Përçarja politike na shkatërroi o vëllezër e motra të mi/ja shqiptarë - zgjohuni nga kllapimi i lakmisë egoiste

Opinione

Përçarja politike na shkatërroi o vëllezër e motra të mi/ja shqiptarë - zgjohuni nga kllapimi i lakmisë egoiste

Nga: Sabahate Byci Më: 21 nëntor 2019 Në ora: 17:51
Sabahate Byci

Shpirtrisht po digjem e përvlohem, kur çdo ditë po shoh, ndjejë e përjetoj se vetëm nëpërmes të humbjes, qoft ajo nga vdekja normale apo nga vdekjet masakruese si ato të shkaktuara nga armiqët tanë - për tu mos harruar kurr masakrat e luftës së fundit në Kosovë-

Po na bie ndërmend për familjarët e dashur dhe për personat e afërt të zemrës e të Shpirtit. 

E tani kurë falë Zotit nuk kemi të bëjmë me këso tragjedishë - vetem sa nuk po ia „nxjerrim sytë“ njëri tjetrrit, pa marrë parasyshë konstelacionin e marrdhënjeve, qofshin ato Familjare apo të thjeshta ndërnjerzore dhe eksplicit ato katastrrofale politke.

Më tregoni diçka ju lutem të vlersuara/it e mi;

- Athua vetem kur i humbasim njerzit e Shpirtit e të zemrës dhe të mëndjes - 

Vetem atëherë duhet të na bie ndërmend;

- Se ne dashtëm dhe dijmë ta duam njëri tjetrin a po?! - 

Vetem atëherë duhet të na bie ndërmend të duam e të rrespektojim dhe të vlersoim?! 

Vetëm kur e humbim

Apo kur e kemi humbur 

Njeriun e shpirtit e të zemerës a??

Janë këto ndjenja tona njerëzore dhe vlera të dashurisë sonë që më pas humbjes së të dashurëve dhe njerëzve tanë nga kjo jetë.

( me përjashtim - jo të gjithë )

Të përlotur dhe me një mërzi sharlatane mahnitëse çco moment dëshirojmë tçi mbajmë në kujtim nga e kaluara përmes fotografive me një krenari dashuri të papparë, për të Ardhmen. 

„Përderisa të dashurit tanë, të afërmit dhe të njohurit të Jetës së ndrruar, nuk e kan mundësinë më të shohin se sa shum na mungojin duke shiquar  fotografitë e tyre të plazuara nëpër muret e vendbanimeve tona!!!“

ÇFARË PARADOKSI??!!!!!! . 

Jo jo të rrespektuarit e mi Jo

Ata nuk kthehen më tek ne, neve na mbetet vetem ti duam e rrespektojim dhe shum ti vlersojim të dashurit, të afërmit dhe bashkë njerzit tanë të rrethit ku jetojmë sa të jan të gjallë në ktë jetë dhe mos të përçahemi më tutje sepse u shkatërruam duke urryer nëeri tjetrin. 

P.S.

„Më duaj sa të jam gjallë, se kurë të vdes - nuk do t’kem mundësi ti shoh  fotografitë e vendosura nëpër muret e vendbanimeve të juaja që ta dij se sa  m’keni dashtë“

Është për tu brengosur, bile edhe shum spse vetem kur po e humbasim dikend të familjes, të rrethit të gjërë dhe të shoqërisë apo qoft edhe të njohurve të afërm, vetem atëher po fillojmë në shumicen e rasteve të vuajm intenzivisht për ta?!! 

Përse nuk po i vlersoim e rrespektojim të lartëpërmendurit si duhet sa i kemi të gjallë në ktë jetë - por përmendësh po i anashkalojim?!!!

PËRÇARJA PO NA SHKATRRON - 

DHE ASKUJT NUK PO I INTERESON.

O VLLEZËR DHE MOTRRA MOS HARRONI SE BASHKIMI E BËNË FUQINË DASHURINË RRESPEKTIN DHE LUMTURINË.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat