Përkujtime më dhembje dhe krenari!

Opinione

Përkujtime më dhembje dhe krenari!

Nga: Milazim Maraj Më: 25 nëntor 2019 Në ora: 13:38
Milazim Maraj

i më zemër të madhe është populli shqiptarë. Terë botes i dhuron vlera kurse vet vuan. Popull më plot vuajtje dhe plot krenari për humanizëm, paqe dhe mirësi, për guxim dhe trimëri. A ka ndonjë ditë në vit që nuk është shënuar si përvjetor për shqiptaret,që pas përkujtimit nuk thuhet lavdi? Kërkojmë dhe urojme e lutemi që këto tragjedi të mos na përsëriten, që i keqi të zbulohet, të mallkohet, të dënohet. Përsëri vuajtje,lot, dhembje e dorasi krekoset dhe vazhdon e bënë punën e dreqit. Ndodhen pajtimet e gjaqeve por nuk ndodhi ndërprerja e gjakderdhjes. U ndal në masë të madhe hakmarrja por nuk funksionon ligji dhe përsëri vrasje dhe përsëri tragjedi e përkujtime tragjike. Dje përkujtuam dy shokë të luftës. Dy oficer të policisë. Dy atdhetarë u vranë në detyrë për ta bërë Kosovën e Lirë të Pavarur dhe të Sigurt.

Ata i shpëtuan vdekjes në Luftën e Koshares por ajo i gjeti në rrugë për në Pejë nga dorasit e porositur por nuk u bisedua kush i porositi. Nuk u kërkua, apo nuk u gjet? Apo u gjet por u heshtë? Policia dje përkujtoj njësoj si ne. Ata kishin dhembje për koleget e tyre. Po me të njëjtat dhembje madje ndoshta edhe më stresin që një ditë cilido prej tyre mund të pësojë njësoj si koleget e tyre Sebahte Tolaj dhe Isuf Haklaj, Arben Sejdiu etj. Pse u vranë policia e Kosovës dhe ushtaret e lirisë së Kosovës. Biografia e këtyre policëve është e pasur më veprimtari kombëtare dhe humane. Ishin të gatshëm të sakrifikojnë vetën për të tjerët. Por tani mbretëron heshtja, si korrozion i kohës për të dëmtuar përkujtimin dhe për të ushqyer harresën si plaf të mbulimit të krimit dhe krimineleve,projektuesve të vdekjes dhe të tmerrit, të humbjeve të vazhdueshme si peshë që pretendon të behët tradicionale.

Policet kolegë të policëve martir nuk i gjetën kriminelet as urdhëruesit që po e lajnë Kosovën në gjak pas pushimit të luftës kundër Serbisë. Organet e zbulimit nuk e gjetën motivin e vrasjes,projektuesin, financuesin, dhe arsyen për të vrarë policë shqiptarë të Kosovës. Drejtësia e Kosovës nuk shkojë më tutje për të zbuluar e sqaruar çfarë po ndodhe në Kosovën e pas luftës. Kosova është shtet dhe nëse vrasja u bë që Kosova të mos behët shtet pse shteti i Kosovës nuk zbulon ata që vranë lirinë, gëzimin për lirinë,shpresën për jetë të qetë në Kosovën e lirë? A jemi çliruar apo duhet të vazhdojmë të çlirohemi? Kjo liri nuk e ka kuptimin e plotë. Tani në mungesë të rezultateve të policisë tonë në masë propagandohet simpatia për policinë serbe( “eh po të ishin ata do ta kishin zbuluar që moti”) Po këta që bëjnë një propagandë të tillë a i takojnë klanit vrasës? Mbase po. Këto nuk janë thjeshtë vrasje.

Janë më shumë së vrasje. Më vrasjet e pas luftës nuk u tentua të vritej individi. Vrasjet ishin projekt për të vrarë institucionet e Kosovës, për të vrarë sakrificën, mundin luftën e shqiptarëve nëpër shekuj,motivin për luftë dhe jetë të qetë, sigurinë për të jetuar e prodhuar vlera materiale dhe njerëzore,shkollimin dhe ngritjen profesionale,prezantimin dhe shkëlqimin e popullit më plot vlera intelektuale, humane dhe paqësore. Këto vrasje, pjesë e projektit antishqiptarë pretendojnë shpërnguljen tonë nga trojet tona të lara më gjak që dhjet shekuj. Pretendojnë që të na shndërrojnë në popull shtegtarë që mbesim rrugëve të botës duke qëndruar në mes të kërkesës për jetë të qetë e të sigurt dhe mallit për atdhe. Zgjohuni brez i ri! Zgjohuni sot, se nesër do të jetë vonë. Sa më herët pasojat për ju do të jenë më të vogla nëse ende mundë të flitet për pasoja të vogla. Shteti nuk behët më kriminel. Lavdi të rënëve. I përjetshëm qoftë kujtimi për të shtrenjtit tonë.

25.11.2019 Pejë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat