Kush po e kërkon nga Kosova përcaktimin e kufirit ?!

Opinione

Kush po e kërkon nga Kosova përcaktimin e kufirit ?!

Nga: Ali Kelmendi Më: 20 nëntor 2019 Në ora: 19:00
Ali Kelmendi

Sonte në televizionin T7 mësuam së nga Kosova po kërkohët përcaktimi i kufirit me Malin e Zi. Një kërkesë e paqartë dhe ndoshta edhe banale pasi që nuk po dihet së kush po e kërkon; Pala malazeze apo këta faqezitë e elitës tonë shtetërore kosovare. Dhe për cilin kufi është fjala. Sipas kufirit të Kushtetutës malazeze dhe Preambullës së saj që sot është botuar në gazetën e famshme Bota Sot, ku kufiri ekzistues shtrihet prej Majës( Qafës) së Bogiqevice - Majës së Ҫakorrit- Majës së Hajlës dhe asaj së Kullës së Zhlebit, sipas Komisionit të Millovan Gjillasit të shënuar për me shumë së 70 vite më parë. Malazezët këtë e kanë në dokumentacioni e tyre të ish – jugosllavisë siç e kam shkruar në shkrim e sotëm në Bota Sot dhe, e dinë shumë mirë kufirin e tyre. Atëherë le t’i thërrasin Komisionin malazez dhe tonin shtetëror në krye më Prof. Dr. Shpejtim Bulliqin të dalin në terren, pasi ai e njeh mirë kufirin e vjetër të vërtetë, të përshkruar në Enciklopedinë të ish jugosllavisë. Marëveshja ka qenë që pas ratifikimit të kufirit nga tetëdhjetë tradhtarët tanë të Kuvendit te dalin që të dyja Komiskonet shtetërore t’i bëjnë matjet e serishme dhe t’i korigjojnë gabimet e Komisionit të Murat Mehës.

Mundësia tjetër është të dilet dhe të shënohën pikat e kufirit ekzistues dhe atë duke e shkelë me këmbë kufirin ekzistues të vjetër sipas Komisionit të Millovan Gjillasit dhe, t’i vendosin shenjat me gurë apo piramida kufitare sipas Kanunit të Lekë Dukagjinit. Tjetër rrugëdalje nuk duhet të kishte pasi që shenjimi i kufirit po bëhet sipas dokumentacioni të Enciklopedive jugosllave. Dihet mirë se kufinjtë administrativ të ish jugosllavisë janë ngritë në kufinjë sheterore. Kosova pas shpalljes së Pavarësisë është shtet i Pavarur dhe i njohur me mbi 100 e sa shtete të pavarura.

Edhe njëherë po theksoj së mbi të vërteten e kufirit: Ҫakor – Hajlë dhe Kullë të Zhlebit, si ne dhe si Mali i Zi e kemi dokumentacion të bollshëm për Demarkacionin e kufirit ekzistues e jo me kufinjë të ndryshuar në dem të Kosovës ose siq kanë vepruar të dyja komisionet malazeze dhe kosovare duke bërë delimitimin ose për ta kuptuar i mbarë pupulli; bërja e Vijës së Re kufitare.( Nonsence- E pakuptimtë).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat