Letra publike për Vjosa Osmanin dhe Albin Kurtin - vjen paralajmërimi të ndalohet ky person

Opinione

Letra publike për Vjosa Osmanin dhe Albin Kurtin - vjen paralajmërimi të ndalohet ky person

Hafiz Shala Nga Hafiz Shala Më 22 nëntor 2019 Në ora: 23:05
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

Albin Kurti dhe Vjosa Osmani si kandidatë për Kryeministër të Republikës së Kosovës, menjëherë të dalin më deklaratë të përbashkët që nuk e pranojnë një qëndrim të tillë. Ata janë kompetent të flasin që në emër të popullit të Kosovës pasi jua dhanë besimin.

Përderisa ju vërsula Edvin Kristaq Ramës për tradhtira të llojit të tij, tani sikur më mbet t’i “kërkojë falje” për këto punë të pista por, për habinë time që nuk dërgon peshë por, për habinë e Ministrisë së arsimit totalishtë të deformuar, edhe në librat e shkollave fillor të Kosovës, na paska ndodhur “gabimi teknik” ku në hartat gjeografike, Kosova e masakruar e përdhunuar, nuk figuron si shtet i pavarur, por si pjesë e Serbisë. O zot, edhe kjo po na ndodhka edhe në Kosovë. Turp. A ka diçka ma poshtërsi së kjo që Ministri i arsimit e arsyeton si gabim teknik e jo gabim më fatalitet për gjeneratat të cilat edhe përkrah ofshamave të prindërve tyre kur flasin për krimet makabër të Serbisë, mbesin të habitur së a na qenka ende shteti ynë nën Serbi. Ashtu si e ndijë vetën në këtë moment, nuk ka dënim qoftë ai edhe më burgim të përjetshëm komplet të strukturave të arsimit, të Qeverive të të dy shteteve dhe Akademive të Shkencave dhe të Arteve për një neglizhencë më pasoja të rënda politike që po i shkon përshtati politikave të Edi Ramës e Hashim Thaçit më zagaret e tyre propagandues e shpifës. Emrat nuk po jua përmendi së opinioni i gjerë i dinë ndërsa dua ta kursejë gazetën e nderuar kombëtare “Bota sot” që mos ta përlyej më këta emra.

Së këta emra po i rëndojnë emrat e tyre aq sa po rëndojnë edhe çështjen tonë kombëtare përmes bashibozukëve politik që na qenkan përbetuar para armikut tonë Serbisë së do ta luajnë lojën e djallit për aq sa ju lejohet.

O shqiptarë të përbuzur nga mafio-politike tradhtare të autorëve që ju bashkëngjiten armikut për ta tradhtuar dhe shitur Kosovën, për ta zvogëluar e zhbërë bashkë më Shqipërinë të nëpërkëmbur, Qeveria mafioze hajdute e narkomane në krye më tani bashkëdhënesin e një pjese të Ballkanit në krye më kryezëdhenësin e autorizuar nga Edvin Kristaq Rama, AleksandërVuçiqin të cilin Rama po tenton ta faktorizojë pa pëlqimin jo vetëm të Kosovës që nuk qanë kokën për të, por edhe të shteteve tjera, Kroacinë, Slloveninë, Malin e Zi dhe Bosnjën dhe Hercegovinën të cilat nuk dinë njeriu si ta quajë, shtet, gjysmë shtet apo jo shtet më Dodikun në krye. Nëse si shqiptar nuk kemi ndjejnë më që para syve tonë po na ndodhë tradhtia, nënçmimi dhe shkatërrimi duke u shkri nën kontrollin e thundrës serbe, atëherë, ose e kemi ndërruar gjakun ose e kemi ndërruar kombin ose, po e pranojmë “më dëshirë” të jemi rob të përjetshëm të robëruesve tanë historik e shekullor, Turqinë për 500 vjet ndërsa Serbinëpër 150 vjet.

Dritat e kuqe të alarmit janë ndezur në të gjitha anët, pse heshtim?. Nëse tani nuk reagojmë si komb, do të na përsëritët historia e pamëshirshme për neve më fajin e askujt tjetër përpos të tonit. Kaq në mënyrë transparente po ndodhë tradhtia dhe shitja e interesave kombëtare, asnjëherë nuk ka ndodhur në këtë mënyrë kaq të hapur pa kurrfarë droje e mos të flasim për turp i cili fatkeqësisht na u paska larguar nga mentaliteti ynë të cilin të parët tonë ani pse të pa shkollë, megjithatë na mbajtën në kursin e atdhedashurisë, besës për komb e atdhe dhe sakrificën si vepër sublime për t’u flijuar sa herë që e lypë koha.

Fatkeqësisht, kjo nuk na qenka si virtyt, nëse ju bashkangjitemi apo nuk reagojmë dhe parandalojmë këto akte fatale për kombin dhe atdheun. Ky monstrum më emër shqiptar më pajtimin edhe të kryekosovarit fatkeqësisht, po e shfrytëzojnë vakuumin politiko institucional të Kosovës deri në zgjedhjen e Qeverisë që brenda natës të marrin hapa të dëmshëm posaçërisht në suaza të marrëveshjeve ndërkombëtare si të obliguara për zbatim duke harruar së vetëm nëse populli ka luajt mend ose nëse Qeveria e re do të përkrahë një politikë apo kurs të tillë që vërtetë do të ishte kataklizëm për kombin dhe interesat e qytetarëve në të dy anët e kufirit. Kjo, nuk pranohet e as nuk heshtet. Atë që e vura si nëntitull të këtij shkrimi i cili, ndoshta duhej të ishte si kryetitull, është e nevojshme që urgjentisht të reagojnë si hap i parë i distancimit të politikave kosovare karshi asaj të Edi Ramës dhe bashkëmendimtarit dhe mikut të tij Hashim Thaçit i cili në gjendjen e tij të rëndë politiko psikike, po mundohet më manovrime dhe sjellje të dyshimta sikur nuk pajtohet qoftë më Minishengenin apo minijugosllavinë e në anë tjetër nënshkruar dokumente e elaborate për copëtimin e Kosovës. As që i beson kush as në Kosovë e as në Shqiptari. Sikur të kishim udhëheqje që nuk e kemi në të dy anët e kufirit, sikur të kishim Akademi të Shkencave dhe të arteve, sikur të kishim Ministri të arsimit të denjë e të kualifikuar. “Fan Nolit i patën thënë në kohën e Ahmet Zogut, Ministrit të Arsimit: o Halim o Halim, nuk dinë shkrim as lexim, je ministër për arsim”, gati e ngjashme më këta të sotmen sepse janë vendosur pa kriteriume kualitative por më insistimin e partive, ndoshta nuk do të ndodheshin kësi lloj gabime fatale.

Duke u nisur nga krejt këto lëvizje të dëmshme të cilat po na ndodhin, urgjentisht duhet që sa ma shpejtë të konstituohen organet dhe të formohet Qeveria e re si imperativ i kohës sepse, vonimi në krijimin e sajë, munde të ketë pasoja që na duhet kohë ti përmirësuar. Zotit Kurti dhe zoti Mustafa, ju kërkojmë që mos të kenë mospajtime për çfarëdo koftë sepse po keqpërdorët situata e vakuumit institucional, ndërsa, ju, mos silleni sikur po takohen dy delegacione apo dy përfaqësues të dy shteteve të cilat duhen të arrijnë marrëveshje ndërkombëtare e jo ndërpartiake. Zhegitjet apo mosmarrëveshjet larg asaj për çfarëdo kofshin ato, populli, nuk do të jua pranojë si të arsyeshme dhe do të zhgënjehet tej mase.

Preokupimi i juaj duhet të jetë formimi i një Qeverie më njerëz të aftë sepse detyrat që ju presin janë aq të mëdha, të rënda dhe shumë të vështira. Kohen e madhe në fillim do ta shpenzoni për ti pru gjërat në kushtet normale e pastaj të filloni më punët e juaja që ju presin. Pra, nisur nga titulli alarmues i këtij shkrimi, urgjentisht duhet të merren veshë shqiptaret në të dy anët e kufirit që të gjejnë forma dhe mënyra për të reaguar ndaj këtyre veprimeve antikombëtare. Sa i përket diasporës, ajo, si gjithmonë do të jetë e gatshme qoftë edhe më ndihmë financiare. Veproni sa ma shpejtë, më guxim e mençuri. Jemi në rrezik si komb nga njerëzit tanë më emra shqiptar. Për ta luftuar armikun, duhet luftuar së pari të keqen që e kemi brenda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat