Me lutje të njëjta në përkujtimi i Nëntë

Opinione

Me lutje të njëjta në përkujtimi i Nëntë

Nga: Milazim Maraj Më: 21 nëntor 2019 Në ora: 13:57
Milazim Maraj

Nesër më 22.11.2019 do të përkujtojmë ngjarjen që nuk e prisnim. Më këtë datë të vitit 2010 morëm lajmin e dhembshëm dhe të pa pritur për vrasjen e shokut tonë të luftës Arben Sejdiu. Që nëntë vite e përkujtojmë më të njëjtat lutje dhe kërkesa për të zbuluar dhe dënuar vrasësit dhe urdhëruesin e tyre. Nuk e bëri shteti i  Kosovës  edhe pse për lirinë e tij luftojë dhe për sigurinë e tij u sakrifikua. Këtë nuk e bënë as koleget e tij  të policisë së Kosovës. Që nëntë vite  Arbeni tretet në varr,por jo në zemrat e familjarëve dhe shokëve të tij, ndërsa vrasësit janë të lirë, ata nuk dihen publikisht,jeton të lirë në Kosovën e lirë të  çliruar nga Arben Sejdiu, dhe shumë dëshmor  e luftëtarë të tjerë. Dëshmoret  ranë që populli i tyre të jetojë i qetë dhe i sigurt,  në shtetin e tyre të lirë. Kurse sot ata mungojnë në shtetin e lirë,mungojnë në familjet e tyre,mungojnë në mesin e shokëve të tyre, urdhërdhënësit dhe doraset jetojnë të lirë për të kërcënuar dhe rrezikuar, popullin e lirë të Kosovës edhe më tutje. Për ta mbajtur më gojë të mbyllur dhe të përkulur para krimit të organizuar për interes të Serbisë. Ata vazhdojnë të mbajnë të kërcënuar, frikësuar, të pa sigurt të vuajtur popullin  shqiptarë të Kosovës që kështu të pastrohet Kosova nga shqiptaret. Nesër ne përkujtojmë më dhembje dhe krenari shokun tonë të luftës. Përkujtojmë sakrificën e tij kapitale për Kosovën e lirë dhe për Kosovën e sigurt. Përkujtojmë momente të shpeshta dhe të mira të burrërisë së tij, përcaktimit ,përkushtimit, plot energji  fizike dhe shpirtërore. Nesër përkujtojmë Arben Sejdiun,angazhimin e tij,profesionalizmin,devotshmërinë,precizitetin në kryerjen e detyrës. Por, nesër nuk është aktual vetëm përkujtimi jonë. Aktuale është edhe neglizhenca e organeve kompetente të zbulimit të krimit. Aktuale është edhe dhembja dhe pasiguria e jetës  së shqiptarëve në Kosovë. Aktuale është ,shpërngulja e shqiptarëve nga Kosova. Këtë nuk e arriti Turqia dhe as Serbia. Këtë po e arrin lufta speciale kundër shqiptarëve. Pa kujdesia,inatet e pa kuptimta,dëshira për pushtet dhe pasuri të shpejt,që siguronin armiket tonë vranë luftëtaret e lirisë. Mos zbulimi i krimeve vrau shpresën dhe besimin të shteti i Kosovës. Ikja nga Kosova është pasojë e pa sigurisë së popullatës dhe humbja e besimit. Humbja e besimit është  shumë dimenzional. Shpërngulja nuk është humbja e vetme, kjo pasohet më humbje të besimit të miqve tonë, ata mendojnë që në bëjmë shtet demokratik, të zhvilluar, të sigurt  dhe me ndikim  pozitiv në sigurinë e Gadishullit Ilirik. Ata mendojnë së Kosova ka potencial intelektual dhe profesional për të gjithë sektorët e shtetit. Të jesh shqiptarë është krenari dhe mirë por është obligim për të krijuar dhe kultivuar dhe siguruar vlerat njerëzore. Rënia e dëshmorëve pas luftës është shumë e pa pritur dhe e dhembshme. Por mos zbulimi dhe mos  luftimi i krimit është jo vetë i dhembshëm por potencialisht i dëmshëm. Rënia e Arbenit dhe luftëtarëve si Arbeni jep mesazhin patriotik së Kosova ka djem dhe vajza që luftojnë, sakrifikojnë dhe nuk dorëzohen para krimit çfarë do që të jetë  dhe nga do që të vij ai. Kosova do të jetë qendër e rëndësishme e sigurisë Gadishullit Ilirik. Kosova do të behët shtet më kulturë dardane dhe pellazge. Për këtë kemi dëshmi historinë ton plot sakrifica për të mbrojtur të drejtat tona. Për këtë kemi garanci ndihmën e zotit,të SHBA dhe botes së qytetëruar.                  

Lavdi bashkëluftëtarit tonë Arben Sejdiu!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat