Kosovo as the mafia state

Opinione

Kosovo as the mafia state

Nga: Shpend Salihu Më: 21 nëntor 2019 Në ora: 18:20
Shpend Salihu

Derisa në Kosovë flitet për sundim të Kushtetutshmërisë dhe Ligjshmërisë, për vendosje të rendit si dhe për funksionim demokratik të shtetit, ne po harrojmë se shteti i Kosovës është krijuar me paratë e mafisë Shqipëtare në diasporë. Në atë periudhë punëtorët krahu jepnin para simbolike sepse kishin shpenzime personale dhe familjare, gjersa bosat e klaneve Krasniqi, Osmani, Avdyli, Kelmendi, Hakllaj, Llukaj, Berisha, Gashi etj etj jepnin miliona dhe keqpërdoreshin fonde si nga vendlindja thërret ashtu edhe nga fondi i republikës së Kosovës.

Aq më tepër një pjesë dërmuese e mafisë Shqipëtare bashkëpunonin ngushtë me terroristët më të rrezikshëm Arab si dhe me mafien Turke, dhe blenin zyrtar të lart ndërkombëtar dhe oficera të lartë, e në vizitë vinin shërbimet e huaja dhe oficerëte lartë ushtarak të shteteve të ndryshme. Ironia dhe sarkazmi më i madh është se pjesa dërmuese e këtyre mafiozëve na sollën rrymat islamike në Kosovë, dhe se zyrtarë të lartë në UNMIK i lejuan këto lëvizje islamike, shkurt këta persona në mënyrë indirekte kontrollin dhe ende kontrollojnë paranë publike, tenderët dhe kontrabandën në Kosovë, andaj nuk iu leverdis stabiliteti parlamentar dhe politik në Kosovë si dhe vendosja e sovranitetit në të gjithë territorin e shtetit.Këta patriota në thonjëza jashtë bashkëpunonin me femra dhe mashkuj Serbë dhe bënin kontrabandën me ta, dhe ditën jepnin para për luftën gjersa natën shëtisnin me femra serbe e ruse si dhe sllovake e çeke që paguheshin nga qarqet Ruso-Serbe. Është mëse evidente se shpëlarja e parasë është produkt i shkollave të tyre mafioze që i kryen në perëndim, shkalla e lartë kamatare është një fajde e legjitimuar që këto banda e bën me grupe të caktuara të mafisë ndërkombëtare në Kosovë, gjersa aparati shtetëror dhe lidershipi i subjekteve politike është nën tutelazhen e tyre dhe ata e bëjn ligjin në Kosovë dhe u japin direktiva subjekteve politike dhe lidershipit shtetëror si të reagojë në situata të caktuara. Është e vështirë të besohet por le të pyesim qarqet e larta të strukturave të sigurisë ndërkombëtare dhe do konfirmojnë se në këtë formë funksionon shteti i Kosovës dhe partitë politike në Kosovë dhe se bandat e caktuara në Kosovë kanë mbrojtjen e mafisë së caktuar Shqipëtare në diasporë. Mund të besoni apo jo po një pjesë e këtyre maskarenjëve që po të kishte shtet siç janë shtetet Amerika, Gjermani, Anglia, Franca, Italia etj do likuidoheshin ose arrestoheshin gjersa një pjesë e këtyre maskarenjëve bashkëpunuan edhe me Al Qaidën e mallkuar në perëndim dhe na sollën muxhahedinët në luftën e Kosovës,që ne fare nuk na duheshin.

Tenderët dhe shpëlarjen e parasë këta maskarenj e kanë profesionalizuar në perëndim dhe përfitojnë nga kjo, andaj edhe kontrabanda në Veri të Kosovës, bëhet nga këto grupe, përcaktimi i strukturave udhëheqëse në AKI në shërbime të partive politike në Polici, gjyqësi e prokurori vendosen me telefonata nga bosat e nëntokës Shqipëtare, gjersa intelektualët e mirrëfilltë bredhin rrugëve ose kanë punë koti me një pagë sa të mbajnë familjet e tyre, njerëzit e mafisë Shqipëtare mbajnë dhe kontrollojnë çdo gjë në Kosovë, e edhe më irritues është fakti se strukturat ndërkombëtare kanë informacione, i mbrojnë këta maskarenj sepse iu leverdisin që përmes tyre të kryejnë aktivitete të paligjshme në Kosovë, andaj duhet kuptuar intelektualët e mirrëfilltë dhe të rinjët që duan të ikin nga Kosova, sepse një shtet që kontrollohet nga mafia dhe grupet e tyre islamike, një shtet që të varfërohen nuk ke çfarë të jetosh në te????

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat