Ka po shkon koalicioni, dy atllar me i hu (nuk) ngulen?! - Bota Sot
Ka po shkon koalicioni, dy atllar me i hu (nuk) ngulen?!

Opinione

Ka po shkon koalicioni, dy atllar me i hu (nuk) ngulen?!

Nga: Ragip Guraziu Më: 4 dhjetor 2019 Në ora: 10:06
Ragip Guraziu

Koalicioni VV-LDK, që u bë pas zgjedhjeve parakohshme parlamentare të 6 Tetorit,në mes të ty subjketeve politke fituese,po na le të kutojmë se qind për qind do dështojë,sipas deklaratave të dy subjketeve,tani që po bëhen publike,Vetëvendosje nëpërmes  të forti Glauk Konjufcës,derisa LDK-ja nëpërmes të fortit të Lumir Abdixhiku. Tani,carat e mëdhenjë,Albin Kurti dhe Isa Mustafa,nuk do takohën më,dhe NUK KA MARRËVESHJE....

Ende pa u formuar Qeveria e Re,i doli ngjyra edhe kësaj pune...

Sepse kështu po deshirojnë Albin Kurti,Kryeministri i ardhshëm dhe Isa Mustafa që ka ngul në postin të Presidentit,dhe kështu opcioni i tret,normal që shkohet në zgjedhje.

Po në rastse  do ndodhë kështu,do fitoi i treti,siç thuhet në një proverb popullore,ku rrokën dy veta,gjithnjë fiton i treti.

Vetëvendosje po paramendon se ; po qe shkohet në zgjedhje do i fitoi vet votat e votuesve për të formuar Qeverin e Re,që sipas autorit të këtij shkrimi,jo se do dalin fituese,por votat do i humbin gjysmën e tyre të dy partneret e koalicinit qind për qind.

Çfarë po ndodhë mes LDK-së dhe VV-së

Ja kush thotë: LDK të shkojë në opozitë, të bëhen bashkë VV-PDK se janë një familje

 Ish-Ministri i Kulturës nga radhët e LDK-së, Astrit Haraqija, ka thënë se Hashim Thaçi do ta determinojë nëse do të bëhet koalicioni Vetëvendosje-LDK.

Haraqija ka thënë se si ka ardhur situata po të ishte ai në strukturat e LDK-së, do të sugjeronte që kjo parti të qëndronte në opozitë.

Ish-zyrtari i LDK-së ka thënë se megjithatë, është pozitive që VV dhe LDK kanë mbajtur disa takime për të harmonizuar programin.

Haraqija ka thënë se do të shihte mirë që në Kosovë të bëhen dy blloqe politike e që, sipas tij, Vetëvendosje duhej të bashkohej me PDK-në, ndërsa LDK-së t’i bashkoheshin anëtarësia e larguar e dikurshme dhe disa zyrtarë të lartë që tashmë janë në AAK.

Ai ka thënë në media se është e çuditshme se pjesa dërmuese e ankesave në PZAP kanë qenë nga Vetëvendosje, e që, sipas tij, ajo ka dashur ta vonojë procesin zgjedhor.Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e LDK-së, Lumir Abdixhiku, përmes një postimi në Facebook, i ka reaguar ashpër deputetit të VV-së, Glauk Konjufcës, pasi ky i fundit bëri disa deklarata ndaj LDK-së.

Abdixhiku, në shkrimi tij thotë se marrëveshjet e mosmarrëveshjet mes partnerëve - po qenë e po u panë si të tillë njëmend - zgjidhen mes vete, sy më sy, e jo me ofendime nëpër studio televizive.

Sipas deputetit të LDK-së, deklaratat e pamatura dhe pa kohë, po e vendosin mundësinë e bashkëpunimit disa hapa prapa.

Ja shkrimi i tij:

Marrëveshjet e mosmarrveshjet mes partnerëve - po qenë e po u panë si të tillë njëmend - zgjidhen mes vete, sy më sy, e jo me ofendime nëpër studio televizive.

Deklarata të pamatura dhe pa kohë e vendosin mundësinë e bashkëpunimit disa hapa prapa. Ndoshta dhe ky është qëllimi.

Propagandë për propagandë jemi ngopur mjaftë. Por nëse e kanë njëmend, me respekt ndaj njëri tjetrit e me respekt ndaj vullnetit qytetar, këtu jemi. Plot 28 deputetë të 206 mijë votuesve kosovarë.

Tronditet sërish Vetëvendosje në Prizren- po ndodhë një përplasje tjetër brenda partisë

Mytaher Haskuka, Kryetari i Komunës së Prizrenit ka dal pasditen e sotme me një konferencë për media pas aktakuzës ndaj tre drejtorëve aktual nën qeverisjen e Lëvizjes Vetëvendosje.

Haskuka këtë aktakuzë ndaj Levent Kasëmit (LVV), Drejtor i Shërbimeve Publike, Fejzë Kabashit (LDK), Drejtor i Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Refik Shaqirit (NDS), Drejtor për Kadastër dhe Gjeodezi, e ka quajtur të pa bazë.

Por ky problem komunal si duket Vetëvendosjes do t’i sjellë një tronditje tjetër brenda partisë.

Haskuka përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se plani i disave ka qenë që me çdo kusht të ngritet padi ndaj tij.

Albin Kurti nuk duhet ti marrë gjërat me humor se çka po i ndodhë atje,siç i ndodhi me Shpendin dhe ndarjen e VV-së

Pas ikjes nga VV-ja Shpend Ahmeti më në fund ish partia amë, VV-ja, po ia heq maskat, sepse po duket ashiqare që interesi i daljes së Shpendit nga VV-ja ka qenë lakmia e lidhjes së fortë e të ngushtë me krimin, për çka ka qenë i penguar në masë të madhe gjatë mandatit të parë nga bashkëpartiakë të tij që nuk e kanë dashur një inkriminim të tillë.Çka të bënë vetja s'ta bënë askush dhe veç i yti t'i di të zezat më mirë. Por tani duhet të shtrohet një pyetje tjetër, se çka ka pritur dhe çka po bën dhe pse nuk po vepron Prokuroria Speciale - PSRK , dhe pse po e vazhdon këtë heshtje e bllokim të hetimeve sipas kallëzimit penal kundër Shpend Ahmetit e Liburn Aliut në PSRK, e që dihet se janë bërë që nga viti 2016 e nuk po e shtyn përpara këtë rast Kryeprokuroria e Shtetit as ajo Speciale.

Lëvizja "Vetëvendosje" tanimë ka kohë që po e akuzon hapur kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti, se po lejon ndërtime pa leje në kryeqytet për përfitime të veta, duke thënë se edhe pjesa shtesë e kompanisë 'Albi Mall' është ndërtuar pa leje LEGALE NDËRTIMI dhe se Ahmeti e ka promovuar këtë kompani nëpërmes formave të ndryshme të veprimit. Madje ish-partia e tij po e akuzon Shpend Ahmetin se ai është edhe bashkaksionar në kompaninë që ka sjellë disa brende botërore në 'Albi Mall', duke përfituar personalisht Shpend Ahmeti dhe duke mos pasur fare leje ndërtimi në 'Albi Mall'.

Ndryshe Albin Kurti flet si kryeministër

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti pasi shpalli fitoren dhe foli si kryeministër para mediave, iu bashkua festës së simpatizantëve të VV-së në sheshin kryesor të qyteti të Prishtinës.

Në këto zgjedhje, të drejtë vote kishin më shumë se 1 milion e 900 mijë qytetarë. Ndërsa sipas KQZ, në zgjedhje morën pjesë 42,68% të votuesve, shifër kjo që tregon një rritje krahasuar me zgjedhjet e mëparshme.

Albini duhet të jetë në dijeni se votat e qytetarëve të parakoshshme parlamentare të 6 tetorit e vënë atë Kryeministër të Kosovës dhe pak më ndryshe tani se derisa  lider i VV-së, pak më ndryshe tani, se thuhet një fjali polpullore: Puna asgjë, dëmi në derë.

Koalicioni VV-LDK, që u bë pas zgjedhjeve parakohshme parlamentare të 6 Tetorit,në mes të ty subjketeve politke fituese,po na le të kutojmë se qind për qind do dështojë,sipas deklaratave të dy subjketeve,tani që po bëhen publike,Vetëvendosje nëpërmes  të forti Glauk Konjufcës,derisa LDK-ja nëpërmes të fortit të Lumir Abdixhiku. Tani,carat e mëdhenjë,Albin Kurti dhe Isa Mustafa,nuk do takohën më,dhe NUK KA MARRËVESHJE....

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat