E shkruar me 28 nëntor 2019

Opinione

E shkruar me 28 nëntor 2019

Nga:  Rexhep Gashi Më: 28 nëntor 2019 Në ora: 19:07
 Rexhep Gashi

Kisha dashtë që këtë shkrim ta filloj me një urim siç e do rendi për këtë festë. Po disi për ҫudi fjalët s’po mundem t’i formuloj. 
Në vend të saj desha shumë me ju shpreh ngushëllime të sinqerta, të gjithë atyre që humbën më të dashurit e tyre dhe pësuan trauma të rënda fizike dhe psikike në vendet si: Durrës, Thuman, Kurbin – në Shqipërinë e anës tjetër të lumit Drin, nga tërmetet vdekjeprurëse të ditëve të fundit, kur edhe po i shkruaj këta rreshta. 

Ndoshta fjalët më të qëlluara në këtë rast më duken: “bëhuni të fortë e qëndroni se është fatkeqësi nga natyra – ka ardhë nga Zoti i madhërishëm që siç i ka krijuar njerëzit edhe i ka marrë”. 

Është një vegëz që siç thuhet për të pas më shumë kurajo apo me gjetë vend për gajret – siç  themi shpesh. 

Kur është përhapur lajmi i rëndë në Kosovë (në këtë anë të lumit Drin) – ka qenë një kushtrim për ndihmë me gjithë forcat tona për vëllezërit dhe motrat e dëmtuara nga tërmeti. 

Për arsye që dihen: për të shpëtuar jetë njerëzish. 
Për të ofruar ndihmë vëllazërore në ditë të vështira. 

Në këto raste natyrisht nuk kursehet asgjë, por  për ne në Kosovë ishte  arsye jetike, arsye shumë më e madhe. 

Kosovarët më mirë se kush do tjetër e dinin se çdo të thotë të shpëtohen jetët e si të solidarizohemi me dhimbjen e njerëzve në nevojë – kujtimet nga lufta në Kosovë janë ende të freskëta, si sot, (Edhe pse kanë kaluar 20 vite). 
Edhe ne kosovarët patëm shumë humbje të të afërmve, dëme materiale, trauma fizike dhe psikike, por dallimi është se ato nuk ishin fatkeqësi natyre – jo nga Zoti i madh. Ato ishin të planifikuara dhe të organizuara nga vetë njerëzit ose nga përbindësh që duken si njerëz. Shumë prej këtyre dihen me emër, edhe sot qëndrojnë në pozita edhe nuk janë penduar por ndihen krenarë për këtë. 

Por këta njerëz as nuk u penduan as nuk kërkuan falje, po edhe sot punojnë natë e ditë që të na pengojnë ndoshta edhe përgatisin një tragjedi të re me përmasa edhe më të mëdha për ne. 

Është fatkeqësi që këta njerëz gjithnjë e më shumë po marrin fjalë kryesore me takime të nivelit të lartë si ndërkombëtare edhe rajonale dhe diktojnë kushtet e veta të ndihmuara nga forca qëllim këqija që po zënë vend për ditë e më shumë rreth nesh. 
Populli jonë në dy anët e lumit Drin si atëherë (1999) edhe sot (2019) u bashkua dhe u bë si një i vetëm duke ndihmuar njëri tjetrin, vëllau -  vllain, familja - familjen.  

Populli ynë e ka thënë qartë: “Miku është mik e armiku armik”, po gjithë ashtu edhe thënien tjetër: “nuk më tremb egërsia e armikut, por pabesia e mikut”. 

Armikun e dimë armik dhe mbrohemi me çka kemi, por me mikun duhet të jetë ndryshe. 
Po prej këtij populli (andej dhe këndej lumit), të dalim nga gjiri i këtij populli me këmbëngulje dhe kryeneqësi mendojnë dhe veprojnë pa asnjë kusht të arsyeshëm në drejtim të bashkëpunimit me po të njëjtin armik – sikur asgjë nuk ka ndodhur. 

Pra të harrojmë të kaluarën dhe armikun që s’ndalet asnjëherë ta konsiderojmë si mik dhe të bashkëpunojmë me të (një vend të bëhem bashkë pa kushte ujku dhe delja). 

Edhe e drejta ndërkombëtare nuk i amniston tërë jetën e vetë kriminelët e luftës e si ti amnistojmë e t’i harrojmë zemrat tona, zemrat e nënave tona, popull i tërë. 
Ndoshta juve disa (2-3) të dalë nga ky popull që keni të drejtë jeni më të mençur më largpamës apo ndoshta edhe keni diçka personale. 

Por ju them me bindje se rrallë ndodh një popull i tërë të jetë në lajthitje e të keni vetëm ju të drejtë.  
Prandaj kjo ditë 28 Nëntor 2019 (ditë e shënuar në histori), po edhe ditë e vështirë për njerëzit në anën tjetër të Drinit. Po edhe ditë e ndihmës dhe e solidaritetit nga këndej Drinit të jetë ditë që ju të reflektoni dhe të mendoni shumë herë para se të merrni hapin e radhës që prek këtë popull të mrekullueshëm për nga edhe keni dalë…       
Autori është politikolog

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat