Milaim Zeka në Suedi ishte një gazetar propagandues i keq, në Kosovë një matrapaz dhe politikan mashtrues… - Bota Sot
Milaim Zeka në Suedi ishte një gazetar propagandues i keq, në Kosovë një matrapaz dhe politikan mashtrues…

Opinione

Milaim Zeka në Suedi ishte një gazetar propagandues i keq, në Kosovë një matrapaz dhe politikan mashtrues…

Nga: Nafi Baxhaku Më: 30 nëntor 2019 Në ora: 18:58
Milaim Zeka

Kosova (e vogël), vend me shumë probleme të cilat po e rëndojnë jetën e qytetarëve. Kosova e vogël me shumë parti politike me lider të korruptuar, ku njerëzit (shumica prej tyre) në politikë nuk angazhohe për t’iu shërbyer qytetarëve dhe për ta zhvilluar vendin, por për përfitime (interesa) përsonale. Shumë qeveritar, pushtetar e politikan janë bërë milionera të cilët me familjarët e tyre bëjnë jetë luksoze në Kosovën e paslutës, vendin më të varfër në rajon ku sipas statistikave 34% e popullsisë jetojnë në varfëri absolute. Liderët e partive politike (të dështuara) ma shumë e permendin Evropën se sa Zotin. Kosovën, dhe qytetarët e saj  (të cilëve vite me radhë iu premtonin viza), i izoluan nga Evropa. Ata besimtar nuk janë, por shitën me qëllim për ti mashtruar qytetarët që ti votojnë.

Në fillim duhet cekur se ishte kënaqësi kur ndëgjuam se votuesit me 6 tetor të tillët nuk i zgjodhën por i ndëshkuan me vota, e njëri prej tyre ishte Milaim Zeka, të cilin Jakup Krasniqi e quajti matrapaz, për të cilin do të bëjmë fjalë në këtë shkrim.

Kështu, në një vend /jo/normal si Kosova e vogël (me më shumë se 50 parti politike), qershorin e këtij viti u regjistrua edhe një subjekt i ri politik, Partia Euroatlantike e Kosovës, e themeluar nga ish-deputeti matrapaz Milaim Zeka. Si i tillë, i vetëlavdëruar dhe i komprometuar, me PEK-un e tij në start (në zgjedhjet e parakohshme parlamentare me 6 tetor) pësuan debakël që pritej.

Unë u cudita me ata njerëz të cilët kishin pranuar të bëheshin anëtarë të një partie politike të udhëhequr nga një dallaveregji, jo vetëm me aferën disa qinda mija eurosh me vizat. Njeriun i cili e shfrytëzoi imunitetin e deputetit dhe (vitin e kaluar) e kërcënoi Prokurorin Special, Afrim Shefikun, për cka kishte reaguar edhe ambasadori amerikan në Kosovë Phillip Kosnett. Njerëzit joserioz, sidomos në politikë, nuk i do askush.

Ky ish-deputet për ti mashtruar njerëzit që ta votojnë, edhe pse nuk iu përmbahet parimeve fetare, as nuk ka shprehje dhe sjellje të një besimtari të sinqertë, e komenton Kur’anin sikurse që e pamë para kamerave të TV Besa…! Ky dallaveregji ndoshta ka menduar se është në emisionin ”Pa Rrotulla”. Cfarë joserioziteti irritues.

Athua ishte naiv Jakup Krasniqi, i cili në zgjedhjet e kaluar parlamentare Milaimit i kishte mundësuar të kandidoj në listën e Nismës? Jo, nuk ishte naiv por një envero-stalinist interesgji sikurse Milaimi. Dhe, pasi iu prishen interesat u armiqësuan. Për të shfajsuar veten Jakupi vitin e kaluar kishte deklaruar: ”Për këtë gabim timin, qytetarëve të kosovës, burrave e grave u kërkoj falje”? Jakupi me shumë vonesë e zbuloi (të përgdhelurin e tij) para opinionit si ”matrapaz”.

Kërkim falja është e mirë, por gabimet e tilla kanë pasoja negative dhe i kushtojnë shtrejt shoqërisë dhe nuk harrohen lehtë. Prandaj, matrapazët nuk e kanë vendin në Kuvend, por në kosh të plehrave. Pse një deputetë matrapaz si Milaimi, krahas shumë matrapazave të tjerë, të merr pagë afër 2 mijë euro, në një vendë të varfër si Kosova, ku paga minimale është 130-170 euro, kurse një meditje e një deputeti, qofte ky matrapaz ose heshtak/e si mumia, është 297 euro. Dhe, Zekë matrapazi, të cilit kurrë sakica nuk i pret me një vendë, në vendë se ti falenderohej e akuzon duke i thënë: ”Unë nuk kamë ndërtue shtëpi tre katshe, me ashensor, me parat e Fondit ”Vendlindja Thërret”!

Cfarë lojna e kompromise të pista janë këto? A ka këtu dicka të sinqertë, patriotike, të moralshme, etike…? Po cuditëm si kanë fytyrë këta mjerana të paraqiten para opinionit, të shesin moral dhe të lypin vota. S’kan faj këta, kanë gjetur shesh dhe bejnë pershesh. Të shhim deri kur.

Kështu këta envero-stalinista interesgji ja kishin mësyr luftës, e pastaj edhe politikës për interesa (përfitime) materiale. Si materialista (egoista) që janë, kur iu prishen interesat armiqësohen dhe ndeshën (po e përdori fjalorin e Zekës) si qentë. Dhe, sikur Kosova të ishte vend ku zbatohet ligji, njëri prej tyre do të ishte në burg, së bashku me shumë hajdutë, matrapaza, kriminela e vrasës të tjerë të cilët e varfëruan Kosovën e pasluftës.

Zekës, që ia permendi shtëpin Jakupit, ndoshta i kujtohet i ndjeri Bardhyl Ajeti, gazetari i ”Bota Sot” i cili ishte vrarë me një atentat para 14 viteve. Bardhyli ishte një gazetarë i guximshëm i cili atëherë (kur Zeka lepihej pas Jakupit e Jakupave tjerë pushtetarë) kishte shkruar për shtëpin e Jakupit, duke e pyetur nga i kishte marë patar…? Athua pse deri me sot nuk u zbuluan porositëst as vrasësit, jo vetëm të gazetarit Bardhyl?

Milaimi që ia mësyu politikës për interesa përsonale e jo për ti shërbyer popullit, kishte harruar me qëllim, se ishte, dhe është njeriu më i përfolur (si shembull për të keq), për joserizitet, për rrena, për skandale, provokime, për fjalor të pistë, banal e ofendues, jo vetëm në sallën e Kuvendit të Kosovës, ku në mënyrë më primitive e keqpërdori foltoren, por edhe në studiot televizive (viti 2017), kur pati edhe përplasje fizike… Dhe, ky Milaim martapazi, që na rikujton sjelljet e Sheshelit të Serbisë, priste që ta votojnë shqiptarët e Kosovës!

Dhe, sipas rezultateve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (të një muaji e gjysmë më parë), Zekës i dhanë goditje të rëndë, të merituar, dhe ate duke filluar nga fshati i tij i lindjes, Abri e Epërme, ku kishte marrë 9 vota. Kurse PEK e tij në nivel vendi muar 1065 vota, apo 0.14%. Tepër largë nga shifra 13% sa kishte premtuar (me fjalë boshe) mashtruesi Zeka. Besojë se kësaj humbje të pritur, jo vetëm të M.Zekës me PAN-ista, dhe fitores së LVV dhe të Albinit, iu është gëzuar shumica e popullit shqiptar.

Në fillim të këtij shkrimi e përmenda Zekën si një propagandues të keq në Suedi. Ai në fletushkë (”Lajmëtari” 04.11.1993). thoshte: ”A mund ta ndihmojmë popullin duke bërë politikë trapazonash”? Nuk i pëlqente politika paqësore e Dr. Rugovës. Në reagimit timë, duke e njohur, e kamë pyetur: A e din ti Milaim me cfarë politike po merresh? Nuk e kishte publikuar reagimin, as nuk ishte përgjigjur në pytjen time. Jetonte në Suedin demokratike, por me mentalitetin komunist envero-stalinist. Atëherë, sikurse kishte deklaruar vet Zekë Zeza, ishte dashuruar në diktatorin e kuq Enver Hoxha.

Dhe, kur është fjala për këtë gazetarë, Qibrie Hoxha, kryetare e USHSH në Suedi, në një shkrim me titull: ”Jehona e një dezinformate” mes tjerash thotë: ”Me 23.09.’94. në valet e programit të paret ë Radio Suedisë gazetari M.Zeka në lidhje me raportin e Amnesti Internaciona për situatën në Kosovë citon fjalët e Kryeministrit dr.Bukoshi, fjalë të cilat nuk i thotë vetë kryeministri në shiritin e lëshuar nga biseda me te… Me rastin e ndarjes së Cmimit për Paqe Presidentit Rugova nga Fondacioni Danez… me 20 shkurt ”gazetari” MZ. që ishte prezent në këtë ceremoni, dërgoi raport në emisionin e ”Ditarit” në të cilin ”njofton” dëgjuesit se gjëja një pjestarë nga suita e Presidentit Rugova paska shkaktuar incident dhe paska sulmuar fizikisht një danez anëtarin e Komisionit të Halsinkut për Danimark”. (Besa Nr.7-8, 1996). Prandaj bëhet pytja: A e ka gazetari obligim (etik) të informojë drejt opinioni, apo ta gënjen ate?

Ky ishte gazetari, dikush i thoshte gazetaruc, Milaim /dez/informuesi në Suedi, i cili ndoshta ka pas për qëllim që ti bind miqtë suedez e danez se cmimin nuk e meritojn shqiptarët. Kurse sot në Kosovë, me pafytyrësi (për ti mashtruar njerëzit të cilët nuk e njohin mirë) shpesh po fërkohet rrethë emrit e të madhit Ibrahim Rugova. Por, dallaveregjiu ku të shkon prap mbetet dallaveregji i urryer. Populli i ka kuptuar dredhit e të tillëve dhe nuk i votojë sepse matrapazat, hajdutët e të korruptuarit nuk e kanë vendin në Kuvend, por në burg dhe ne plehra. Shqiptarët po zgjohen, s’kakompromisë.

Kjo u pa në zgjedhjet e 6 tetorit ku sipas rezultateve, M.Zeka, sikurse  e ceka më sipër, aty ku e njohin më së miri, në Abri e Epërme, vendlindjen e tij, mori 9 vota, në Drenas 95 vota, në Skenderaj 62 vota. Kjo tregon se sa /se/ do Drenica, në emër të cilës krekoset Zeka i mjerë. Kurse partija e tij PEK në nivel vendor mori 1.078 vota, apo 0.14%, dhe nga diaspora, ku thoshte se e ka bazën (e për të cilën asgjë s’kishte bërë), i mori vetëm 14 vota. Prandaj, ky është dështim total i ish-deputetit ’aktiv’ (matrapazit) M.Zeka. Dhe, që është edhe më keq, në Kosovë, ku turicfarë njeriu zyrtarizohet si kandidat për kryeministër, s’ka as s’mund të priten dorëheqje morale.

Nuk është cudi pse ky i mjerë nuk fitoi vota as sa islamisti Gëzim Kelmendi i partisë Fjala, të cilin vite më parë e kishte cilësuar si ”jashtetokesor”. Kush voton kësi politikan ngucakeq të urryer?

Në tv T7 në muajin gusht, për publicitet, ky mashtrues kishte gënyer se i kishte siguruar hotel Presidentit Rugova, për cka e kishte demantuar me një reagim Dega e LDK-së në Suedi, ku thuhet: ”Ai kurrë nuk ka qenë as përkrahës i Presidentit Rugova… Përkundrazi gjatë një dekade ka penguar cdo aktivitet të organizuar në Suedi, e ka mohuar dhe ka dezinformuar”, shkruan gazeta (”Bota Sot”, 15.08.’19). Kjo dmth. Zeka gazetarë dezinformues në Suedi, deputetë matrapaz e gënjeshtar në Kosovë. Dhe, prap nuk ndalet duke bërë llap-llap. Sa irritues.

Me stilin e tij prej demagogu i reagon Degës së LDK-së në Suedi, duke thënë: ”Për do që po hanë molla në Suedi dhe Norvegji”. Cfarë kundër-argumente janë këto? Kaq është /jo/serioz ky ish-deputetë. Athua e di vet Zekë zeza se cka po hanë në Kosovë? Ndoshta e ka marë (dhe e ka kuptuar) selamin që ja dërgojë diaspora shqiptare.

Lidhur me deklaratat e M.Zekës, Xhek Rexha thotë: ”Ka njerëz qe e ngojn e i besojn nje tupanxhije mashtrues anti LDK e anti Rugovë qe 29 vite…”, përcjell gazeta ”Bota Sot”.

Jamë cudit me ata të tvT7, etj. Kanale televizive të cilat, në vend se ta bojkotojnë, po e ftojnë në emisione. Per interesa të veta po i japin mundësi një rrenci e matrapazi për të bërë propagandë, duke u vetëlavdërua, e për tu sharë me fjalë të pista, me u rrahë e me i trishtue shikuesit, pa i pas borxh, dhe me i /dez/informuar shqiptarët. Kujt po i shërbejn, dhe a mund të durohen kësofar budallaki?

Zekë matrapazit që me përalla po i imponohet opinionit, e të cilit iu kishte shishmuar deputetlleku, i pamerituar, derisa ishte këtu në Suedi nuk ishte angazhuar për organizimin e mërgatës. Nuk ka qenë së paku anëtarë i ndonjë shoqate kulturore shqiptare, as i ndonjë dege të ndonjë subjekti politik, as anënarë i ndonjë komisioni ajonal të Fondit 3%, të cilin e paguanin mërgimtarët (jo vetëm nga Kosova) të cilit jetonin me ndihma sociale, kurse Zeka i punësuar nuk e paguante 3%! As kaq pak nuk kishte qenë në gjendje të bënte sakrifica materiale për popullin e Kosovës ky njeri që sot po shitet si patriot. I ka kursyer parat për ti blerë ato 6 banesat që i ka deklaruar. Me shqiptarët pa interesa personale nuk ka bashkëpunuar, por me JAT-in e shkieve po. Dhe ky i mjerë me PEK-un priste që të merrte vota nga diaspora. Dhe, vërtetë i morën, por vetëm 14 vota. Dhe prap nuk ndalet duke bërë llap-llap-llap.

Gazetari norvegjez, Paul Refsdal i cili kishte qenë reporter gjatë luftës në Kosovë, në një rrëfim për portalin ”Periskopi” për Zekën thotë: ”Shtirej si ushtar dhe filmonte UCK-në, me pas ato pamje ua shiste agjencive ndërkombëtare. Ai dukej shumë i interesuar për para”.

Kjo dmth. se Zeka ishte një interesgji në Suedi, interesgji në luftë, mashtrues në paqe dhe matrapaz në politikë. Prandaj, kështu nuk iu shërbehet interesave të popullit, por të djallit dhe të vetes.

Unë kamë qenë i angazhuar rrethë organizimit të aktiviteteve të mërgatës shqiptare në Suedi, për cka kishim biseduar edhe me Zekën, dhe i brengosur lidhur me përcarjet të cilat i shkaktonin disa  individ të cilëve iu kishte bërë mendja kobure dhe kërcënonin me vdekje presidentin Ibraahim Rugova, kur neve shqiptarëve na duhej më së shumti bashkimi dhe uniteti, në reagimin tim, i pa botuar, kamë thënë: Kamë bindjen se këta si Milaimi, sikur të kishin mundësi do ta fillonin luftën në Kosovë vetëm për ta marë pushtetin (i cili faktikisht nuk ekzistonte) ashtu sikurse që vepruan socialistët vitin e kaluar (më ’97-tën) në Shqipëri.

Ngjarjet që pasuan këtë më së miri e dëshmuan… Menjëherë pas luftës e pamë ne dhe e gjithë bota se kush qenë ata të cilët e kapën pushtetin dhe si vepruan, duke zhvatur popullin dhe duke i vra kundërshtarët politik gjatë këtyre 20 viteve në Kosovën e shumëvuajtur e hallemadhe, nga ku është larguar dhe vazhdimishtë po do të largohet rinia jonë. Sa e dhimbshme…

Mirë u bë që në zgjedhjet e parakohëshme me 6 tetor dual humbës edhe Milaim matrapazi, i cili aspak nuk është ma i mirë se ata të cilët e patën (kapën) pushtetin e që e identifikojnë veten si krahu i luftës. Shpresojmë se në qeverin e Albin Kurtit nuk do të ketë vend për ministra dhe deputetë me aktakuza për keqpërdorim të detyres zyrtare dhe për korrupsion, sikurse që kishte në qeverin Haradinaj, mesin e të cilëve edhe mashtruesi Milaim Zeka. Ky ishte ish-deputeti më i pa kulturë i cili e /keq/perdori foltoren e Kuvendit për t’ua sharë nënën deputetëve të LDK-së dhe të PDK-së. Po sikur të kishte pushtet (dhe forcë) me shumë cka do të kishte bërë ky envero-stalinis me kundërshtarët?

Ju kujtohet ky gazetar i pa etik kur i kishte kërcënuar dhe ofenduar me fjalë më banale gazetaret në një konferenc për media në Aeroportin e Prishtinës. I njëjti vazhdimisht ka shkaktuar incidente dhe probleme në publik, për cka shumë njerëz janë ndier keq, e të cilat mund të përfundonin, jo vetëm me grushta, por me pasoja tragjike. Cka vlenë kërkim falja e të tillëve, që i lëshojnë fjalët si lopa baglën, pas pasojave aqë të rënda, sidomos kur ato veprime c’njerëzore përsëriten shpesh? Cfarë luksi idiotesk është ky? Si të respektohet një gazetar, ose një deputetë i cili nuk e respekton opinioni?

A kishte të drejtë Ibrahim Kelmendi kur shkruante: ”Mjafton vetëm ky emër: Milaim Zeka(?!) Vetëm ky emër mjafton për prezentim të kriminalitetit, i cili zhurmon për patriotizëm dhe ndershmëri, adhurohet dhe votohet për parlament nga naivët injoranta, por që teresinë e angazhimeve te tij e kanë dominuar  angazhimet diversioniste dhe kriminale!”? ”Revista Drini”

Zeka dikur imponohej, por sikurse e ceka më sipër, nuk punonte as nuk kontribuonte për mërgatën shqiptare, duke thënë se me mirë kuptohet me suedezët se sa me shqiptarët në Suedi, kurse tani në Kosovë, ky matrapaz interesgji pa parime, po bashkëpunon me shqiptar pushtetarë hajna të fondeve të luftës e të pasurisë së popullit, dhe kur ja prishin interesat vetë i kritikon! Tipik një ish envero-stalinist (naiv) dhe provokator i pa përmirësueshëm të cilin nuk e kishte ndryshuar as Suedia demokratike, nga ku ky mashtrues (që ka deshirë gjithnjë të jetë në qendër të vëmendjes, e që sot po fërkohet rrethë emrit të Ibrahim Rugovës), kokë më vete i kishte dërguar buket me lule për ditëlindjen e 75-të diktatorit vrasës të shqiptarëve Enver Hoxhës! Kjo, në kohën kur shqiptarët vetëm pse kërkonin leje për ti vizituar të afërmit (familjarër) në Kosovë, internoheshin nëpër kampe, kurse Zekë Zeza (por jo edhe akademikët kosovar), viziton Shqipërinë. Ndoshta si shpiun i Sigurimit të Shtetit, ose si gay pasi e paska dasht diktatorin  Enverin.

Në një intervist në emisionin ”Oktapad” pa u skuqur as pa u tururpëruar ky matrapaz thotë: ”Unë vetëm e kam dashur Enverin. Ta duash dikë asnjëherë nuk ben mëkat…” jep fetfa Zekë demagogu, i cili nuk tregon në cfarë relacioni e paska dashtë diktatorin vrasë në kampet e të cilit (1944-1990). kishin vuajtur 59.009 njerëz, dhe 7.022 të tjerë të vdekur për shkak të kushteve të internimit, sipas një raporti të publikuar me 2016 nga Instituti i Studimeve për Krime dhe pasojat Komunizmit (ISKK) në Shqipëri. Nuk thuhet kot: ”Kungulli nuk shkon gjithmon mbi ujë”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat