Pas taksës, reciprociteti i domosdoshëm

Opinione

Pas taksës, reciprociteti i domosdoshëm

Nga: Skender Musliu Më: 21 nëntor 2019 Në ora: 12:37
Skender Musliu

Qeveria e Republikës së Kosovës në dorëheqje si masë parandaluese ndaj sjelljeve jo korrekte dhe arrogante të Serbisë ndaj Kosovës, kishte vendosur taksën 100% për produktet e Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës. Ky ishte edhe shkaku që u ndërpre dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit për arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse që do të përfundonte me njohje reciproke. Vendosja e kësaj takse, sipas shumë ekspertëve, u tregua si shumë e qëlluar dhe produktive për Kosovës sepse duke u ndërpre dialogu u ndërprenë edhe bisedat për korrigjimin e kufirit apo ndarjen e territorit të Kosovës, që kishte shkuar shumë larg, madje duke u nënshkruar edhe marrëveshje të fshehta.

Edhe përkundër faktit se ende nuk janë certifikuar rezultatet e zgjedhjeve të 6 Tetorit, kryetari i Lëvizjes Vendvendosje dhe kandidati për postin e kryeministrit të Kosovës, ka ndërmarrë një fushatë mediale brenda dhe jashtë Kosovës me intervista të shumta nëpër studio dhe gazeta të ndryshme, duke premtuar, përveç tjerash, se me ardhjen e tij në krye të qeverisë, do t’a suprimoj taksën në fjalë dhe do të vendosë principin e reciprocitetit me Serbinë dhe Bosnje e Hercegovinën.

Reciprociteti është një mekanëzëm apo instrument që përdoret në zbatimin e politikave ndërkombëtare mes shteteve të ndryshme për vendosjen e kushteve të ndërsjella me qëllim të aplikimit të standardeve të njejta në baza të barabarta.

Në këtë kontekst vlen të bëjmë një krahasim të shkurtër të këtij parimi mes Kosovës dhe Serbisë.

Shteti serb në mënyrë arbitrare  tërësisht ka zhveshur Preshevën nga kompetencat e institucioneve që janë të garantuara me kushtetutë dhe ligjet e Serbisë, sepse  gjykatat, prokurprët, stacioni komunal i policisë dhe institucionet tjera, që kanë ekzistuar më parë, përveç administratës komunale e cila ka kompetenca të limituara, janë transferuar në Vranjë, qytet etnikisht i pastër me serb. Në Preshevë infrastruktura për një jetë normale pothuajse është inekzistente, edhe ajo që është, një pjesë është bërë me mjete vetanake të qytetarëve. Me disa ndryshime josinjifikative situata pothuajse është e ngjashme edhe në Bujanoc, kurse për Merdvegjën as mos të flasim, sepse prej një qyteti me shumicë shqiptare, me shumicë këshilltarë shqiptar në  Kuvendin komunal, tani shqiptarët janë pakicë absolute.

Shteti serb me dekada të tëra nuk ka bërë kurrfarë investimi në infrastrukturë, ndërtimin e ndërmarrjeve dhe fabrikave të vogla për t’a përmirësuar sado pak gjendjen ekonomike  të qytetarëve shqiptar. Shqiptarët e Preshevës nuk kanë shtëpi të shëndetit e as spital publik  që do t’a financonte shteti serb, por shqiptarët edhe për kontrollet dhe intervenimet më banale duhet të shkojnë në Vranjë.

 E gjithë kjo është si  rezultat  i politikave sistematike antishqiptare të shtetit serb, kështu duke provokuar hemoragji masive të egzodusit të shqiptarëve nga këto treva etnika shekullore shqiptare.

Nga ana tjetër, pakica serbe në Kosovë  me Kushtetutë është më e priveligjuar se sa pakicat tjera, ata diskriminohen skajshmërisht pozitivisht. Serbet i kanë vendet e rezervuara në Parlamentin e Republikës së Kosovës, kanë poste të garantuara për ministra dhe zëvendës ministra në qeverinë e Kosovës. Serbët e Kosovës marrin paga dhe pensione nga Kosova por edhe nga Serbia, ata nuk paguajnë rrymën, ujin si dhe të gjitha detyrimet tjera, që qytetarët jo serb të  Kosovës i paguajnë.

Republika e Kosovës  për pjesën Veriore të Mitrovicës ndanë fonde të veçanta si dhe një pjesë të të hyrave doganore në kufirin verior e merr komuna Veriore e Mitrovicës.

Serbët e Kosovës kanë Universitetin e tyre, shkollat fillore si dhe ato të mesme që punojnë me plan-programe të Serbisë. Ata kanë gjykatat,  prokurorët dhe policët me hierarki komanduese, kurse kishat dhe monasteret serbe, që gjetë historisë kanë qenë dhe janë të shqiptareve me besim klatolik, gëzojnë eksterritorialitet sikurse Ambasadat, duke u dhënë me qindra hektarë. Në shëndetësi, serbët kanë shtëpitë e shëndetësisë dhe spitalet publike që menaxhohen nga serbët kurse financohen nga institucionet e Kosovës.

Institucionet e Republikës së Kosovës po investojnë në ndërtimin e Shtëpive për kthimin e serbëve kurse për kthimin e shqiptarëve në pjesën Veriore të Mitrovicës nuk bëhet asgjë.

Në këtë shkrim u bë vetëm një paralele e shkurtër  e një segmeti të parimit të reciprocitetit lidhur me respektimin e lirive dhe të drejtave të njeriut, duke krahasuar gjendjen e jetës së shqiptarëve në Luginën e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjes, me ato të serbëve  të Kosovës.

Prandaj paralajmërimi i kandidatit të Lëvizjes Vendvendosje për kryeministër të ardhshëm të Republikës së Kosovës është një premtim për t’u përkrahur dhe në të ardhmen duhet mbështetur, me kusht nëse ai i mbanë premtimet parazgjedhore, nëse nuk reformatohet  dhe nëse parimi i reciprocitetit shtrihet dhe aplikohet në të gjitha fushat institucionale të shtetit.

Sepse parimi i reciprocitetit, në rastin konkret, do të thotw se të të drejtat që serbët gëzojnë në Republikën e Kosovës, ato duhet ti kenë edhe shqiptarët e Luginës pa përjashtim.

Vlenë të përmendim se viteve të fundit kontaktet e kryeministrit të Republikës së Shqipërisë me kryetarin e shtetit serb kanë qenë shumë të shpeshta, por për fat të keq këto kontakte, jo vetëm që nuk kanë pas kurrfarë  ndikimi pozitiv në përmasimin e jetës së shqiptarëve në Luginën e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjes, por përkundrazi ato janë përkeqësuar tejmase duke detyruar shqiptarët të shpërngulen nga vatrat e tyre shekullore. Madje Republika e Shqipërisë e ka obligim kushtetues që të interesohet dhe të ndikojë në zhvillime pozitive të shqiptarëve jashta Shqipërisë, por si po duket kjo nuk po ndodh.

Fatkeqësisht, kryeministri shqiptar, me gjasa ka agjendë tjetër, cenimin territorial të  Kosovën duke e ndarë, edhe pse u fitua me gjak, krijimin e « mini Shengenit » që në fakt do t’a faktorizonte Serbinë në rajon dhe do të ndikonte në zhvillimin dhe fuqizimin e ekonomisë  serbe në kurriz të Shqipërisë, ose faljen e një pjese të Detit shqiptar Greqisë.

Se a do të mund t’a zbatojë parimin e reciprocitetit pretendenti i ardhshëm për postin e kryeministrit ngelë pët t’u parë, sepse numrimi dhe rinumrimi i votave dhe zgjatja e këtij proçesi për të arritur deri te shpallja e rezultateve përfundimtare dhe çertifikimi i tyre, ka lënë hapsirë të madhe  për ndërhyrje politike në ketë proçes duke ndikuar në rezultatin definitiv, që do të mund të rezultonte me ndryshimin e renditjes të fituesit dhe koalicioneve.

Nëse jep « rezultate » ky vonim i rinumrimit të votave dhe nëse nuk arrihet një marrëvshje mes LDK dhe VV për koalicionim, hapet mundësie për të shkuar në zgjedhje të reja, që nuk do të ishin të dëshiruara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat