Pse u shty marrëveshja për koalicion ndërmjet Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike? - Bota Sot
Pse u shty marrëveshja për koalicion ndërmjet Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike?

Opinione

Pse u shty marrëveshja për koalicion ndërmjet Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike?

Nga: Ismail Muçiqi Më: 2 dhjetor 2019 Në ora: 18:17
Ismail Muçiqi

Në kohën kur i gjithë Kombi Shqipëtarë është në ankthë për pasojat që i shkakëtoi tërmeti në Shqipëri menduam dhe shpresuam se më në fundë udhëheqja politike gjithandej si në Shqipëri një ashtu edhe në Kosovë do të vedisohet.

Do të vedisohet, dhe do të punoj për interesat e popullit. Qytetarët e Kosovës pas zgjedhjeve të 6 Tetorit dhe pas numrimit maratonik të kutive të votimit, më në fundë më shpres dhe entuzijazum po e presim me pa durimë marrveshjen e këtyre dy partive për kualicion për ta formu Qeverin e re. Audienca kosovare dhe mjetet e informimit qendruan sot në për hallet e Parlamentit të Kosovës duke pritur nënshkrimin e marrëveshjes ndërmjet Albin Kurtit dhe Isa Mustafës edhe pse paralajmrimet për një marrëveshje të tillë ishin deklarue që nga fillimi i harmonizimit të programit e kjo u tha edhe para dy dite se programi Qeveris është i harmonizum qindpërqind ndërmjet këtyre dy partive marrveshja nuk u nënshkrue sot. Sipas informatave që po rrjedhin problem apo vështirësi po paraqesin kërkesat e partive politike ,për të marr sa më shumë pozita dhe Ministri qeveritare.

Liderët të cilët po negocjojn për një marrëveshje të cilën po e pret populli, ndryshimin e madh duhet ta din se nese deshton marrveshja do të ngoditën pa mëshir me të gjitha format demokratike nga votuesit të cilët e dhan verdiktin e vet. Lidhja Demokratike e Kosovës e cila në zgjedhjet e fundit në saje të kandidatës për Kryeministre zonjës Vjosa Osmanit ja këtheu fuqinë dhe unitetin kësaj partie nëse dështon të formoj Qeverin me Vetëvendosjën, do të goditët rëndë në rend të par nga elektorati i vet si dhe do ta zbeh imazhin që kishte më herët. Ka ardhur koha që liderët e pa përgjegjshumë, kaleristët të cilët e kan ngulfat dhe lodh popullin e shum vuajtur të lëshojnë rrugë dhe tu dhan shanc gjeneratave të reja të cilat u verifukuan dhe jan të gatshme të marin përgjegjësi,që me punë dhe sakrific ta bëjn Kosovën shtet normal. Në fundë po theksojm se Kosova gjindet në udhëkryqë, përshkak të shum rrethanave gjeopolitike dhe gjeostrategjike kush do qoftë nga partit poitike liderët e tyre apo klanet që po rrin nën hije për të marr pozita që e pengojn formimin e qeveris së re do ti dënoj populli dhe do ti mallkoj Zoti.

Prandaj Kryetari i Lidhjes Demokratike Isa Mustafa bashk me Partin e ti, në momentin e pikërishëm kur po pritet marrveshja me Lëvizjen Vetëvendosje, ka rol historik për ta bërë Qeverin dhe institutcionet e shtetit, këtë nuk e thom une por e tha dhe po e thet populli.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat