Pse Edi Rama dëshmohet aq lojal, supermental apo politikan lokal

Opinione

Pse Edi Rama dëshmohet aq lojal, supermental apo politikan lokal

Nga: Dedë Preqi Më: 22 nëntor 2019 Në ora: 15:03
Dedë Preqi

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, me një politikë të tillë që kultivon ndaj shqiptarëve dhe vetë Kosovës, do të thotë sikur ta kultivosh padrejtësinë dhe tradhëtinë ndaj të vërtetës dhe ndaj realitetit, ndaj qenjës së vet kombëtare. Kjo njëherësh do të thotë nënshtrim ndaj të drejtave të një kombi, që trumbëtojnë serbosllavët se, “Kosova është zemra e tyre”, e cila nuk qëndron dhe është e pa pranueshme, sepse e vërteta është ajo që është, Kosova e pavarur dhe i përketë të gjitha nacionalitetëve që jetojnë brenda saj, këtë e dinë e gjithe bota, por dhe Edi Rama.

Atëherë, pse ky njeri bënë zhurmë dhe llomotit fjalë të pa përtypura mirë dhe të pa pranueshme sa herë që takohet me klyshët e Millosheviqit, gjëja duke plotësuar vakumin e intermexos programatike, apo të tmerruar nga paralajmërimi i një koncepti politik për Kosovën, në nivele të ulëta dhe populiste, ku vërehët një ofensivë e tij në favor të politikës serbe, e cila ka një të vetme, rikolonizimin e Kosovës.

Tabloja politike të cilën e paraqet Edi Rama, duke folë me “mikun” e tij Vuçiq, për çështjet dhe në emër të Kosovës, pa ndonjë marrëveshje paraprake, kjo mënyrë dhe përpjekje do të jetë utopike, dhe një lojë e ngathët e fantazisë së tij, apo një parashikim i hershëm i asaj që mund të vjen në të ardhmën, pa i parashikuar pasojat dhe shkakun e tyre.

Një veprim i tillë që niset nga një “mosdije” apo nga një “budallaki” absolute, e pa kulluar dhe e pa mundur mirë, që zotërohet në mënyrë arrogande, apo përpjekja e Edi Ramës, është për të nxjerrë në dritë, përmes imazheve të tilla, atë çka ka mbetur ende e fshehur nga politika e Serbisë, kundër Kosovës, dhe në të kundërtën e saj, si objekt i shpresës dhe afrimit ka mbetë e pa plotësuar edhe një marrëdhënie e  zanafillës me Serbinë, duke e krijuar një “Minischengen”, i cili në realitet do i përmbushte objektivat dhe projektet e Serbisë ndaj Kosovës.

Ky njeri duhet të dijë dhe të pranojë se domethënja e këtij projekti nuk është mirëqenja dhe zhvillimi i tregëtisë në favor të Kosovës, por e kundërta e saj, dhe ajo që duhet të del në pah, Serbia e ka projektuar më herët një program të tillë, një srukturë ku do shpaloset më vonë madhështia e tij, e ndërtuar nga një ndërgjegje e brishtë dhe e fshehur nën pretekstin e dobisë dhe mirëqenjës së vet.

Të krijosh miqësi me njerëz, posaqërisht në politikë me politikan të ndryshëm, por edhe lojal, mund të jetë një gjë relativisht jo aq e lehtë, sidomos kur doni të jeni njeri i sinqertë dhe serioz, që të ruash marrëdhëniet e ndërsjella përgjatë kohës, që do varet prej marrëdhënieve të rëndësishme jetike dhe raporteve që krijon, në mënyrë që të jemi të vetëdijshëm se çfarë nuk duhet të bëjmë, kur bëhët fjalë për shkëmbim teritoresh, apo pazare në mes tyre, kur dem babadem ato troje janë trashëgimi autoktone të një populli.

Ky njeri dinë të urdhëroj, por dhe të bindet urdhërave të Vuçiqit, i cili përmes një video të publikuar nga dora e tij paraqitet harta e Ballkanit, ku në vijat e saj shënohet edhe Kosova si pjesë e Serbisë, me ç’rast për njeriun që flasim nuk është në gjendje të kuptoj rrezikun e popullit të vet shqiptarë të Kosovës, ose të pakten nuk është i vetëdijshëm për këtë avanturë skandaloze, por më shumë duke qenë i dehur nga ndjenjat e pushtetit dhe populizmit, të gjitha gjërat i merr rrafsh, me madhështinë e vet, për të përkrahur kyçjen e Serbisë në çështjet shumë delikate të Kosovës, mbi të cilën fiksohet Serbia me mashtrimet dhe dredhitë politike kundër këtij vendi dhe populli.

Nga këto arsye dhe të tjera, do e quajmë të mbrapsht dhe të pa frytshme vizionin e Edi Ramës, karshi Kosovës dhe popullit të saj, dhe për t’u vënë në shërbim të kësaj doktrine të shëmtuar, jo vetëm Edi Rama, por të gjithë ata që e kanë një prapavi të njëjtë të mos hamenden se, kësaj shkolle të vjetër politike serbe i ka vdekë e ëma, që prej vitit 1999 dhe përgjithmonë.

Dhe pastaj, për mentorët e kësaj politike dhe shqiptarët e ndershëm, më produktive do të ishte me u marrë me disa kronika tjera dhe të rëndësishme, sikur që rinija e Kosovës dhe Shqipërisë po largohen me të madhe nga vendet e origjinës, përshkak të papunësisë dhe përspektivës që ua afrojnë shtetët e tyre dhe qeveritë aktuale.

Pse kryeministri shqiptar nuk e fut në përdorim së paku trurin e vogël, që ia vlenë më shumë se gjithçka tjetër, që të merret me çështjet që i takojnë, sikur do të ishte orientimi i rinisë shqiptare, pse jo edhe me martesat e tyre të gjeneratave të reja, poashtu edhe të mesme, që po u hapën dyert e një moderimi të pa lakmueshëm në hapësirat tona shqiptare nga dominimi mashkujve dhe hamshurave(pleq) serb të Serbisë, duke u martuar me femra të reja shqiptare, të cilat tregëtohen sikur në treg të bagëtive përmes “mësitëve”, një fenomen shumë i prekshëm, që dëshmon në njërën anë gjendjen e mjeruar dhe betejën për jetesë e mirëqenje, ndërsa në anën tjetër, betejen e dëshpërimit dhe mungesën e një përspektive nga ana e shtetit, ku funksionojnë ligjet skandaloze të një populli pa zot shtëpie.

Prandaj, Edi Rama, ka edhe më shumë se me çka të mirret se të bjerr kohën me Vuçiqin, duke u marrë me çështje që i konvenojnë armikut shqiptarë, duke u dëshmuar në këtë mënyrë me një politikë shumë lojale, të një niveli të cektë në kuptimin e komponentës kombëtare dhe historike të saj. Ndërsa supermental paraqitet kur del jashta teritorit të vet, dhe jep leksione globale, si një politikan i moderuar i mbarë shqiptarëve, dhe në mënyrën e tij, revizionin e gjithë asaj kulle që ndërton me luzione, qëndrimesh, akuzash e goditjesh cinike për kundërshtarët brenda  vendit të tij, hap fronte bajate në sëcilën anë kundërshtare, duke i dhënë të drejtë vetëvetës të bëjë me shtetin çfarë ai dëshiron.

Edi Rama, sa i përketë lajthitjeve dhe humbjeve të energjisë së tij, do të ishte diçka përsonale, apo edhe lokale, por jo edhe politike e intelektuale, që ka të bëjë me mirëqenjen dhe pozitën e shqiptarëve kudo që janë. Dhe, thënë pakëz më ndryshe, në hapësirën tonë të vogël apo të madhe, do promovohen vlerat e një populli dhe një kombi në përputhshmëri me të drejtat reale, që ka origjinë e gjak të përbashkët, që ka një gjuhë e histori të njëjtë e të përjetshme, sikur që është populli shqiptarë në Dardani dhe Shqipëri dhe kudo që frymon qenja e tij njerëzore. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat