Vajtimi i demagogjik dhe sulmi jodinjitoz kundër Presidentit Rugova - Bota Sot
Vajtimi i demagogjik dhe sulmi jodinjitoz kundër Presidentit Rugova

Opinione

Vajtimi i demagogjik dhe sulmi jodinjitoz kundër Presidentit Rugova

Nga: Nga Skënder MULLIQI Më: 2 dhjetor 2019 Në ora: 09:39
Skënder MULLIQI

Me rastin e ekstradimit për në gjyqin e Hagës të Fatmir Limajt, si i dyshuar për krime të luftës, në *Kohën ditore* të datës 20 shkurt, editori Surroi, dhe njëfarë kolumnisti, Ylber Hysa, paturpësisht e sulmojnë dhe e etiketojnë presidentin e Kosovës, dr. Ibrahim Rugova. Çdokush ka të drejtë ti shfaqë pikëpamjet e veta politike lidhur me një çështje. Në këtë drejtim edhe Surroi bashkë me koristin tjetër Ylber Hysën. Por është e pajustifikueshme që të etiketohet dikush pa kurrfarë arsyetimi, me këtë rast presidenti i Kosovës, dr. Ibrahim Rugova.

Nuk është e rastsishme që Veton Surroi dhe Ylber Hysa po në të njëjtin numër të gazetës përpiqen ta denigrojnë figurën e pakontestueshme të Rugovës. Surroi, në shkrimin *Arrestimi i dinjitetit*, tërthorazi kërkoi që edhe Rugova të shkojë në gjyqin e Hagës, bashkë me Fatmir Limajn. Pse e bën këtë, vetëm ai e di. Me këtë shkrim Surroi vetëm kamuflon në mënyrë perfide mendimin e tij, dhe veten, sepse nuk brengoset fare pse Limaj ka shkuar për në Hagë. Edhe Surroin edhe Hysën i mundon vetëm pse edhe Rugova nuk është atje. Kjo vërehet qartë në shkrimin e tyre. Të gjitha deklaratat në media të njerëzve të politikës, por edhe të presidentit Rugova lidhur me rastin Limaj, ishin se gjyqi i Hagës është i pavarur, dhe me të duhet të bashkëpunojnë të gjitha vendet e dala nga lufta. Deklarata e presidentit para gazetarëve ishte pa kurrfarë tendence, dhe nuk përmbante kurrfarë cinizmi.

Ai u soll si i ka hije një presidenti, e jo si dëshirojnë ta interpretojnë Surroi e Hysa. Presidenti Rugova, shumë herë deri tani, u tregua se është figura më markante e kombit. A nuk e dëshmoi për të satën herë këtë? A nuk e dëshmoi edhe kur ishte dëshmitar kundër Millosheviqit në gjyqin e Hagës. Por, si duket sheshazi dueti i *famshëm* i *Kohës ditore* bëhët sikur kanë *harruar* këtë, ose, më mirë të themi, dëshirojnë ta shikojnë presidentin Rugova në Hagë, si të akuzuar. Aversioni i Surroit dhe i Hysës ndaj presidentit, ose apetitet e tyre karrieriste pa mbulesë, nuk kanë të ndalur. Ose janë duke i fërkuar durtë se i shalla edhe Rugova do të shkojë atje, dhe këta dy të ngjiten në politikën e Kosovës. Nuk është fare për tu çuditur në veprimet e tyre, sepse kështu janë të gjithë neokomunistët e rinj. Por ndaleni turrin pak, sepse për një gjë të tillë nuk e keni kaçikun. Po, kah na doli tash ky farë kolumnisti, i cili mer guximin të flasë dhe të bëjë një akuzë aq të rëndë për dërgimin e presidentit Rugova dosido në Hagë.

Paskan gabuar rëndë të gjithë shqiptarët, që nuk e kanë bërë Surroin kryetar e Hysën kryeministër të Kosovës. Ndoshta keni dëshirë ti brohorisni edhe Rugovës: *bravo Rugova që na lëshove rrugën*. Kurse për fatmir Limajn keni klithur *bravo Limaj*, për shkak se jeni gëzuar që ai ka shkuar atje, e më nuk i frikoheni atij. Ju nuk e keni ndjenjën e dhimbjes, por vetëm të kamuflimit. Surroi pas luftës së UÇK-në e quante fashiste, kurse tash gjoja po i mbron vlerat e saj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat