A është ky qëllimi i vizitave të shumta të ambasadorëve në zyret e LDK-së?!

Opinione

A është ky qëllimi i vizitave të shumta të ambasadorëve në zyret e LDK-së?!

Drilon Rrahmani Nga Drilon Rrahmani Më 28 nëntor 2019 Në ora: 14:03
LDK në takim me ambasadorin e SHBA-ve, Philip Kosnnet.

A është ky qëllimi i vizitave të shumta të ambasadorëve në zyret e LDK-së?!

Që prej 6 tetorit, kur diheshin rezultatet jozyrtare të zgjedhjeve, e gjithashtu edhe fakti se Vetëvendosja dhe LDK-ja do ta formojnë qeverinë e re, ambasadorët huaj në Kosovë, shkuan shumë shpesh në zyret e Lidhjes Demokratike e Kosovës, madje si asnjëherë më parë.

Njësojë si qytetarët e Kosovës të cilët mendojnë se ka ardhur fundi i keqqeverisjeve, ashtu edhe ambasadorët e huaj po e mendojnë të njëjtën gjë, madje ata po duket se duan të ndërhyjnë që të ketë një qeveri stabile, të pa korruptuar dhe për të mirën e qytetarit.

Në bazë të një analize personale, vizitat e shpeshta të ambasadorëve në zyret e LDK-së po bëhen për disa arsye.

1. Ata kanë besim të plotë në këtë koalicion, ku e shohin epokë të re në pavarësinë e Kosovës këtë bashkëpunim i cili pritet të jetë pa krim e korrupsion.

2. Ambasadorët e huaj e donë Albin Kurtin kryeministër dhe nuk dëshirojnë aspak që LDK-ja ta përfshijë këtë post në tavolinën e bisedimeve.

3. Ambasadat e huaja nuk dëshirojnë që posti i presidentit të bëhet shkaktarë që LDK dhe VV të mos e arrijnë koalicionin, për shkak se besojnë se këto dy parti mund ta çrrënjosin krimin dhe korrupsionin në Kosovë.

4.  Ata dëshirojnë që ministria e drejtësisë t’i takojë LDK-së, për shkak se, Lëvizja Vetëvendosje ka në mesin e tyre komandantë të luftës, për të cilët të huajt mendojnë se mund të ketë sabotazhe për Gjykatën Speciale.

5. Gjithashtu edhe për ministrinë e jashtme, kanë hezitim që atë ta marrë Vetëvendosja, për shkak të papërvojës së tyre në politikën e jashtme si dhe për gjuhën e ashpër që zyrtarët e Vetëvendosjes kanë përdorur kundër evropianëve, duke mos iu nënshtruar “urdhrave” të tyre, ashtu siç mund ta bëjë LDK-ja.

Ndryshe, menjëherë pas zgjedhjeve të 6 tetorit, Lidhja Demokratike e Kosovës filloi ta diskutoi edhe postin e kryeministrit, nën arsyetimin se marrëveshja duhet të bëhet në parim, pa shikuar rezultatin e zgjedhjeve, mirëpo vizitat e shpeshta të ambasadorëve, si duket kanë ndërruar mendjen e LDK-së.

Gjithashtu, Albin Kurti ka qenë progresiv në raportet me ambasadat e huaja në Prishtinë, ku në zyrën e tij ka pritur shumë ambasadorë të huaj, përfshirë edhe ambasadorin e SHBA-ve, Philip Kosnnet, të cilin e ka takuar më shumë se njëherë.

Ndërsa sot pasdite pritet që LDK dhe VV të zyrtarizojnë marrëveshjen e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat