Qeveria e dështuar nuk siguroi as vaksinë kundër gripit!

Opinione

Qeveria e dështuar nuk siguroi as vaksinë kundër gripit!

Nga: Ismail Muqiqi Më: 1 dhjetor 2019 Në ora: 19:33
Ismail Muqiqi

Dështimet e kësaj Qeverie në ikje janë të shumta, dhe po reflektojn në jetën dhe shëndetin e qytetarëve të Kosovës.

Po afrohet fundi i vitit kalendarik, ndërsa qytetarët presin para Qendrave Shëndetësore, për ta marë vaksinën kundër gripit.

Për fat të keq ata nuk arriten të vaksionohen për shkak të pa përgjegjësis dhe dështimeve të Qeveris. Të gjitha vendet e Ballkanit me të cilat kufizohet Republika e Kosovës, qysh në Tetor kanë siguruar vaksinën kundër gripit për qytetarët e tyre.

Shtrohet pytja; Mos edhe kësaj radhe Europa na ka faj për dështimet tona?

Me mijëra pensionist të Kosovës me probleme shëndetësore kanë humbur shpresën besa edhe durimin duke pritur dhe shpresuar se më në fundë do të vaksinohen dhe do ta mbrojnë shëndetin e tyre.

Se ku qëndron shkaku për këto vonesa të Qeveris-të Ministris së Shëndetësis, pasi që Qeveris në ikje ka kohë që i ka humbur rruga në oborrë.

Nëse problemi qëndron te mungesa e financave, e kuptojmë se shpenzimet e kësaj Qeverie duke i rehatuar militantët partiak, familjarët, miqët, dajët, nipat etj. Këta e kanë tundë bugjetin e shtetit. Këto dështime të kësaj Qeverie po dalin informacione dhe raporte të shpenzimeve të ministrave, zv-ministrave të këshilltarëve të ndryshëm, të cilët ishin pa Cv dhe pa profesionalizëm të cilët e gllabruan pa mëshir bugjetin e shtetit, duke udhëtuar nepër vendet e botës pa i sjell asnjë të mirë shtetit të Kosovës.

Kjo Qeveri vrapoj pas interesit material dhe përfitimeve personale, dhe duke shpërnda para pa asnjë procedur ligjore duke rrezikuar arkën e shtetit.

Këshilltarët e Kryeministrit të cilët shumicën nuk i njeh as lagjja apo fshati nga kanë ardhë, pa kurfar biografie e zhvatën bugjetin duke shpenzuar me qindra mijëra euro për vizita të ndryshme turistike jasht shtetit të Kosovës.

Sot në shtetin e Kosovës, kanë mbetur shuma të vogla simbolike apo fare pak mjete për rezervat e shtetit, për situatat e papritura të ndonjë fatëkeqësie natyrore, apo rreziket tjera të cilat shteti duhet ti parashikoj dhe menagjojë. Sot nepër qendrat e Mjeksive Familjare, sillen rreth e rrotull qytetarët, pleqët, pensionistët dhe gjeneratat të cilat dhanë djersë dhe mundë dhe nuk e kursyen shëndetin e tyre për shtetin e Kosovës.

Kjo mënyrë e qeverisjes duhet ti shërbej Qeveris së re, që mos ti ndodhin dështime dhe huqe të këtilla të cilat lanë gjurmë dhe pasoja në të gjitha sferat e jetës në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat