Origjina e “BlackFriday”, apo “E Premtja e Zezë”!

Opinione

Origjina e “BlackFriday”, apo “E Premtja e Zezë”!

Nga: Sali O. Kabashi Më: 30 nëntor 2019 Në ora: 13:08
Sali O. Kabashi – Historian

Çdo vit, apo rreth një muaj para fundit të vitit, bizneset e shumta e aplikojnë “BlackFriday”, apo në shqip i bie “E Premtja e Zezë”. Kjo ditë shënohet një ditë pas ditës së Falënderimeve në SHBA, e që këtë vit u shënua këtë të premte me 29 Nëntor.

Shumë dyqane dhe njerëz e shënojnë këtë ditë, por pak nga ata e dinë se çka në të vërtetë donë të thotë “BlackFriday”, apo “E Premtja e Zezë”!

Në fakt, “BlackFriday” në fillet e saj si ditë e shënuar, nuk nisi si lirim apo zbritje e çmimeve të produkteve, por nisi si krizë e madhe financiare. Financierët e WallStreet, JimFisk dhe JayGould, blenë një sasi të madhe të arit, me mendimin dhe qëllimin që të rritnin të ardhurat financiare të tyre si dhe bizneset e tyre! Por, jo gjithçka shkoj si duhet! Të Premten, 24 Shtator 1869, ajo ditë që pastaj do të merrte emrin edhe si “BlackFriday”, tregu i arit u rrëzua shumë, ku me këtë rastWallStreet edhe falimentoj totalisht.

Termi “BlackFriday” për të parën herë u përdor në nëntor të vitit 1951 dhe 1952 në revistën FactoryManagementandMaintenance, ku iu referohej zakonit të punëtorëve të cilët një ditë pasFalënderimeve, bënin si të sëmurë dhe në këtë mënyrë merrnin plotë katër ditë pushim. Megjithatë ishin policët e Filadelfias ata që e krijuan emrin “BlackFriday” dhe që e lidhen me ditën pas Falënderimeve në vitet‘50, sepse të Premten organizoheshin lojërate futbollit amerikanThanksgivingfor the Army-Navy, ku kishte trafik të stërngarkuar dhe bëheshin shumë blerje në dyqanet e Filadelfias, me këtë rast policia ishte shumë e ngarkuar dhe punonte me orar të stërzgjatur, andaj ata e quajtën si “BlackFridaz” apo “E Premtja e Zezë” dhe “E Shtuna e Zezë”. Në vitin 1961, tregtarët e Filadelfias i përmirësuan sado pakë kushtet e tregtisë, me ç’rast edhe e ndërruan këtë emërtim në “E Premtja e Madhe” dhe “E Shtuna e Madhe”, megjithatë nuk arritën që në popull ta ndryshojnë emërtimin që tashmë ishte shndërruar në zakon, si “E Premtja e Zezë” dhe “E Shtuna e Zezë”! Mania apo fama e “BlackFriday”, u përhap edhe më shumë në vitet ‘70 dhe ‘80, ku edhe u rritë shumë edhe blerja po ashtu edhe shitja nëpër dyqane.

Një teori tjetër që pretendon se është e vërteta për origjinën e “BlackFriday”, është hapur në vitin 2013 ku pretendohet se origjina e këtij emërtimi të së Premtes, është në Amerikën Jugore para luftës Civile, ku në ditën pas Falënderimeve, shiteshin skllevërit me çmim të lirë.Megjithatë, faqja e internetit Snopes.com, e cila e publikoj për herë të parë këtë pretendim, e mohon këtë gjë dhe se thotë se është plotësisht i pasaktë.

Sot, shumë dyqane në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në ditën pas Falënderimeve (BlackFriday), i ulin çmimet e produkteve për të pas shitje, si dhe me këtë ditë të shënojnë edhe zyrtarisht fillimin e sezonit të festave të fundvitit.“BlackFriday”, tashmë është përhapur po ashtu edhe në shumicën e vendeve të Evropës, duke përfshirë këtu edhe Kosovën, ku ka rënie të çmimeve dhe gjenerim të shumë të ardhurave nga dyqanet dhe bizneset në përgjithësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat