Presidentin e ardhshëm të Kosovës, s'duhet ta zgjedhë as Albin Kurti, e as Isa Mustafa, po qytetaria! - Bota Sot
Presidentin e ardhshëm të Kosovës, s'duhet ta zgjedhë as Albin Kurti, e as Isa Mustafa, po qytetaria!

Opinione

Presidentin e ardhshëm të Kosovës, s'duhet ta zgjedhë as Albin Kurti, e as Isa Mustafa, po qytetaria!

Nga: Fadil Maloku Më: 21 nëntor 2019 Në ora: 20:29
Fadil Maloku

1.Këto ditë takohen kandidati për KM të Kosovës Z.Albin Kurti dhe Kryetari i LDK-s, për ta finalizuar at "20% -n" e mbetur rreth Qeverisë. Sigurisht, aty ka gjasa që të hapet edhe tema e pozitës së Presidentit të ardhshëm. Gjykojë që janë të kota dhe tē pajustifikueshme gjithë ato debate (mediatike) e negocime (nëse fare negocohet) midis Ldk-s dhe VV, lidhur me postin e Presidentit pas skadimit të afatt të tanishëm të atij të Hashim Thaçit. Shumë më mirë do ishte sikur e gjithē kjo energji e humbur për kētē temē tē hargjohej për pikat kardinale në ndryshimet Kushtetuese, e me këtē pako pse jo edhe për mënyrën e zgjedhjes së Presidentit të ardhshëm të Kosovës përmes votes qytetare. Në këtë kontekst edhe Parlamentarët, e ardhshëm interesimin e tyre më të madh do të duhej ta fokusonin në nevojat e ndryshimeve kushtetuese, prej nga (flasin shumë studime) edhe burojnë të gjitha pakënaqësitë jo vetëm sociale edhe ekonomike, por edhe ato politike dhe juridike. Në këtë kontekst Projekti i ndryshimeve Kushtetuese, do të ishte një ofertë e re përr rimëkëmbjen e vendit, ndërkaq, në kuadër të këtij procesi një vend të posaçëm do të duhej të zënin nenet për mënyrën (decidive, pa mundësi interpretimi!)e zgjedhjes së Presidentit të ardhshëm të Kosovës.

2.Të gjitha analizat empirike na flasin se (në kohen kur Kosova ka pësuar një devalvim të theksuar në pothuajse shumicën e segmenteve të jetës); sepse; ripërsëritja e formës së tanishme e zgjedhjes (përmes”ZARFAVE”!!!) së Presidentit/es,; pastaj ajo përmes pazareve meskine midis partive politike ka në mëvetësi defektet e veta të dëshmuara dhe shumë të qarta: MORALE (asnjëherë, edhe pas dy dekadeve "demokracie" ende s’është ndjekur logjika e ndonjë karizme qytetare!); SOCIALE (s’ka pas asnjë konsensus parimor, po gjithnjë pazare midis subjekteve politike..., përkujtone veç atmosferën linçuese e aspak normale, kur nën tytat e tankeve të policisë dhe një situate tensionuese u zgjodhë Hashim Thaçi, President Kosove?!); POLITIKE (përherë për kët post ceremonial e folklorik(se i gjason kryeplakut të fshatit!) janë propozuar njerëz pa ofiçiencë të duhur kredibile nga klanet dhe grupimet, shpesh të padukshme!);JURIDIKE(sepse, ky post përmban kompetenca tejet formale dhe shumë pak egzekutive!). Pra, vazhdimi i zgjedhjes së kësisojit të Presidentit tē Kosoves, do të ishte edhe një absurd i llojit të vetë, edhe për shkakun se: A) rimëkëmbja e përgjegjësisë dhe e mobilitetit institucional do të zbehej edhe më tej. B) do të suprimohej sërish e drejta e qytetarëve për të demonstruar fuqinë dhe magjinë e votës së lirë.C) asnjëherë s’do kemi një President kredibil dhe fuqiplotë në vendimarrje.

3.Sistemi presidencial, pra, thënë më thjesht shikuar me dioptrinë institucionale është një frymë e re e cila deri diku kujtojmë përafrohet edhe me kulturën dhe ngrehinën e mentalitetit tonë kolektiv. Kuptohet, diskursi i këtillë që kulmon me një tip të ri të përgjegjësisë, me një frymë të re të sjelljes ndaj punës dhe shtetit të ri që do të ndërtohej e ruhej me po aq xhelozi sa investohet në të. Thënë me edhe më shkurt mënyra e zgjedhjes së Presidentit të ardhshëm do të kushtëzonte edhe reformat në: arsim, shkencë, teknologji, inxhinierinë njerëzore etj. Ky lloj kontiniumi heterogjen në pamje të parë do të krijonte me pastaj edhe parakushtet e reja për një mobilizim social kombëtar, meqë do te krijoheshin vende të reja pune, do te fuqizoheshin kapacitetet dhe resurset e gjithëmbarshme sociale kombëtare ku papunësia nuk do ishte kjo që është sot...

4.Po ashtu do të hetoheshin demaskimi i pengesave burokratike të instaluara qëllimisht nga ana e Administratës së UNMIK-ut dhe kontrollet meskine shtetërore që do të zvogëloheshin në mikronivele që kanë kaluar ethet e procesit të tranzicionit. Kjo padyshim që mund të arrihet vetëm përmes reformës së pushtetit lokal, decentralizimit, privatizimit, derregullimit, dhe reduktimit të(dukshëm!) administratës qendrore dhe asaj lokale në një administratë të efektshme, funksionale, racionale, teknokrate, si dhe afirmimin e diskursit social në kuptimin e një egalitarizmi ligjor për qytetarë ku politika dhe interesat shtetërore do zënin hapësirë dhe fakte të pakontestueshme.

5.Fakti i parë; përvoja e ndërtimit të kapaciteteve demokratike sidomos në shoqëritë e Evropës Qendrore dhe Lindore, gjatë valëve të mëdha të demokratizimit, në fakt çuan kah valët e një puro autoritarizmi, ku kontrolli i rrjeteve institucionale s’u monitorua sa dhe si duhet nga mekanizmat përkatës të mbikëqyrjes dhe kontrollit publik.

6.Fakti i dytë; mospërputhja e formulës kushtetuese me praktikën politike të ushtruar gjatë gjithë kësaj kohe ka bërë që shumica e vendeve nga vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore kanë hequr dorë në Kushtetutat e tyre nga sistemi gjysmë presidencial edhe për shkak se nuk kanë korresponduar me praktikën empirike politike të pasluftërave: Kroacia, Bosnja, Serbia, etj.

7.Fakti i tretë; përvojat e vendeve në. tranzicion dëshmuan se: sistemi Presidencial është i mundur vetëm nëse raportet midis: legjislativit , gjyqësorit dhe ekzekutivit, janë shumē të qarta dhe të pavarura nga politika. S'këndejmi, Presidenti i ardhshëm i Kosovës duhet tē zgjedhet në mënyrë të drejtëpërdrejt me votën qutetare, e jo përmes aksham pazareve të dyshimta, të shantazhuara dhe të kushtëzuara nga klanet oligarke të subjekteve të caktuara politike.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat