Dënimi 2 vjet burg për Teodosijeviqin, reagim i ashpër nga kreret e Beogradit, reagon Thaçi por nuk e përmend Vuçiqin - Bota Sot
Dënimi 2 vjet burg për Teodosijeviqin, reagim i ashpër nga kreret e Beogradit, reagon Thaçi por nuk e përmend Vuçiqin

Opinione

Dënimi 2 vjet burg për Teodosijeviqin, reagim i ashpër nga kreret e Beogradit, reagon Thaçi por nuk e përmend Vuçiqin

Nga: Ragip Guraziu Më: 6 dhjetor 2019 Në ora: 07:31
Ragip Guraziu

Tani,kryeministri në ardhje,Albin Kurti,nuk do ketë fuqi ta ndal Vuçiqin dhe Listën Serbe,në Veri jo se jo por,mbrenda për mbrenda Kosovës,do futën ende kjo vjen si pasojë e qeverive të deritanishme,që përqafuan idet e presidentit Hashim Thaçit,që ta favarizojnë shtetin seb ne Kosovë. Do pendohen herdokur ata që u futën nënë sjetullat e Hashim Thaçit për poste,dihet ata se kush janë,sidomos Daci, Behxhet Pacolli. Ramushi,Fatmir Sejdiu,Isa Mustafa,dhe të PDK-së, që lozi Thaçi me ta si maca me miun i dergonte në Hagë një nga një,dhe tani për ta e me ta e solli Gjykatën e Hagës në Kosovë,për të dënuar Luftën e bashkëluftëtarëve të tij,vetën dhe për favorizuar Serbinë me Vuçiqin,dhe Listën Serbe në Zemrën e Serbisë, në Veri të Mitrovicës, duke reaguar me këtë rastë THaçi,por pa e zënë në gojë fare Vuçiqin.

Rakiq: Nëse Teodosijeviqit i vërtetohet dënimi edhe nga Apeli largohemi nga të gjitha institucionet

 Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq tha sot se dënimi me dy vjet burgim i Ivan Todosijeviqit, për shkak të deklaratës se masakra e Reçakut ishte fabrikuar, do të mbahej mend si një shkronjë e zezë nga gjyqësori i Kosovës.

Sipas tij, nëse Gjykata e Apelit e vërteton dënimin, do t’i ftonte të gjitha përfaqësuesit e popullit serb të largohen nga institucionet në të cilat punojnë.

Rakiq tha në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp se verdikti i privoi serbët të drejtën e tyre për të folur, lirinë e mendimit dhe të drejtën për të thënë të vërtetën.

Ai shtoi se praktika vazhdon që serbët duhet të dëshmojnë pafajësinë e tyre, ndryshe nga të gjitha sistemet e tjera të rregulluara, ku prokuroria është ajo që duhet të tregojë fajësinë e dikujt.

Ish-ministri i Administratës dhe Pushtetit Lokal, Ivan Todosijeviq, është dënuar me dy vjet burgim pasi është shpallur fajtor për deklaratat që i kishte bërë në lidhje me shqiptarët dhe masakrën e Reçakut.

Lidhur me këtë, ai akuzohej për veprën penale “nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mos durimit kombëtar, racor, fetar apo etnik”.

Thaçi reagon pas deklaratave mohuese të masakrës së Reçakut nga Beogradi, s’e përmend Vuçiqin

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka reaguar pas mohimit të serishëm të krimeve nga ana e zyrtarëve të lartë të Serbisë, pas dënimit të ish-ministrit të Listës Serbe, Ivan Teodosijeviq, i cili Masakrën e Reçakut e kishte quajtur një ‘fabrikim’.

Përmes një postimi në Twitter, Thaçi ka thënë se politika gjenocidale serbe nuk mund të mbrohet, por duhet të denoncohet.

“Po shoh që zyrtarë nga Serbia janë duke mohuar një prej krimeve më të rënda kundër civilëve që ka ndodhur në Evropë, të konfirmuar edhe nga Gjykata për Krime Lufte në Hagë, siç ishte Reçaku. Politikat gjenocidale të Serbisë nuk mund të mbrohen. Ato duhet të denoncohen. Paqja, pajtimi, drejtësia nuk mund ndërtohen duke mohuar krimet”, ka shkruar  Thaçi. Por çka ka  Serbia me Gjykatën e Hagës për kime ku THaçi me disa bashkëluftëtarë biles ish-komandanta,disi si pajtuan ata të SHtabit të UÇK-së,e kanë miratuar në Kuvend Ligjin për krime lufte ,me votimin e Gjykatës i bie se e kanë pranuar fajsinë THaçi me gjithë komandanta dhe e kanë denuar veten,tashti e përetojnë burgun dhe e shijojnë më për së afermi.

Ish-ministri i Administratës dhe Pushtetit Lokal, Ivan Todosijeviq, është dënuar me dy vjet burgim pasi është shpallur fajtor për deklaratat që i kishte bërë në lidhje me shqiptarët dhe Masakrën e Reçakut.

Haradinaj: Vuçiq, mohuesi i masakrës së Reçakut që po favorizohet nga BE

Ramushi,kundrjet Thaçit ia përmendi Vuçiqit masakrën e Reçakut,por pse BE-në kur Ramushi nuk qenka në dijen se kush e degradoi Luftën e UÇK-së, me votimin në Kuvend,Gjykatn e Hagës për krime lufte,Dicke Marty me ju ia qeli gojën,Vuçiqit,dhe Listes Serbe në Veri të Mitrovicës,për të degraduar edhe Msakren e Reçakut,mu ata bashkëpuntorët dë dëshmuar të kasapit të Ballkanit Sllobodan Millosheviqit,se janë ata një për gjithë e gjithë për një dhe kjo është pikrisht arsyeja që më shtyrei të shkruaj këtë shkrim,dhe ti përserisë deklaratat e tyre dhe të liderve tanë politike,se sa kombtera janë serbet e sa jemi ne ?!

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka reaguar pas deklaratave të Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili tha se masakra e Reçakut është fabrikuar dhe se gjithçka është falsifikuar nga siç tha “mashtruesi botëror, hajni dhe vagabondi William Walker”.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se ky qëndrim i Vuçiqit dëshmon qartë se Serbia edhe në formë institucionale e ruan paturpësisht mendësinë kriminale e të trashëguar nga koha e Millosheviqit.

“Urrejtja patologjike e Vuçiqit ndaj shqiptarëve, po dëshmohet edhe me deklarimin e tij të fundit, se masakra e Reçakut e cila tronditi mbarë botën në vitin 1999 është e fabrikuar. Ky qëndrim dëshmon qartë se Serbia edhe në formë institucionale e ruan paturpësisht mendësinë kriminale e të trashëguar nga koha e Millosheviqit”, ka shkruar Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se është për keqardhje se si Serbia, që konsiderohet si shtet favorit nga BE-ja, vazhdon ta kultivojë urrejtjen etnike ndaj shqiptarëve dhe mohon krimet gjenocidale të saja, “duke kontaminuar kështu të ardhmen e tyre dhe duke zvogëluar shanset për paqe dhe pajtim në rajon”.

 Çitaku: Mohimi i masakrës nga Vuçiqi është çmenduri totale

Ish-ministri nga radhët e Listës Serbe, Ivan Teodosijeviq, është dënuar sot me dy vjet burgim pasi e kishte quajtur Masakrën e Reçakut një ‘fabrikim’.

Për dënimin e Teodosijeviq ka folur edhe shefi i Listës Serbe, presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, duke përsëritur të njëjtën deklaratë skandaloze të Teodosijeviqit.

Për këtë deklaratë të presidentit serb ka reaguar ashpër ambasadorja e Republikës së Kosovës, Vlora Çitaku, duke i cilësuar  si çmenduri totale mohimin që Vuçiq ia bën Masakrës së Reçakut dhe krimeve të forcave paramilitare serbe në Kosovë.

“Presidenti i Serbisë sapo ka deklaruar që Masakra e Reçakut është një krim i fabrikuar. Kjo është një  çmenduri totale”, ka shkruar ambasadorja Çitaku në twitter.

“Reçaku ishte një tragjedi e cila shpalosi dhe zbuloi para syve të botës egërsinë e vërtetë të regjimit serb në Kosovë”, ka shtuar tutje Çitaku.

Çitaku ka thënë se deklarata të tilla janë një turp për Serbinë dhe se mohimi i krimeve të kryera nga forcat serbe është i papranueshëm.

Tani,kryeministri në ardhje,Albin Kurti,nuk do ketë fuqi ta ndal Vuçiqin dhe Listën Serbe,në Veri jo se jo por,mbrenda për mbrenda Kosovës,do futën ende kjo vjen si pasojë e qeverive të deritanishme,që përqafuan idet e presidentit Hashim Thaçit,që ta favarizojnë shtetin seb ne Kosovë. Do pendohen herdokur ata që u futën nënë sjetullat e Hashim Thaçit për poste,dihet ata se kush janë,sidomos Daci, Behxhet Pacolli. Ramushi,Fatmir Sejdiu,Isa Mustafa,dhe të PDK-së, që lozi Thaçi me ta si maca me miun i dergonte në Hagë një nga një,dhe tani për ta e me ta e solli Gjykatën e Hagës në Kosovë,për të dënuar Luftën e bashkëluftëtarëve të tij,vetën dhe për favorizuar Serbinë me Vuçiqin,dhe Listën Serbe në Zemrën e Serbisë, në Veri të Mitrovicës, duke reaguar me këtë rastë THaçi,por pa e zënë në gojë fare Vuçiqin.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat