Presidenti Ibrahim Rugova ishte dhe mbeti misionari më bindës i të gjitha kohërave

Opinione

Presidenti Ibrahim Rugova ishte dhe mbeti misionari më bindës i të gjitha kohërave

Nga: Nga Hysen Ibrahimi Më: 2 dhjetor 2019 Në ora: 10:10
Hysen Ibrahimi

Karakteristikë e veçantë e juaja qe, mënyra e të komunikuarit, mënyra e sjelljes me njerëz të niveleve të ndryshme, ku ne kemi hetuar se Ju keni ditur t’i motivoni të gjithë për të punuar dhe vepruar për pavarësinë e Republikës së Kosovës e në mesin e tyre jemi edhe ne, mërgata shqiptare, që kurrë nuk deshe të na thoshe ”diasporë”. Nga kjo mënyrë e juaja e komunikimit, keni ditur çdoherë ta nxirrni arsyen bindëse mbi të kaluarën dhe vuajtjet e popullit Shqiptar dhe theksimin e arsyes për pavarësinë e Republikës së Kosovës, të cilën mënyrë e ke përdorur edhe me ne, mërgatën. Janë këto krahasime tuajat, i dashur President Rugova, që shtrihen në rrafshin kombëtar me kuptimësi tërësisht perëndimore dhe marrëdhënieve që keni krijuar me burrështetasit e vendeve më të zhvilluara të botës së qytetëruar.

Sot ekziston një mori i takimeve tuaja të evidentuara, të shkruara, të botuara e të përuruara , që shquhen për kah niveli intelektual, se si i keni artikuluar kërkesat e popullit, siç thamë më lart, keni ditur ta arsyetoni mëvetësinë e Dardanisë Antike, që gjendet në Gadishullin ILIRIK.

Marrëdhëniet tuaja, i dashur President Rugova, me shtetet më me ndikim në botë, sikurse me Shetet e Bashkuara të Amerikës, Anglinë, Gjermaninë, Francën, Italinë, që nuk ishin të rastësishme, e që ju i dinit shumë mirë se ndikimi më i fuqishëm ishte po ashtu Vatikani, ku të gjitha rrugët kalojnë përmes tij.
Si vizionar i Madh i fundshekullit XX dhe fillimshekullit XXI, që ishit dhe mbetët i dashur, President Rugova, u bindëm thellësisht se ju kishit prirje të thella, me bindje të fuqishme se, duke pasqyruar vlerat, kulturën dhe historiografinë e mirëfilltë të kombit Shqiptar, që doli si risi për botën perëndimore, disi e panjohur për shtetet me ndikim, dhanë një kuptim të ri me dimensione të reja në qarqet botërore, sepse bota nuk i kishte këto të dhëna.

Madje, si risi e kësaj politike të mençur, i dashur Presidentit Rugova, për të reflektuar me vlera kombëtare, e binde botën, i binde shqiptarët kudo që ishin, sikurse edhe ne mërgatën shqiptare, sa sot fitohet përshtypja te çdo shqiptar se Ju, President i dashur, mbetët si misionari më bindës i të gjitha kohërave, si ideator i rrugëtimit drejt pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Ne jemi në rrugën tënde.

URIME DITËLINDJA I DASHUR PRESIDENT RUGOVA, PËRJETË DO TË TË JEMI MIRËNJOHËS.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat