenomeneve ka karater klasor.

Kjo do të thotë, se borgjezia e sotme që është në pushtet, asnjë herë dhe për asnjë moment, nuk mund t’i interpretojë këto fenomene në interes të proletariatit. Ne jemi dëshmitarë, se fill mbas viteve 90-të të shekullit të kaluar, u krijua “shtrati i ngrohtë” i lindjes jo vetëm i këtyre partive, por ato i shoqëroi dhe ideologjia e borgjezisë dhe kapitalit , kështu që për rrjedhojë tashmë “ historia duhej rishikuar”, sepse ngjarjet dhe fenomenet, na i paskish shkruar vetë PKSH-ja dhe institucionet e shtetit të punëtorëve dhe fshatarëve. Po tashmë që erdhi borgjezia në pushtet ? Mos vallë ajo do të pajtohej me historinë gjysëm shekullore të popullit shqiptar ? Kurrë se si jo!


“Vendet e lindjes komuniste”, mbas fitores së pushtetit popullor, do të kishin një krakteristikë dalluese ndryshe nga vendet e tjera të Evropës Perndimore, për vet faktin se klasa e re e borgjezisë lindi nga degjenerimi i këtyre partive. Brenda socializmit. Deri në të djeshmen e shkuar, ata ishin pjesë e historisë, sepse i dhanë tonin jo vetëm luftarve çlirimtare në vendet e tyre, por ishin dhe pjesëmarrës në ndërtimin e socializmit. Ata, mbas trdhëtisë dhe degjenerimit të tyre, do të merrnin përsipër tashmë një detyrë tejet të vështirë. U duhej të mohonin vetveten dhe historikisht.

Por në djall të gjitha ! Përderi sa ata e patën mohuar idologjinë e shtetit proletar dhe i patën tradhëtuar intersat e puntorisë, pse të mos e tradhëtonin dhe ta tjetërsonin dhe historinë ? Kur tradhëton një herë e ke lehtë të tradhëtosh vazhdimisht. Dhe ata ashtu vepruan.

Në të gjitha këto vende, pa përjashtuar as Shqipërinë, historia u deformua në mënyrën më të keqe. Ushtria e kuqe Stalinite cila shkatërroi nazizmin gjerman, duke e çuar deri në strrofkën nga ku kishte nisur sulmini, u njehësua dhe barazua me ushtrinë dhe hordhitë hitlerjane. Imperializmi botëror në aleancë me reksionin e brendshëm, aspak nuk bënë dallim midis dy etapave të shndërrimit të saj. Etapa e parë ish ajo e një ushtrije me të vërtetë çlirimtare, popullore dhe revolucionare, teksa etapa e dytë ,si rezultat i tradhëtisë u karakterizua nga humbja përgjithmonë e karakterit të saj dhe për rrjedhojë, nga ushtri çlirimtare u kthye në një ushtri, që përbënte rrezik për popujt. Me këtë rast e gjithë përmbysja u shoqërua dhe me deningrimin e të gjitha arritjeve jo vetëm të luftës, por dhe të ndërtimit të socializmit. I habitshëm, por jo i pa pritur, është fakti se dhe në Shqipëri ndodhi i njëjti fenomen.

Shumë prej nesh, janë ende dëshmitarë të tjetërsimit në mënyrën më të paturpëshme që disa historianë, akademikë, studjues, hartues të volumeve të Luftës Nac -Çlirimtare ju kthyen në të kundërt pa pikë turpi asaj që ata kishin shkruar vet. Ambasdorë në OKB apo në vende të tjera shkruan me të zezë përmbi të kuqen e gjakut. U ngritën ish ballistë me vulën e pulave në dorë dhe ish kolaboracionistë, zogistë të mbretit në arrati, avnturierë e deri në diversantë të zbulimeve të huaja të “trimëroheshin” mbas beteje. Mbase ata, për momentin historik dhe shansin që u erdhi i papritur, mundet të mos besonin dhe aq shumë, por ama kur e panë se rruga e tradhëtisë ish po aq serioze sa dhe tradhëtia e tyre, atëhere morën revanshin duke iu imponuar klasës dirigjente( mikse të asaj pjese të PPSH-se, së degjeneruar) e cila ishte ende në fazën embrionale, latante e pa konsoliduar dhe disi e çoroditur.

Hapi i parë do të ish heqja e nocionit “populist” apo sikurse shqiptohej dikur, “ popullore”. Duke u hequr sistemi qeverisës i Republikës Popullore, ajo do të quhej Republika e Shqipërisë, Kuvendit “ popullor” do t’i hiqej fjala popullore, po kështu ushtria popullore do të quhej thjeshtë ushtria, policia popullore do të quhej polici, për tu marrë më vonë me datat historike duke nxjerrë si “dëshmitarë” në ekranet e Tv, ata që kishin ngrenë sëbashku dhe ishin venë në shërbim të fashizmit, të cilët po këta na “vërtetonin” se Epopja e lavdishme luftës Nac- Çlirimtare, nuk na qenkish e tillë, sepse PKSH kish bërë luftë civile dhe jo kundër armikut, se nuk na qenkëshin 28 mijë dëshmorë, por as 2 mijë të tillë, se Enveri na i paskish tradhëtuar shokët e tij dhe se ai na qënkish një shërbëtor i bindur i Titos( Mjeranët që nuk e dijnë se ne me titistët për gjysëm shekulli u hengrëm dhëmbë për dhëmbë e nëse do të ish ashtu, bandat diversantëve nuk na hidheshin nga Jugosllavia), se ne i tradhëtuam ballistat e legalistat...!!!( çudia më e madhe sa që habiten dhe vet nazistët), se gjatë lufte paskemi bërë dhe krime etj etj. E gjithë kjo maskaradë, për këtë gati 30 vite i ka çuar ata deri në atë pikë, sa që është vështirë të kuptosh se kush është më i egër kundër gjysmës e shekullit që përjetoi Shqipëria pa shtypje e çfrytëzim klasor!?

Të jetë, ish klasa e cila u kish pirë gjakun dikur popullit, apo gjakëpirsat dhe vampirët e rinj të klasës se re borgjeze që i kishim dikur në drejtimin e partisë dhe shtetit proletar ?! Dialektika e zhvillimit të ngjarjeve, vërtetoi dhe vazhdon të vërtetojë, se në disa raste herë del në krye ish llumi i vjetër i feudoborgejzëve klasikë dhe herë balta e re e cila ka marrë bekimin e Evropës dhe Amerikës, për të përbaltur me llumin e vet, çdo arritje të Shqipërisë socialiste. Nisur nga kjo, aspak nuk duhet të çuditemi, nëse i hiqet emri i Kryekomandantit te luftës Nac-Çl, Enver Hoxhës dhe të bëhet” hero liberator “Mithat Frashëri, apo përballë bustit të Avni Rustemit të vendoset Ahmet Zogu, nëse përballë Ndrec Ndue Gjokës e Bardhok Bibës të vendoset busti i Mark Gjon Markaj apo i Muharrem Bajraktarit dhe përballë bustit të Qemal Stafës të vendoset ai i Berishës apo Edit. Ja pra si vërtetohet mbi baza klasore historia.

Ajo deformohet shtrembërohet tjetërsohet, ku bashkëpuntorët e fashizmit dhe kolaboracionistët ,dalin heronjtë e vërtetë, ku partizanët, komandantë e komisarët e luftës, ezultojnë se jo vetëm që nuk paskan luftuar, por madje nuk kanë qenë dhe as fitimtarë. Epoooooo...hordhitë e fashistëve modernë shqiptarë, paskan patur të drejtë të klithin si në “natën e kristaltë”të hitlerianëve në Nëndorin e 1938-tës, por jo me thirrjet kundër çifutëve, kësaj rradhe kundër komunistëve dhe pensionistëve, madje nuk thyen as xhama, por se ç’përgatitën ca litarë dhe hanxharë.... veçse harruan të merrnin dhe ca brisqe te berberi!

Historia do të flasë dhe për këto, sepse është ka për bazë të vërtetën. Ajo nuk ka nevojë të mbrohet nga askush sepse e vërteta përherë është e dukshme. Mbi të kuqen e gjakut nuk mund të shkruhet me të zezë. Nëse elementë të veçantë të progresit, nëse njerzit e ndershëm e kurajozë, i dalin në krah e mbështetje apo në mbrojtje të së vërtetës historike, ata nuk kanë bërë gjë tjetër veçse detyrën qytetare.

Po tashmë shtrohet pyetja kju Ushtri Nacional Çlirimtare, a e kishte një Komandant? Nëse e kishte përse nuk përmëndet? Përmendin dhe ribilitojnë Taten, aventurier të Frashellinjve. Pyes Ramën Berishën Metën bile dhe Alimadhin ( Lulin nuk e pyes se ai nuk e njeh as historinë e as matematikën) a mund të më thoni, se cilin qytet të Shqipërisë kanë çliruar ballistat ? A mund të më thoni e ka ndonjë dëshmore heroinë të luftës Balli dhe Legaliteti ?! Ata dhe sot na hiqen sikur paskan bërë namin në luftë, por kur qënkishin të tillë pse krerët e tyre ja mbathen bashkë me gjermanin duke i braktisur dhe ballistat e legalistat e thjeshtë si Arifin me shokë? E çfarë ndryshimi na paskëshin dhe këta nga Zogu teksa ai iku ditën e fillimit të luftës... këta të tjerët për të zezën e tyre ditët e fundit të luftës.?!

Kështu që Epopeja e lavdishme e Luftës Nacional- Çlirimtare nuk ka e s’mund të ketë dy të vërteta.Ajo qëndron nga ana e fitmitarëve. Të marrësh arificialisht reparte tradhëtarësh, bashibozukësh kolaboracionistë bashkëpuntorë të fashizmit e t’i rreshtosh te forcat çlirimtare, do të thotë se vet fashizmi, paska qenë ai që e ka luftuar fashizmin dhe fituan mbi nazifashizmin.

Ja pra si i interpreton dhe vërteton shkenca e historisë ngjarjet dhe fenomenet. Edhe në luftë patëm dy ngjyra: të kuqen e gjakut mbi flamur të larë me gjakun e dëshmorëve...por dhe të zezën e këmishzinjëve e të tradhëtorve !

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat