Nëse vazhdojmë kështu e shkatërrojmë të tashmen dhe të ardhmen tonë

Opinione

Nëse vazhdojmë kështu e shkatërrojmë të tashmen dhe të ardhmen tonë

Nga: Dibran Demaku Më: 4 dhjetor 2019 Në ora: 10:35
Dibran Demaku

Kishin kaluar vetëm dy muaj që Serbia na kishte pushuar nga puna dhe ne tashmë ish punëtorët e Radiotelevizionit të Prishtinës kishim mbetur në rrugë.Në fillim,kur Serbia kishte pushtuar me polici ambientet e Televizionit tonë(me 05 korrik 1990) nga organet udhëheqëse na ishte thënë se shumë shumë pas tri javësh do të ktheheshim në vendet tona të punës!Por,kishin kaluar dy muaj dhe kishte nisur i treti e Serbia nuk e kishte ndërmend të lëshonte pe! Ajo,pra Serbia vazhdonte me programin e saj anti shqiptarë dhe mbyllte ndërnarrje e fabrika,duke i flakur në rrugë punëtorët shqiptarë!

Ne,pra,ish punëtorët e Radiotekevizionit nuk ishim të vetmit që ngelur në rrugë!Armatës së të përjashtuarve nga puna brenda ditës i shtoheshin mijëra të tjerë!Serbia kishte shpallur botërisht programin e saj për dealbanizimin e Kosovës,që do të thotë serbizimin e saj,dhe sipas programit të saj nuk i duheshin më punëtorët shqiptarë!
Ne armata e të papunëve kishim mbetur në rrugë pa asnjë shpresë se do të bëhej ndonjë gjë për të ardhmen tonë!Shëtisnim rrugëve të Prishtinës mbase do të takonim ndonjërin që dinte më shumë për fatin tonë!Por,përveq ndonjë fjale premtuese se do të bëhej mirë,nuk do të dëgjoje tjetër!Se kur do të bëhej mirë nuk e dinte askush!

Në njërën nga ato ditë do ta takoja njërin Nezirin(Sefaj) i cili i dëshpëruar me atë çfarë ndodhte me ne(në suaza kombëtare) në mes tjerash do të më thonte:Serbia vetëm në këta dy muaj ka shkatërruar gjithëçka në jetën tonë,saqë edhe sikur nga ky moment të pushonin masat e saj,do të na duheshin afro dhjetë vite që të arrinim aty ku kemi qenë vetëm dy muaj më parë!...

Pastaj Serbia do të vazhdonte me programin e vetë!Për tetë-nëntë vite do të vazhdonte të shkatërronte gjithçka shqiptare në tokën e Kosovës!Ne,shqiptarët,duke mos patur zgjidhje tjetër merreshim me improvizime!Njëri nga këto improvizime(dhe ndoshta më i dëmshmi edhe për të ardhmen tonë)ishte ai i bërë me arsimin!...Improvizimi i shtëpive-shkolla dhe arsimimi i fëmijëve në to po na hakmirret tani!Të arsimuarit e atyre viteve tash janë kudo:edhe në arsim edhe në kulturë,edhe në çdo lëmi të jetës!...

Por,jo vetëm kaq:Edhe më keq e për faqe të zezë e bëmë arsimin në liri!Ditëm të bëjmë lloj-lloj kolegji e universiteti,për të dhënë diploma për të zgjedhurit tanë,edhepse ata nuk dinin as bazat elementare të drejtëshkrimit të gjuhës, nuk dinin as bazat elementare të matematikës e kështu me radhë?!
U dhanë diploma për persona e individë të caktuar,për t‘i shndërruar në pr e dr,që deri pak para luftës numëroheshin ndër mësuesit apo arsimtarët më të dobët!Duke i bërë të tillët me tituj e diploma Pr e Dr dhe pastaj duke i vendosur të tillët në ballë të arsimit,arritëm këtu ku jemi sot!

Nëse të tillët nuk i largojmë një orë e më parë nga organet drejtuese të arsimit Pisa do të na nxjerr çdo herë të fundit!Por,kjo nuk është më tragjikja:Më tragjikja është ajo se ne kështu me vetëdije(dhe për interese klanore) vazhdojmë të shkatërrojmë ta tashmen dhe të ardhmen tonë?!...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat