Kosova dëshmi e krizës morale të drejtësisë ndërkombëtare

Opinione

Kosova dëshmi e krizës morale të drejtësisë ndërkombëtare

Nga: Nga Rexhep Torte Më: 30 nëntor 2019 Në ora: 22:30
Rexhep Torte

Gjykata Speciale në Hagë e ka vënë në shënjestër Kosovën viktimë dhe po e anashkalon Serbinë agresore gjenocidale dhe kriminele.

Serbia vrau 1441 fëmijë shqiptarë në agresionin gjenocidal të viteve 1998/1999.

Këta fëmijë edhe po ti kishin lënë në savanet plot egërsira të Afrikës nuk do ta pësonin këtë tmerr që e pësuan nga Serbia.

Në mesin e këtyre fëmijëve të vrarë kishte edhe fëmijë duke pi qumësht në gjoksin e nënave.

Serbia këtyre fëmijëve ua shujati ëndërat për lojërat dhe gëzimin fëmijëror. Ua ndërpreu të drejtën që të shkollohen e rriten. Ua ndërpreu mundësinë që të jetojnë dhe shijojnë jetën.

Nuk ka mizori më të skajshme se sa tua marish jetën këtyre fëmijëve të njomë.

Shqiptarët nuk vajtën në Beograd për të vrarë serbë.

Ishte Serbia që kreu agresion gjenocidal në Kosovë duke angazhuar 40 mijë ushtarë, paramilitarë dhe policë serbë të armatosur gjer në dhëmbë dhe të shoqëruar me tanke, autoblinda dhe altileri te rëndë, të cilët në Kosovë kryen krimet më të rënda që njeh historia e njerëzimit.

Në një emision televiziv në RTK të Prishtinës më datë 19 Nëntor 2019 patëm rastin të shikojmë një reportazh rrënqethëse nga eksodi i shqiptarëve në Kosovë i viteve 1998/1999. Ky reportazh me pamje dhe intervista autentike deshmoi edhe njëherë në mënyrë reale, bindëse dhe faktike gjenocidin tmerrues që Serbia e kreu në Kosovë.

Nga këto rrëfime direkte dëgjuam se ushtria, paramilitarët dhe policët e Serbisë ua vinin flakën shtëpive shqiptare, ua mernin shqiptarëve nga duart stolitë e arit dhe paratë duke i urdhëruar me fjalët “ikni në Shqipëri për ju ska vend në Kosovë”.

Gjatë eksodit për në Shqipëri grupe tjera të ushtrisë, të paramilitarëve dhe policëve të Serbisë, i ndalonin kolonat e shqiptarëve të rraskapitur e të urritur, ua rrëmbenin fëmijën që e kishin më afër dhe u drejtoheshin me fjalët, “Nxirrni kaqë e kaqë mijëra marka ose fëmijën do ta vrasim.”

Nëse shqiptarët nuk kishin para fëmija vritej pamëshirshëm para syve të të gjithëve.

Një nënë gjakovare sypërlotur rrëfente se një mbrëmje në shtëpinë e tyre ishin futur ushtarët serbë dhe i kishin gjetur duke hëngër darkë. I kishin pyetur familjarët e trishtuar se çka kanë për darkë. Shqiptarët ishin përgjegjur se janë duke hangër bukë e groshë.

Në ndërkohë me gjakftohtësinë më të madhe ushtarët serbë e kishin vrarë një fëmijë para syvë të familjarëve e kishin copëtuar dhe copat e mishit i kishin futur në tenxheren me groshë, duke u thënë “tani hani groshën me mish”.

Këto janë disa nga rrëfimet për krimet serbe ndaj shqiptarëve në Kosovë.

Serbia gjatë agresionit gjenocidal në Kosovë vrau e masakroi më shumë se 13 mijë shqiptarë të pafajshëm, në mesin e tyre gra pleq e fëmijë.

Dhunoi 20 mijë femra shqiptare në mënyrën më shtazarake.

Rrëmbeu 1630 shqiptarë të të gjitha moshave e gjinive fati i të cilëve ende nuk është zbardhur.

E shkatëroi dhe e bëri shkrumb e hi Kosovën.

Themelimi i Gjykatës Speciale në Hagë është presedant, turp dhe paraqet krizë morale të drejtësisë ndërkombëtare.

Kjo Gjyaktë i ka vënë vetes detyrë ta anashkalojë Serbinë agresore gjenocidale dhe kriminele, e ti përndjekë ushtarët liridashës të UÇK-së, që mbronin nderin dhe pragun e shtëpisë.

Gjykata speciale në Hagë në këtë mënyrë është duke i shkelur të gjitha normat pozitive juridike, etike dhe njerëzore ndërkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat