Kur e keqja arrit pragun, mbyllja derën

Opinione

Kur e keqja arrit pragun, mbyllja derën

Nga: Dedë Preqi Më: 21 nëntor 2019 Në ora: 17:53
Dedë Preqi

Është vullnet i një populli që sëcili në frymën e vet demokratike të provojë dhe të kërkoj kritere të veprimit shoqëror e politik, duke treguar cilësi dhe aftësi të cilat qëndrojnë brenda këtij vullneti, prandaj edhe zgjedhjet e 6 tetorit 2019 në Kosovë, ishin zgjedhje të një niveli të tillë, që u vlerësuan dhe ashkush nuk do ti ironizonte deri atëherë kur këto e muarën kahjen e pa dëshiruar nga njerëzit e porositur brenda këtij organizmi dhe nga vet menagjimi i kryetares së KQZ-së, V. Daka, duke marrë vendime për ri-rinumërimin e votave, që kërcënojnë dhe demoralizojnë vullnetin e qytetarëve të Kosovës.

E dinë mbarë opinioni i gjërë dhe gjithë Kosova se, këto zgjedhje kush i fitoj, por domethënja e tyre në vend që të përfshijë vullnetin dhe vendosmërinë për të vënë në veprim këtë vullnet të popullit, ja sikur del e kundërta e saj, sepse e kaluara e pushtetëve të mbrapshta, akoma e luan rrolin e vet destruktiv dhe po e tregon turpin dhe mjerimin e saj, e cila për rrezikun e pushtetit të vet, është në gjendje të përçmojë dhe përmbysë gjithëçka, vetëm për të arritë qëllimet e veta egoiste …

Mirëpo, mesi i dy poleve politike po farkohet pa nevojë në mes LDK, dhe LVV, si fitues të këtyre zgjedhjeve, duke u lëkundurnë kuptimin e një marrëveshje të mundshme, e cila do ta krijonte qeverinë e ardhshme, dhe ky imazh lidhet dhe përcaktohet nga qëndrimet e tyre të sinqerta, për t’u çliruar nga barierat dhe prigjet e natyrshme apo të kurdisura, duke treguar një fuqi simbolike dhedepërtuese nga një këndvështrim ekzistencial, që do ta merrte së shpejti vlerën e vet të shumëpritshme.

Edhe pse ndërmjet këtij koalicioni të mundshëm në mes LVV, dhe LDK-së, ekzistojnë bariera të mundshme dhe të kurdisura, ato paraqiten gjithkund dhe në çdo vend, të cilat e marrin një përfundim, por e rëndësishme në këto çaste është eleminimi i një klani mafioz i ashtuquajtur «pronto» dhe «PAN, duke ditur senuk bëhët fjalë thjeshtë vetëm për pushtetin politik e publik, por për unitetin dhe rendin ekzistencial të një populli, ku me ndihmën e ligjit dhe rendit kushtetues, të nxjerrët ky vend nga thellësia e krizës, duke i dhëne formën dhe vlerën e vet të një shteti të konsiliduar dhe të zhvilluar, nëshërbim të çdo qytetari të saj.

Për të pasur një kuptim dhe ide më të çartë për krijimin e një qeverie të re dhe funksionale në Kosovë, duhet të çlirohemi sa më parë nga e kaluara e pushteteve dhe polemikave të tyre, që sollën të keqën dhe shtrembëruan imazhin e këtij vendi në mënyrën më shëmtive, duke e penguar këtë vend për të hyrë në radhët e vendeve dhe kombeve tjera të zhvilluara nga qeverisjet e dobëta, ku një periudhëtë gjatë kohore pasardhësittanë do e gjykojnë mënyrën e tyree abuzive.

Jo vetëm nga ngarkesat emocionale, por nga ato reale e një gjykimi të drejtë, që rrjedh nga përjetimet e abuzimeve të qeverisjeve të dobëta,jo vetëm që duhet t’ua lëmë fajin partive minoritare, sikur asaj të listës serbe, ku deputetët e saj në Kuvendin e Kosoves, ishin vetëm sa për sy e faqe dhe vegla të Beogradit, por kthyer në anën tjetër nga një gjendje e tillë dhe e dobët e përbërë nga udhëheqjete partive shqiptare dhe në veqanti në kohën e «PAN-it, që me ndihmën e tyre e nxjerrënkarikaturën më të keqe të një qeverisje shtetërore në rajon.

Pjesë e kësaj qeverisje të kësaj kategorie tmerrësisht groteske ishte edhe partia NISMA, e cila në këto zgjedhje thuhet se e kaloi pragun zgjedhor, duke kaluar zgavrat dhe format e saj me dredhi dhe dinakëri, që tani nën ndikimin e saj do sjellmënyrën më fatale, apo hendikepin e një kualicioni me partitë e mëdha fituese për të arritë deri te numri i nevojshëm për krijimin e një qeveri të re të Kosovës.

Një proces i ngjajshëm iu ndodh edhe vendeve tjera në rajon dhe më gjerë në Evropë, kur në mesin e tyre ekzistojnë parti të ndryshme të djathta, apo të majta, të cilat e kanë ideologjinë e vet, mirëpo, Kosova është jo aq e madhe, që të përballet me përcaktimet ideologjike dhe partiake, duke pasë parasysh rrolin e shtetit të ri demokratik, që ta gjejë vetëvetën dhe domëthënjen e vet në këtë zotërim, duke respektuar rregullat e një demokracie të tillë, prej etike dhe udhëzimesh juridike.

Sa i përketë kualicionit në mes LVV, dhe LDK-së, duke mos e përmbushur numrin që i konvenon dhe e plotëson normën e krijimit të qeverisë së re, dhe në funksionim të kësaj, kërkohet ndihmë nga partitë tjera, që e kanë kaluar pragun e zgjedhjeve, dhe aktet e një skene të pa përshtatshme, në veqanti të asaj skene për të përfshirë partinë NISMA, për të realizuar krijimin e qeverisë së re, do të ishte e barabartë me mënyrën dhe format e qeverisjeve të kaluara, sepse klanet e tilla do e gjejnë vetëvetën edhe brenda kësaj qeverie, duke e përzgjatë principatën dhe principet e veta.

Prandaj, kur e keqja afrohet te pragu, mbyllja derën, mos ia hap derën, edhe nëse ajo shtihet dhe përkulet për deri sa del në pah një dëshirë e re e saj, duke e përjetuar këtë shtrirje si trofe, apo si çlirim të saj me shdërrimin e vet në një hapësirë të pa fund e kozmologjike, thua se jeta e qytetarëve të këtij vendi nuk duhet të ndryshojë ndonjëherë për të mirën e saj, por gjithmonë të rehabilitohet me histori të tilla të luftrave klanoredhe pushtetëve të veta rrënuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat