96 vjetori i martirizimit të Ahmet Shtimjes (1884-1923) - Bota Sot
96 vjetori i martirizimit të Ahmet Shtimjes (1884-1923)

Opinione

96 vjetori i martirizimit të Ahmet Shtimjes (1884-1923)

Nga: Sadri Rexhepi Më: 7 dhjetor 2019 Në ora: 12:38
Ahmet Shtimja

Në  vitet  kur  populli  shqiptar,  hyri  në  betejën  e  madhe  për  shpëtimin  kombëtar,  më  1884  Mulla  Syles  nga  Shtimja  i  lindi   djali  i  parë, të  cilin e  pagëzoi  me emrin Ahmet.  Ai  u  rrit  dhe  u  formua  në  rrethanat  e  fortunave  të  mëdha,  dhe  pati  rast  të  dëgjojë  mendimet  dhe  rrëfimet  e  shumë  njerëzve  të  mëdhenjë  të  athershëm  të  kombit  shqiptar  si:  Nexhip  Draga,  Bajram  Curri,  Hasan  Prishtina  etj,  të  cilët  përherë  u   tubuan  në  odën  e  Mulla  Sylës  në  Shtimje  që  ishte  nyje  dhe  qendër  e  rëndësishme  e  kuvendeve  të  shumta  patriotike.  Në  shpirtin  dhe  në  qenjën e  Ahmetit  u  ngulliten  ndjenjat  e  flakta  dhe ndjenjat  e  sigurta  për  shpëtimin  e  kombit.  Ai  jo  vetëm  që  i  përjeoi  në  qenjen  e  tij  i  të   gjithë  lëvizjet e  rezistencës  të  fillimit  të  këtij  shekulli,  kur  në Shtimje  dhe  fshatra   për  rreth  gërshetoheshin  shumë  ngjarje  dhe  përleshje  luftarake,  por  në  to  mori  pjesë  edhe  vet.                                                                 

Një  aktivitet  të  fuqishëm,  Ahmeti  e  bëri  në  proceset  e  lëvizjeve  të  mëdha  të  viteve  1906-1912,  kur  shqiptarët  hapën  betejat  e  mëdha  për  ekzistencën  e  tyre  morale  dhe  fizike.  Por,  për  shkak  të  tradhtisë  së madhe  që  shqiptarëve  u  bënë  turqit  e  rinjë,  si  dhe  lojrat  dinake  që  bënë  fuqitë  e  mëdha  botërore  imperialiste  dhe  shovenistët  dhe  hegjmonistët  e  Ballkanit. Atëbotë,  Kosova  dhe  shqiptarët  ngelën  në  administrimin  e  Serbisë  të  vitit  1912.  Këtë  kohë  mbi  popullin  shqiptar  të  Kosovës ra  një  perde  e  zezë  që  ishte  më shumë  se  ajo  gjatë  sundimit  opskurantist  të  Osmanlinjëve  turq.  Kosova  atë  botë  u  nënshtrua  fizikisht,  por  moralisht  asnjëherë  jo.  Këtë  okupim  Ahmeti  e  përjetoi  me  një  brengosje  të  thellë,  ashtu  siç  e  përjetuan  të  gjithë  shqiptarët.  Pas  tri  vitesh  të  okupimeve  dhe  parakalimeve  të  forcave  të  huaja,  më  1915  i  vdiq  i  ati  Mulla  Syla,  dhe  Ahmeti  mori  tërë  barrën  e  familjes  dhe  kujdesin  ndaj  popullatës  së  40  fshatrave  që  janë  rreth  Shtimjes.

Gjatë  luftrave  ballkanike  dhe  të  asaj  botërore,  Ahmeti  me  shumë  atdhetarë  të  ndershëm  i  dha  rezistencë  me  armë  hordhive  të  huaja  që  parakalonin  nëpër  trollin  e  Kosovës.  Në  ato  kohëra  dhe  më  vonë  një  miqësi  të  fortë  pati  me shumë  rezistues  siç  ishte  atdhetari  Ilaz  Bala  ( Qorr  Ilazi),  poashtu  nga  Shtimja.  Edhe  shumë  të  tjerë  siç  ishin  Rexhep  Topilla, Zija  Kosharja,  Adem  Zborci,  Kurtish  Petrova,  Mustafë  Rashtinca  dhe  shumë  të  tjerë,  qenë  bashkërishtë  të  lidhur  me  idealët  e  Ahmetit  në  zhvillimin  e  luftës  për  çlirimin  kombëtar,  e  cila  filloi  nga  Lidhja  Shqiptare  e  Prizrenit  dhe  vazhdoi  deri me marrveshjen e Kumanovës me 10 qershor të vitit 1999 dhe shpalljen e Pavarësisë së Kosovës me 17 shkurt 2008.

Menjëherë  pas  konstituimit  të  Mbretërisë  së  Serbëve,  Kroatëve  dhe  Sllovenëve,  shqiptarët  e  Kosovës, Maqedonisë  dhe  popullata  e  Sanxhakut,  themeluan  organizatën  e  fuqishme  “Xhemijeti”.  Në  të  u  antarësua  pjesa  dërmuese  e  popullatës  fshatare  dhe  të  qyteteve  të  Kosovës  dhe  Maqedonisë.  Në  krye  të  kësaj  Lëvizeje  u  vë  Nexhip  Draga,  i  cili  e  udhëheqi  këtë  lëvizje  deri  në  vdekjen  e  tij  në  vitin  1921,  pas  të  cilit  në  krye  të  saj  u  vua  i  vëllai  i  tij  Ferat  Draga.  Ahmet  Shtimja  ishte  një  ndër  aktivistët  më  të  dalluar  të  kësaj  Lëvizeje,  dhe  anëtar  i  udhëheqsisë  më  të  ngushtë  të  saj.  Pas  formimit  të  shtetit  të  Jugosllavisë  ndaj  shqiptarëve  u  bënë  padrejtësi  të  mëdha.  Filloi  terrori  dhe  reprezaljet  për  çkombëtarizmin  e  tyre,  filluan  të  vinin  kolonistët  nga  Mali  i  Zi, Hercegovina, Lika  etj.,  por  Jugosllavia  e  Pashiqit  deklarativisht  shpalli  drejtësinë  për  të  gjithë,  e  që  në  praktikë  nuk  e  zbatoi  asnjëherë,  veçanërisht  ndaj  shqiptarëve  të  cilët  i  konsideronte  si  armiqtë  më  të  mëdhenjë.  Nën  pretekstin  e  demokracisë  që  zyrtarisht  e  shpalli  shteti  i  ri  që  u  emërua  si  Mbretëria  e  Serbëve,  Kroatëve  dhe  Sllovenëve  organizoi  votimet  e  para  të  lira,  por  me  tendencë  që  në  krye  të  gjitha  njësive  territoriale  dhe  përfaqësuesve  të  vet  qoftë  nga  rradhët  e  popullatës  serbe  vendase,  ose  të  atyre  që  vinin  nga  Serbia  dhe  viset  e  tjera.  Por, populli  në  procedurën  elektorale  e  kandidoi  Ahmetin  për  postin  e  kryetarit  të  Komunës.  Pushtetëmbajtësit  bënë  rezistencë  dhe  presione  të  mëdha  që  të  mos  kandidoheshin  shqipëtarët,  ndër  të cilët  ishte  edhe  Ahmeti.  Por  populli  nuk  çante  kokën  për  këtë  presion,  dhe  fitorja  e  Ahmetin  për  postin  e  kryetarit  të  Komunës  ishte  e  qind  për  qind.  Me  tu  zgjedhur  kryetar  Komune,  Ahmeti  asnjëherë  nuk  i  zbatoi  ligjet  dhe  dekretet  e  okupatorit,  punoi  sipas  ligjeve  natyrale  të  vendit.  Si  edhe  shumë  shqiptarë  që  u  zgjodhën  në poste  të  ngjajshme,  asnjëherë  nuk  mori  rrogë,  por  atë  e  konsideronte  si  obligim  moral  ndaj besimit  të  popullatës  që  e  zgjodhën , nga  se  këtë  besim  ai  nuk  e  konsideroi  si  lojalitet  ndaj  regjimit, por  obligim  ndaj  popullit  dhe  aspiratave  të  tij.  Punoi  me  një  logjikë  e  një  luftë  dhe  rezistencë  të  pa  ndërprerë,  dhe  çdo   gjë  që  ishte  e  imponuar  si  e  huaj  e  konsideronte  si  të pa pranueshëm siç theksonte në shumë tubime për trollin  arbëror.

Për  këtë  arsye  rezistenca  e  tij  u  shpall  si  shumë  e  rrezikshme  për  regjimin, nga  se  potezi  i  tij  haste  ne  një  përkrahje  të  madhe  te  popullatës  shqiptare  jo  vetëm  të  anës  së  Shtimjes  dhe  Ferizajit, por  edhe  më  gjerë.  Shumë  njerëz  që  nuk  i  takonin  përkatësisë  shqiptare, filluan  në  mënyrë  të  hapët  dhe  anonime  të  ankoheshin,  se  Ahmeti  nuk  po  i  zbatonte ligjet  e  shtetit,  por  po  krijon  një  terren  për  revulocion  të  përgjithshëm  popullor,  për  çka  pushtetëmbajtësit,  e  konsideronin  si  nyje  të  fortë  të  qëndresës  kombëtare  të  udhëhequr  nga Hasan Prishtina    dhe Bajram  Curri  që  gjendeshin  aso   kohe  në  krye  të  Komitetit  Shqiptar  të  Kosovës.  Vetëm  besimi  i  fuqishëm  në  popull,  trimëria  e  pashoq , dhe  vetëbesimi  e  shpëtuan  nga  shumë  intriga,  pusi  të  ndryshme,  ngase  kishte  një  përkrahje  të  parezervë  nga  popullata  shqiptare.  Regjimi  i  asaj  kohe  investoi  mjete  të  mëdha,  dhe  një   angazhim  të  madh  njerëzish,  që  Shtimja  si  nyje  e  rëndësishme  të  bëhet  siç  thonin  pushtetmbajtësit  si  një  “pasqyrë  e  serbizimit  në  Kosovë”,  për çka  shihet  në  shumë  gazeta  serbe të asaj kohe. Veçmas shkruante gazeta serbe  e  Shkupit  “Juzhna  Sërbia”.  Por  atë  nuk  arritën  ta  bëjnë  për  shkak  të  rezistencës  së  popullit  të  kësaj  ane  të  cilit  i  printe  tribuni  popullor  Ahmet  Shtimja  dhe  të  tjerët.  Një  përkrahje  të  fuqishme  Ahmetit  në  këto  luftra i  dhanë  shumë  krerë  shqiptarë  të  kësaj  ane  siç  ishin:  Ymer Devetaku,  Ramë  Tershani,  Rexhep  Topilla,  Kurtish  Petrova  dhe  shumë  e  shumë  patriotë  të  njohur  të  lëvizjes  së  rezistencës  gjithëpopullore.

 Nën  prirjen  e  “Xhemjetit”  populli  shqiptar  u  bë  i  pathyeshëm,  ngase  çdo  shqiptar  qoftë  i  varfër  apo  i  pasur  ishte  në  gjendje  të  flijonte  jetën  e  vet  pa  menduar  për  idealët  kombëtare.  Ditët  e  para  të  sundimit  hegjemonist  serb,  u  shpallën  edhe  votimet  e  para  parlamentare,  kur  listat  e  veta  i  shpalli  edhe  “Xhemjeti”  me  kandidatët  e  vet  nga  radhët  e  kandidatëve  shqiptarë.  Këtyre  listave  pushtetmbajtësit  i  dhanë  rezistencë  të  madhe,  duke  u  kërcnuar  në  këtë  mënyrë:  “ Ko  glasa  za  Dzemjet,  biçe  stavljen  na  bajonet”,  Kush  voton  për  Xhemjetin  do  të  ngulet  në  bajonet. Mirëpo, krahas  këtij  kërcnimi  të  madh  që  u  manifestua  me  terrore  të  shumta,  reprezalje  dhe  burgosje  prapseprap, populli  votoi  për  përfaqësuesit  e  Xhemjetit  në  të  gjitha  nivelet  e  pushtetit.  Këto  kërcnime,  për  trimat  e  kësaj  kohe  nuk  paraqiste  fare  frikë,  ngase  ata  në  bindjen  e  thellë  të  tyre  kombëtare,  ishin  të  gatshëm  të  bëheshin  martirë  të  popullit,  dhe  për  ta  një  gjë  e  tillë  ishte  mburrje  e  madhe.

Duke  pasur  mbështetjen  e  fortë  dhe  të  parezervë  të  popullit,  “Xhemjeti”  u  bë  lëvizje  e  fuqishme  sa  fetare,  aq  më  shumë  edhe kombëtare.  Duke  arritur  forcën  e  rivalit  ndaj  partive  sunduese  serbe  të  asaj  kohe,  “Xhemjeti”  u  bë  forcë  motorike  për  vendosjen  e  shumë  çështjeve  vitale  të  shtetit  të  atëhershëm.  Për  shkak  të  një  situate  të  tillë  të  krijuar,  pushteti  filloj  të  veproj  në  atë  mënyrë,  për  të  përfituar,  e  pas  përfitimit  të  kthej  përsëri  shtypjen  dhe  reprezaljet. Në  mbarim  të  qershorit  të  vitit  1923,  u  zgjodh  një  grup  aktivisteshë  shqipëtarë  nga  radhët  e  “Xhemjetit”  ku  bënte    pjesë  edhe  Ahmeti,  që  të  shkojë  të  kryeminitri  i  atëhershëm  i  Mbretërisë  së  Serbëve,  Kroatëve,  dhe  Sllovenëve  (Mb.SKS-së)dhe  të  prezentoj  kërkesat  gjithë  shqiptare  që  për  në  ato  kushte  dhe  rrethana  ishin  shumë  revulocionare.  Me  të  arritur  në  kabinetin  e  Pashiqit,  ai për të arritur në kohë  iu  sugjeroi  që  pas  dy  javësh  do ta  vizitojë  qendren  e  Banovinës  së  Vardarit  në  Shkup  dhe  atje  do  të  pranojë  një  grup  të  zgjedhur  të  përfaqësuesve  të  “Xhemjetit”  ku  do  të  mund  të  paraqitnin  kërkesat  e  tyre.  Pas  dy  jave,  me  të  arritur  Pashiqi  në  Shkup,  grupi  tjetër  i  përbër  prej  nja  20  shqipëtarësh  të  dalluar  të  cilit i  printe  Ferat  Be  Draga  shkuan  në  Shkup.  Në  kuadër  të  këtij  grupi  të  zgjedhur  ishte  edhe  Ahmet Shtimja.  Në  emër  të  grupit  të  zgjedhur,  peticionin,  ose  më  mirë  të  themi  demarshin  e  paraqiti  kryetari  i  “Xhemjetit” Ferat  Be  Draga.  Ky  demarsh  përmbnte: a) që  xhindarëmëria  e  Serbisë  të  zëvendësohet  nga  shqipëtarët; b) kontrolli  shtetëror  (i  përbërë  nga  njerzit  e  ardhur), të  përbëhet  nga  shqiptarët; c) që  nënpunësit   nëpër  “naçelltsva” përfektuara  dhe  nënpërfektuara  krahas  Serbëve  të  inkuadrohëshin  edhe  të  rinjët  e  shkolluar  shqipëtarë, dhe ç) që  të  lejohet  mësimi  në  gjuhën  shqipe  për  shqipëtarët  në  të  gjitha  llojet  e  shkollave .   Këtyre  kërkesave,  kryetari  i  njohur  i  qeverisë  mbretërore  iu  përgjigj  me  një  fjali  të  kondenzuar.  ,,Pranoj  që  xhindarmëria  dhe  kontrolli  të  përbëhet  nga  shumica  e  shqipëtarëve,  pranoi që  shqiptarët  të  inkuadrohen  nënpunës  në  organet  e  pushtetit,  por  kur  të  pranoj  që  ju  të  mësoni  në  gjuhën  shqipe  në  atë  çastë  do  të  vejë  piramidën  dhe  do  t’ ua  uroj  shtetin  tuaj.  Pas  tij  kishte  marrë  fjalën  Ahmet  Shtimja   që  ishte  anëtarë  i  delegacionit  dhe  ju  drejtua  Pashiqit  me    këto    fjalë ” Shkëlqesia  e  juaj,  nëse  nuk  e  pranoni  petencionin  në  tërësi,  do  të  marrim  me  ligjin  e  forcës”.  Atëherë  nga  tmerri  Pashiqit  iu  dridhte  mjekra,  dhe  i  drejtohet  Ahmetit  se  kush  ishte  ai.  Ahmeti  i  thotë  se ishte  nje  nga  prijësit  e  “Xhemjetit”  dhe  kryetar  i  komunës  në  Shtimje.  Ai  si  me  ironi  i  thotë  “Zotëri  ju  uroj  për  guximin  e  shprehur…”.

Me  të  shkuar  në  Beograd,  kryetari  Pashiq  organizoi  një  makineri  të  tërë  për  likuidimin  e  prijsëve  të “Xhemjetit”  e  veçmas  të  Ahmetit,  të  cilin  e  cilësoi  si  një  nga  ma  të  rrëzikshmit  nga  arnautët (lexo shqiptarët).  Lidhur  me  likuidimin  e  Ahmetit  u  përdorën  intriga  satrape  që  ishin  tipike  për  regjimin  e  atëhershëm .  Meqë  në  Shtimje  atë  kohë  vepronte  Klubi  i  grave  autoritative  serbe ”Princesha  Lubica”  në  krye  të  cilit  ishte  një  grua  serbe  zonja  Vulloviq,  u  organizuan  disa  serbë  me  veshje  shqiptare,  dhe  një  natë  e  sulmuan  Vulloviqën,  të  cilën  e  maltrtuan  e  rrahën,  dhe  e  plaçkitën .  Meqë  ajo  ishte  autoritative  te  regjimi  u  morën  masa  rigoroze  për  ti  gjetur  fajtorët  nga  radhët  e  shqiptarëve,  e  në  rend  të  parë  këtë  krim  ia  mveshën  kaçkëve  që  gjoja po  qarkullonin  aty  pari.  Nuk  kaloi  shumë  kohë  në  Shtimje  arriti  një  batalion  i  tërë  i  xhindarmërisë.  Komandanti  i  kësaj  ekskadrile  ndëshkuese  vajti  te  kryetari  Ahmet  dhe  ju  drejtua  se  këtu  në  malet  përreth  qarkullon  një  numër  kaçakësh  dhe  se  duhet  dalur  në  prita  për  ti  zënë dhe  për  ti  likuiduar .  Ahmeti  ju  thotë  se  këtu  nuk  ka  kaçakë,  dhe  plaqkitjen  e  Vulloviqkës  e  kanë  bërë  vet serbët  me  veshje  shqipëtare.  Komandanti  thotë  se  si  kryetar  i  komunës  ai  duhet  të  marrë  pjesë  në  këtë  aksion .  Nisja  ishte  caktuar  pas  orës  24  të  mesnatës, së 11-12 korrikut,  kur  para  muzgut   duhej  arritur  në  përroin e  Topillës  për  të  zënë  pritën,  e   Ahmeti  e  kuptoj  se  ardhja e kësaj eskuadrile  ishte  përgatitur  për  likuidimin  e  tij.  Ahmeti  vajti  në  shtëpi  dhe  u  takua  me  vëllezërit  e  vet  Bajrushin,  Shyqerinë,  dhe  Samiun. Ai ju  tha  se  kjo  është  darka  e  fundit  që  së  bashku do  të  hajnë  me  të,  nga  se  për  të  është  përgaditur  likuidimi .  Bajrushi  i  propozoi  të  largohej për një kohë nga shtëpia dhe syri i agjentëve të regjimit,  ngase  një  shteg  ishte  më  i  sigurt  për  tu  evakuar.  Mirëpo  Ahmeti  nuk  pranoi,  ngase  regjimi  do  të  përdhunonte  gratë  dhe  fëmijtë  dhe  do   ti  dërgojë  ata  në  syrgjynë.  Ju  e  dini  moralin  tonë  ndaj  familjes  dhe  mos  kërkoni  një  gjë  të  till,  dhe  me  vëmendje  do  të  bëhem  martirë  i  familjes  dhe  i popullit,  për  të  shpetuar  reprezaljeve,  nga  se  ende  nuk  është  momenti për  të  ngritur  popullin  në  kryengritje.   

Pas  gjysmës  së  natës  u  nis  ekskuadrila  ndëshkuese  e  përbërë  prej  një  numri  të  madhë  Xhindarësh  dhe  të  njerzëve  të  tjerë  të  pushtetit  policor. Me  ta  u  nis  Ahmeti  por  edhe  Rexhë  Topilla (1890-1923).  Me  tu  nisur  Ahmeti  i  thotë  Rexhës  që  të  kthehej,  mirëpo  ai  nuk  pranoi  dhe  me  një  fjalë  i  përgjigjet ”O  zotëri,  a  ka  tradhëti  me  të  madhe  që  të  lihet  shoku i vetëm,  andaj  do  të  vdesim  së  bashku  për  popull”.  Më  të  arritur  në  përroin  e  Topillës,  ku  ishte  vënë  një  pusi  e  madhe  dhe  me  rafale  të  pa  ndërprera,  u  vranë  dy   martirë  të  popullit  Ahmeti  dhe  truproja e tij Rexha. Rapsodi  popullor  i  thurri  këngë epike,  që  këndohet  tash  afer 100  vjet. Por jo vetëm kaq,  në vendin ku u vran  kta dy  martir  egzistojn dy grumbuj  të  gurësh, që i ka  hedhur   secili shqiptarë   që kalon   asaj  ane  që rreth 100 vite  sipas  traditës  popullore  për  ti  respektuar  martirët . Grumbujt e gurëve u bënë   legjendë  e  përroit   të   Topillës .

Dhe kjo traditë  po vazhdon edhe   më tutje,  deri sa grumbulli të bëhet  aq  i  madh  sa  do ti ngjante  një  lapidari  të  vërtetë,  ku  secili  kalimtarë   do tu  rrinte gaditu   me një minut  heshtje  deri sa te egzistojnë njerëzit  në  ato  treva. Vertet ata  meritojnë   një  lapidar  të  lartë  aq  sa  ishin të  mëdhenj  këta  atdhetar hero e martirë. Lavdi  ju  qoftë  këtyre të dyve heroit Ahmet dhe përcjellsit të tij martirit Rexhep  që  dhanë  jetën  për ardhmerinë  e popullit tonë heroik.

Pas luftës së fundit shqiptaro-serbo-sllave dhe fitorës së UÇK me ndihmën e NATO-së  në shenjë kujtimi  për heroin shtimjan, Ahmet Shtimja dhe përcjellësin e tij, Rexhep Muratin, është ngritur në  një pllakë përkujtimore në vendin e rënies së tyre, në Përroin e Topillës, në vitin 2000. Gjithëashtu për angazhimet e tij kombëtare të  kryetarit  të komunës së Shtimes, të shekullit të kaluar (1923) i cili në atë distancë kohore  ishte aktiv në mbrojtjen e interesave të popullit shqiptar, duhet të çmohet edhe në ditët tona.  Në shenjë respekti për jetën dhe veprën heroike  të Ahmet Shtimes, në vitin 2000 asambleistët  e Kuvendit Komunal të Shtimes emertuan  me emrin e tij rrugën që shtrihet përgjatë lumit Shtimja, që shkon  në drejtim të Xhamisë së Vjetër, pasi që  në oborrin e saj pushojnë  eshtrat e këtij heroi  madheshtor  të kësaj treve të njohur për akrifica kombëtare në të gjitha përiudhat historike.Edhe Raçaku i përgjakur dhe i përlotur në fillim të vitit 1999 shtrihet në këtë trevë. Dhe, fal intervenimit të shpejt të William Walker  pas Masakrës së Reçakut çështja e Kosovës mori rrugën për në Rambuje atje ku faktori ndërkombëtar do të marr vendime të mëdha për Kosovën (…).

Së këndejmi,  populli e përkujton  me respect  këtë  hero të  paepur  i cili ishte  një  nga  figurat  më  të  rëndësishme të lëvizjes kombëtare dhe demokratike  shqiptare  të  kohës  kur  jetoi.                                                                                                                                          

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat