Isa, a po do edhe një nuse me ta gjet! - Bota Sot
Isa, a po do edhe një nuse me ta gjet!

Opinione

Isa, a po do edhe një nuse me ta gjet!

Nga: Kimete Berisha Më: 3 dhjetor 2019 Në ora: 09:09
Kimete Berisha

Ty a të erdh dita me çu kry', me qitë kajde, jo po du kështu, jo tash po du kështu.
Jo tash valla po du kështu.
Se t'kemi hasret ty e paska mbet e ardhmja e Kosovës n'ty, nëse ti (aman) pranon me na mëshiru.

Hiç, asnjë dëshirë s'ta kisha plotësu.
Bëhu vetë President mbasi je kaq 'car', tuj e ditë veten se s'të do kush veç ju ke ra hise LDK-së e i more në qafë rininë (bashkë me atë gorillën e Podujevës).

Me juve Hashimi ka lu qysh ka dashtë, mos shitni mendë, plus ka shkru libër kundër Rugovës, e sa herë ka pas kohë të lirë ua ka plotësu dëshirën 'nekrofile' me ua vizitu varrin e Rugovës.

Ju më shumë s'doni, veç me ua vizitu varrin e Rugovës, se çelësi i ardhërisë suaj është varri.
Dhe planprogrami juaj i vetëm për të ardhmën e Kosovës është varri i Rugovës.

Po qesh bota me juve.
Ju, shkoni aq larg në çmenduri sa festoni ditëlindjet e të vdekurve.
Plus hujiteni nëse nuk u bashkangjitet krejt Kosova në festë.

Lë bre allaile. Njerëzit nuk shkojnë te varri i prindërve të tyre, sidomos shqiptarët që shquhen për 'antipati' ndaj varrezave, që për syreta i vizitojnë veç për Bajram.

Ju njohim, të gjithëve Ju njohim.

Kem mbajtë ymyd që ndryshimi vjen prej VV, se sa për ty të njohim, a ka punë e keqe në të cilën s'keni qenë pjesëmarrës.

Hashimi bile ka 'luftu' nëse jo me pushkë, me fjalë...po ti, ku e more ti gjithë këtë karasevdallak, me qitë kushte, me qitë shkelma...e m'u lazdru.

Ju a po e kuptoni se s'jeni interesant, mjafton edhe tri-katër ditë zhagitje e marrëveshjes dhe harroheni.

Ka kush e do Kosovën pa kushte.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat