Përsëri në zgjedhje...

Opinione

Përsëri në zgjedhje...

Valon Rogova Nga Valon Rogova Më 21 nëntor 2019 Në ora: 09:55
KQZ

Zgjedhjet e 6 tetorit, shkuan për marak. Na mori lakmi bota se jo vetëm rajoni. U cilësuam si qytetar të emancipuar që dijnë të votojnë dhe – ç’është më e rëndësishmja – dijnë të ndëshkojnë. Dhe po, nuk po e konteston kush. De facto që dijmë të ndëshkojmë. U ndëshkuan partitë që qeverisën si mos më keq me vendin.

Por çfarë ndodhi më pas? Numërim e rinumërim, numërim e rinumërim dhe për së treti numërim  e rinumërim.

Do të numërohen e rinumërohen për aq kohë sa filan parti të del në skenë. Një parti që, puna e saj qeverisëse gjatë PAN-it famkeq, lë shumë për të dëshiruar.

Përveç numërimit e rinumërimit, tashmë, qytetari i shkelur e i shtypur, duhet të përballet me shfaqjen e re: kërkesat katërcipërisht hipokrite të partive.

LDK-ja dhe Vetëvendosje po synojnë të krijojnë qeverinë e re. Por, duhet të presim deri sa “zotnitë” të ndajnë riskun se çfarë i takon kujt.

Maskarallëk.

Pyetja më themelore, më bazike në të tilla raste është: Çfarë ka ndodhur në të kaluarën?

Ka ndodh hataja. Ka ndodhur keqqeverisja dhe gjithçka tjetër që ka ndodhur, ka konotacion negativ.

LDK dhe Vetëvendosje, siç presupozohen të jenë t’dijshëm, do të duhej ta kishin parasysh që koha nuk pret. Vendi është si mos më keq. Madje edhe vet ata e thonë.

Eh po, atëherë ç’dreqib presin që të krijohet ajo qeveri?

Kjo është pyetja një milion dollarëshe: Çfarë po presin?

Nuk po presin asgjë. Po presin që interesat e tyre t’i çojnë përpara. Misionet e tyre që, më së paku është në interes të qytetarëve.

Pra, zgjedhjet, me gjasë, nuk ndryshuan gjë përvecse e hoqëm një të keqe e siç duket sollëm një të keqe tjetër.

Dihet që në një botë me të mirë dhe të keqe, ka vetëm dy mundësi për gjërat që ndodhin:Ose janë në favor të njeriut, ose janë kundra njeriut, pra ose e bëjnë të lumtur, ose e bëjnë të palumtur.  Sipas ligjeve të probabilitetit (në një sistem në ekuilibër e pa ndërhyrje) 50% e ndodhive duhet të jenë në favor të njeriut dhe 50% kundër tij. Nga ana tjetër, po të marrim qytetarët e vendit dhe t'i pyesim një nga një se çfarë qëllimi kanë në jetë, çfarë duan, çfarë dëshirojnë, për çfarë përpiqen, besoj se dalim në përfundimin që pjesa dërrmuese e tyre duan paqe, mirëqenie, shëndet e lumturi për veten dhe për familjet dhe për të tjerët, dhe që përpiqen për një botë më mirë për fëmijët e tyre. Pra, me një fjalë, le të themi se shumica e njerzve duan të mirën e njerzve. A nuk mjafton gjithë kjo ndërhyrje me energji pozitive për t'a prishur balancën e mësipërme 50% mirë e 50% keq e për ta kthyer në të paktën 75% mirë e 25% keq? Kjo do të thoshte që të paktën 75% e popullit duhet të ketë kushtet minimale të jetesës për të qenë i lumtur, shkollim, ushqim, banesë të mirë, shërbim shëndetsor, etj. Por si është në të vërtetë ? E vërteta është shumë ndryshe, fatkeqësisht.

Shkurt: Një grusht njerëzish urdhërojnë dhe të tjerët binden me ose pa dëshirën e tyre.

Thuhet se e vërteta në vetvete është absolute. Diçka është ose e vërtetë ose jo e vërtetë. Ajo nuk është kurrë e thjeshtë, madje as e pastër; për fat të keq, shpeshherë i ngjan situatës së ngatërruar politike. Nëse e vërteta karakterizohet nga ekonomia e fjalës, gënjeshtra zakonisht përdor një procedurë disi më të rafinuar për humbjen e gjurmëve, në mënyrë që të mos zbulohet në të ardhmen e afërt.

Megjithatë, të dish të vërtetën dhe ta pranosh atë, janë dy gjëra krejt të ndryshme. Ndryshe nga ç’besohet, armiku më i madh i gënjeshtrës nuk është “e vërteta”: janë pikërisht shfajësimet ato që na prishin punë.

Atëherë, s’mbetët gjë tjetër përvecse të shkojmë prapë në zgjedhje, e pastaj përsëri në zgjedhje e në zgjedhje e zgjedhje….

Të "knaqemi".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat