Miku ynë gjerman, Manfred Weber, vjen me porosi të qartë; në Kosovë në krye të institucioneve duhet të vijnë gjeneratat e reja..! - Bota Sot
Miku ynë gjerman, Manfred Weber, vjen me porosi të qartë; në Kosovë në krye të institucioneve duhet të vijnë gjeneratat e reja..!

Opinione

Miku ynë gjerman, Manfred Weber, vjen me porosi të qartë; në Kosovë në krye të institucioneve duhet të vijnë gjeneratat e reja..!

Rexhep Elezaj Nga Rexhep Elezaj Më 4 dhjetor 2019 Në ora: 17:31
Manfred Weber

Kryetari i Grupit të EPP-së në Parlamentin Evropian, Manfred Weber, pas takimit me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa, para mediave deklaroi, se; “Është e rëndësishme që në Kosovë të vjen gjenerata e re në krye të institucioneve, sepse njerëzit po e braktisin vendin..”!

Pra, vizita e sotme e z. Manfred Weber, në Prishtinë, në asnjë rrethanë të mundshme nuk ishte e rastësishme, por as vetëm një vizitë e thjeshtë në emër të Grupit të EPP-së të PE-në bërë LDK-së, si anëtare e EPP-së që është, si dhe as takimi i tij me kryetarin, Isa Mustafën në selinë e saj, nuk kishte vetëm karakter bilateral midis dy partive simotra të qendrës së djathtë evropiane..!?

Sepse, asnjëherë dhe në asnjë rast vizitat e niveleve të larta diplomatike siç ishte kjo e sotmja e kryetarit të Grupit të EPP-së në PE-në, z. Manfred Weber në Kosovë, nuk mund të përkufizohet ekskluzivisht në suaza partiake, veçanërisht kur vetë shefi i Grupit të EPP-së në PE-në shkon personalisht për vizitë në cilido vend të botës. Meqë, sipas normave protokollare diplomatike si dhe peshës politike që ka një vizitë e tillë, pranë shkaqeve bilaterale ajo nuk mund të mos ketë edhe arsye tjera, siç është tani rasti i zvarritjes së formimit të qeverisë së re në Kosovë, për faktin e qartë, ngase mosfunksionimi normal i institucioneve të Kosovës për një kohë kaq të gjatë qëkur ka rënë qeveria “Haradinaj”, si dhe vonesat (lexo: pengesat) kaq të gjata për formimin e qeverisë “Kurti”, qëkur kanë përfunduar zgjedhjet e 6 tetorit 2019, përveç se kjo ngecje i ka shkaktuar dëme të mëdha vet shtetit dhe zhvillimit ekonomik të Kosovës, por edhe BE-së dhe PE-në bashkë me institucionet tjera ndërkombëtare ngërçi politik në Kosovë vazhdon ta pengon punën tyre dhe organeve të saja, së pari angazhimet kundrejt Kosovës, siç është dialogu me Serbinë, liberalizimi i vizave, ajo e Gjykatës speciale, etj..!?

Prandaj, pa e ditur saktësisht se çfarë është biseduar në takimin e z. Weber me kryetarin e LDK-së, nga konferenca e tij me gazetarë para selisë së saj në Prishtinë, rezulton qartë se ai kishte ardhur në Kosovë me porosi, ndoshta edhe me kërkesa konkrete, sidomos për Isa Mustafën, që sa më para të formohet Kuvendi dhe qeveria e re e Kosovës, dhe se gjeneratave të reja duhet dhënë mundësinë që të vijnë në krye të institucioneve të shtetit. Mbase, duke i dhënë me kuptuar faktin se politikanët e vjetër janë bërë pengesë për zhvillimet e reja në Kosovë, kur tha qartë dhe prerazi; “vullneti i qytetarëve në Kosovë përmes zgjedhjeve është i qartë, qytetarët e kanë shprehur vullnetin e tyre për të ardhmen, dhe gjëja më e rëndësishme është që gjeneratave të reja t’i jepni perspektivë, sepse njerëzit po e braktisin vendin tuaj”..!?

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat