Vetëdija (e fjetur) pas një fatkeqësie!

Opinione

Vetëdija (e fjetur) pas një fatkeqësie!

Nga: Esad Dujaka Më: 27 nëntor 2019 Në ora: 12:57
Shqipëri

E papritura natyrore goditi një pjesë të Shqiperisë! Mori jetënat e njerëzve të të gjitha moshave. Shqiptarët, andej e këtej Drinit, por edhe ata të mërgates, e bashkëndjen thellë në shpirt këtë fatkeqësi, dhe u munduan përmes formave më të ndryshme të ndajnë dhembjen vëllazërore e mbi të gjitha njerëzore, me atë që përjetoi Durrësi me rrethinë...

Solidariteti po vazhdon dhe do të vazhdojë edhe në ditët në vijim! Ata njerëz nuk do ta ndjejnë veten të vetmuar!

Por, një brengë kam: A ndjeu kush përgjegjësi morale nga kreu shqiptar për atë që erdhi si e papritur por që i gjeti njerëzit në ndërtesa hotelesh e shtëpi banimi të cilat do të konstatohet - ku NUK JANË PËRFILLË NORMAT MË ELEMENTARE NGA NDËRTIMTARIA E ARKITEKTURA DHE SIGURIA PËR JETËN E NJERËZVE?!

Kam pritur, si akt moral, që sot në mëngjes, të ipte DORËHEQJA KRYEMINISTRI SHQIPTAR,z.EDI RAMA!

Deri në këto momente këtë nuk e bëri e as që e paralajmëroi!

Kam pritur se ndonjë ministër gjegjës i lëmisë përkatëse do të thonte se ndjejë thellë në vetëdije atë që iu ngja njerëzve fatzi,por askush nuk po ka zemër e fytyrë të dalë para popullit shqiptar! PSE?Edhe çka duhet athue të ndodhë TJETËR që dikujt PËRGJEGJËS  t'i zgjohet e t' i flas VETËDIJA?!

Kaq për këtë aspekt të anës tjetër kësaj fatkeqësie, që goditi papritur natyra këta njerëz të cilët nuk janë e nuk do të jenë vetëm as tash e ASNJËHERË tjetër...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat