Katastrofat natyrore- mungesë sistemi paralajmërues ndaj tyre

Opinione

Katastrofat natyrore- mungesë sistemi paralajmërues ndaj tyre

Nga: Prof.Dr.Nijazi Halili Më: 2 dhjetor 2019 Në ora: 14:55
Prof.Dr.Nijazi Halili

Tipi i krizave të paparashikuara përjashton mundësin krejtësisht elementin parandalues. Pra, në ketë tip krizash ndërhyrja bëhet vetëm mbasi ato shpërbejnë ose së paku kur shfaqin shenjat e dukshme të tyre.   Mirëpo, sistemi i paralajmërimit të hershëm dhe ndërhyrja parandaluese janë më rëndësi jashtëzakonisht të madhe sepse ulin rrezikshmërinë e krizës, intensitetin, pasojat e saj dhe shpejtojnë e lehtësojnë zgjidhjen.   Krizat e paparashikuara i japin këto mundësi.

Në qarqet e eksperteve të krizave ekziston debati sipas të cilit “nuk ka kriza të paparashikuara, por ka paparashikueshmëri njerëzore  apo teknologjike ndaj tyre”.

Madje edhe në rastin e krizave apo katastrofave natyrore, shumë  ekspert mendojnë  se gjithsesi parashikimi në një farë mase dhe për një periudhë të caktuar kohe ekziston.

Pavarësisht këtyre debateve, ne kur klasifikojmë tipin  e paparashikuar të krizave do të kemi parasysh jo aq një papritshmëri absolute të tyre, sesa një mungesë përgatitje ose mungesë sistemi paralajmërues ndaj tyre. Në fund të fundit tipi i krizave të papritura vjen duke u limituar në përpjesëtim   të zhdrejtë me rritjen e kapaciteteve parashikuese, paralajmëruese njerëzore dhe teknologjike.

Kështu që, në teorinë e krizave do jemi të detyruar të pranojmë tipin e paparashikuar të krizave .  Ky tip i krize, siç merret me mend  është nga më të rrezikshmit dhe me pasoja nga më të rëndat.

 

Krizat e paparashikuara janë disi jashtë natyrës që i intereson studimit tonë. Gjithsesi, nuk janë jashtë natyrës së krizave në tërësi.

Megjithatë janë të paparashikuara, ky tip krizash nuk mund të konsiderohet si i pamundur për të ndërhyrë, së paku për të reduktuar dëmin, për të margjinalizuar apo izoluar atë dhe për të ndërmarrë masa për lehtësimin e njerëzve  e materialeve të prekura prej tyre.

Kjo varet nga sistemet që janë ndërtuar në atë që quajmë “sistemi i ndërhyrjes se shpejtë të emergjencave”.

Në raste të krizave të paparashikuara, aftësia e shteteve, e institucioneve të menaxhimit dhe zgjidhjes së krizave shfaqet në shpejtësinë e reagimit, ndërhyrjes, të menaxhimit, të izolimit dhe të zgjidhjes së krizës më mënyrë efektive.

Natyrisht, krijimi i strukturave të reagimit të shpejt  varet shumë nga kapaciteti ekonomik, ushtarak, teknik, teknologjik,logjistik dhe menaxhues i shtetit apo institucioneve ndërkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat