Marrëveshja VV-LDK! - Bota Sot
Marrëveshja VV-LDK!

Opinione

Marrëveshja VV-LDK!

Drilon Rrahmani Nga Drilon Rrahmani Më 3 dhjetor 2019 Në ora: 14:42
Isa Mustafa dhe Albin Kurti

Dy ish partitë opozitare nga legjislatura e kaluar, Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, janë shumë afër nënshkrimet të marrëveshjes për koalicionin qeverisës, mirëpo të dyja po i ndan ndarja e ministrive dhe postet politike.

Të dyja po gabojnë kur duan t’i marrin disa ministri të caktuara, të cilat mund të dështojnë me to.

Kështu, Vetëvendosja nuk duhet ta mendojë që ta marrë ministrinë e punëve të jashtme, për shkak të papërvojës së tyre në politikat e jashtme, pra këtë ministri duhet t’ia lë LDK-së, pasi kjo e fundit ka kuadro të mira për ta udhëhequr këtë dikaster.

Ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës nuk duhet t’i marrë ministrinë e punëve të brendshme dhe atë të drejtësisë, pasi dihet që më herët kjo parti i ka pasur këto ministri, por që lë për të dëshiruar.

Këto dy ministri duhet t’i takojnë patjetër Vetëvendosjes, për shkak se vet Vetëvendosja është formuar dhe ngritur si parti për shkak të gjuhës së tyre të ashpër kundër krimit dhe korrupsionit. Nëse Vetëvendosja ia lë LDK-së këto ministri, elektorati i VV-së do të jetë i zhgënjyer dhe do ta ndëshkojë këtë parti në zgjedhjet e ardhshme.

Gjithashtu, posti i presidentit nuk duhet të jetë i rëndësishëm, pasi kjo nuk garantohet që nga tash, për shkak se duhen 2/3 e votave për t’u zgjedhur presidenti i ri, apo 81 vota të deputetëve në Kuvend. Pra, LDK-ja duhet të mendojë edhe te votat e opozitës, edhe nëse Vetëvendosje ia jep të gjitha votat.

Posti i padiskutueshëm duhet të jetë ai i kryeministrit. Populli vendosi që Albin Kurti të jetë i pari në zgjedhje, si individualisht ashtu edhe me parti, e kjo nuk duhet të jetë në tavolinën e diskutimeve, e as në marrëveshjen mes dy partive.

Ndarja e ministrive duhet të jetë 5 me 5, kryeparlamentari LDK-së e gjithashtu edhe presidenti LDK-së. Emri që mbajnë këto pozita duhet të jetë i fortë në mënyrë që pozita të jetë e fortë, e jo si në rastin e Atifete Jahjagës.

Ndonëse emri i Isa Mustafës po përflitet për president, këtë nuk duhet ta marrë ai. Një kombinim i tillë: Albin Kurti kryeministër, Vjosa Osmani presidente, Kujtim Shala ose Lumir Abdixhiku kryeparlametar, do të ishte treshja më e mirë që ka pasur .

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat